E marte, 19.03.2024, 11:41 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Demaj, Bajraktari, Rexhepi: Deklaratë për opinion

E merkure, 07.10.2020, 07:02 PM


DEKLARATË PËR OPINION

E ndjejmë për obligim ndaj opinionit publik që të njoftojmë lidhur me të vërtetën rreth projektit  “Joint History Project” (Projekti i Historisë së Përbashkët).

Grupi punues bënë me dije opinionin lidhur me obligimet që ka pasur në kuadër të Projektit:

1. Projekti ishte i mbështetur nga Këshilli i Europës në të cilin morën pjesë: Sllovenia, Kroacia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Greqia, Rumania, Bullgaria, Turqia, Qipro dhe në fund u ftua edhe Kosova (pas vitit 2008).

2. Detyrat e grupit punues kanë qenë grumbullimi i dokumenteve burimore, fakteve historike, shkrimit të tyre dhe materialeve tjera për historinë e Kosovës që duhej të hulumtoheshin në Agjencionin Shtetëror të Arkivave të Kosovës nga viti 1913.

3. Grupi punues ka dërguar për botim një numër të konsiderueshëm të burimeve për ngjarje të rëndësishme historike, një pjesë e madhe prej të cilave nuk janë marrë parasysh nga redaksia e projektit.

4. Vetëm dokumentet e botuara që mbajnë referencat nga Agjencioni Shtetëror i Arkivave të Kosovës janë burime të hulumtuara dhe të dërguara nga grupi, për të cilat e mbajmë pergjegjësinë e plotë.

5. Për tekstet dhe burimet e botuara nga studiues të shteteve tjera, për tema të caktuara, grupi nga Kosova nuk mund të mbajë asnjë pergjegjësi, meqë nuk ka qenë i konsultuar.

6. Pavarësisht pamundësisë së ndikimit (meqë asnjëri nga ne nuk ishte anëtar i redaksisë) ne kemi shfaqur indinjatën tonë lidhur me tema të caktuara të cilat fyejnë popullin shqiptar.

7. Grupi punues pas botimit të edicionit ka reaguar dhe ka shfaqur pakënaqësi lidhur me numrin e vogël të teksteve dhe burimeve të botuara për ngjarje të rëndësishme nga historia e Kosovës si dhe për mënyrën jo korrekte të përfshirjes së teksteve dhe faktografisë.

8. Redaksia e edicionit ka premtuar që me rastin e ribotimit do të ketë parasysh vërejtjet dhe kërkesat e grupit punues të Kosovës.

9. Vërejtjet e ditëve të fundit që na atribuohen pa të drejtë për Masakren e Reçakut janë të pa qëndrueshme dhe spekulative sepse në burimet tona të botuara ngjarja quhet me emrin e vertetë “Masakër në Reçak”.

10. Një nga pershkrimet për gruan shqiptare ku fyhet dinjiteti i saj  ka zgjuar indinjatë me plot të drejtë. Ky përshkrim është burim i huaj ndaj të cilit nderkohë (pas vitit 2008) kemi shfaqur mospajtimin tonë duke e quajtur të pa pranueshëm dhe tendencioz.  E gjithë pergjegjësia i takon redaksisë së botimit.

11. Jemi të hapur për diskutim me studiuesit e historisë dhe me grupe tjera të interesuara në mënyrë që vërejtjet dhe sygjerimet që mund të dërgohen më rastin e ribotimit të edicionit të jenë sa më të kompletuara.

12. Shprehim kundërshtimin për etiketimet dhe spekulimet tendencioze me emrat tanë.

GRUPI PUNUES

Jusuf Bajraktari

Fehmi Rexhepi

Frashër Demaj



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Mehmetali Rexhepi: Shuhet bamirësi - dritëson bamirësia Ramush Haradinaj: Kujtojmë martirizimin e familjes Deliu Ramush Haradinaj: Kosova hodhi një hap të madh përpara me marrëveshjen në Washington Ramush Haradinaj: Bob Dole vazhdon të jetë një luftëtar i devotshëm kundër komunizmit dhe shtypjes Prend Buzhala: Shkoi në përjetësi Bashor Gegë Buzhala Dekleratë për media e ish-luftëtarve të Batalionit "Atlantiku" Ngacmonte meshkuj të mitur, shkarkohet hoxha shqiptar i një xhamie në Gjermani Gjekë Gjonaj: Rikthehet koronavirusi në Malësi Rrjeti i Mërgimtarëve: Apel drejtuar BE-së Klajd Kapinova: Afrikano amerikani Jamaal Bowman mundi socialistin veteran Rep. Eliot Engel Liga e Arumunëve të Shqipërisë: Komunikatë për shtyp Kundërshtojnë ndërtimin e xhamisë së dytë në fshat, Gjykata e Lipjanit ngre padi kundër 12 qytetarëve! Jahja Drançolli: Si sot, në vitin 1885, ka arritur Statuja e Lirisë në limanin e New York-ut! Gjekë Gjonaj: Humbëm Prof. Dr. Simë Dobrecin Mërgimtarët e Skivjanit për ndërtimin e sheshit kryesor të fshatit Jahja Drançolli: Formimi i Ushtrisë Amerikane dhe Dita e Flamurit Rrahman Hyseni: Vizita e diplomatit shqiptar Gent Cakaj në Medvegjë... Qendresa Nikqi: Dr. Ermira Babamusta mbajti trajnimin “Udh?heqja dhe Qeverisja Efektive” për liderët e rinj të Ballkanit Jozefina Topalli: Kjo kaste politike e korruptuar duhet shkulur! "Shpresë & Paqe" në SHBA, dënon krimin monstruoz të pedofilit Abaz Doku

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora