E merkure, 03.03.2021, 11:19 AM (GMT)

Kryeshkrim » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Droneve turq duhet t'u përgjigjemi me armatim amerikan e izraelit

E enjte, 08.10.2020, 07:54 PM


Droneve turq duhet t'u përgjigjemi me armatim amerikan e izraelit

Nga Gani Mehmetaj

Pas lajmit për shitjen e droneve turq për ushtrinë serbe, analisti ushtarak kroat i bëri thirrje qeverisë  në Zagreb që të përshpejtoj procedurat për blerjen e aeroplanëve ushtarak amerikanë.

Serbia armikun e frikën kryesore e ka Kroacinë, prandaj analisti ushtarak nga Zagrebi bënë thirrje të bëhen gati për provokimin e Serbisë me dron- avionë pa pilotë nga Turqia.  Kroacia është armatosur nga Evropa Perëndimore dhe nga SHBA-të. Serbia është armatosur nga Rusia dhe Turqia.

Mu si Kroacia, edhe Dardania e ka armikun numër një Serbinë, ndërsa Kroacinë aleatin kryesor në gadishull. Edhe ne duhet të armatosemi me urgjencë. Amerika është furnizuesi ynë kryesor me armatim, Izraeli duhet të bëhet aleati ynë strategjik dhe furnizues me armë, në mënyrë që dronet turk në duart e Serbisë mbi qiellin e Dardanisë t'i bëjmë teneqe për skrap . Nuk përjashtohet mundësia që Beogradi të bëjë provokime kufitare me armën e re turke, edhe pse derisa të jetë ushtria amerikane, Serbia nuk guxon të futet në aventura të rrezikshme. Por në vend se për çdo gjë të mbështetemi e ta kërkojmë ndihmën amerikane dhe europerëndimore, pse të mos armatosemi e të mbrohemi vet?

Serbinë e kishim armik historikë, armiqësisht po sillet edhe sot ndaj shqiptarëve. Shqipëria e shpalli Serbinë aleat strategjikë, aleat strategjikë e ka edhe Turqinë, që i shet armë Serbisë.

Ne kush jemi për Shqipërinë e për Turqinë? Retorika demagogjike nga Tirana dhe nga Ankaraja nuk mjafton.

Kroacia, aleati ynë kryesor po armatoset. Po ne?



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora