E enjte, 28.03.2024, 02:46 PM (GMT)

Kulturë

Nafi Çegrani: Zogu i dëborës

E merkure, 07.10.2020, 05:43 PM


Zogu  i  dëborës

(Refleksione dhe rrëfime nga burgu )

Nga Nafi ÇEGRANI

... Zogu i dëborës që e njoh unë, atëherë  mund të them se, pamëdyshje se gjithë shpendët janë të mrekullueshëm dhe kanë fluturimin e tyre, cicërimën që i dallon dhe ngjyrat mahnitëse të pendlave që ua ka fal Natyra: Edhe Pupëza është një  lloj shpendi i cili jeton kryesisht në vendet  Afro-aziatik, i njohur per “kurorën” e tij karakteristike mbi kokë dhe të puplave të bukura. Krahet bardh e zi, trupin  aty-këtu ngjyrë kafe dhe me sqepin e gjatë, ngjyrë gështenje. Pupëza është një shpend shumë energjik dhe i bekuar, emri i të cilit përmendet edhe në Kuran.

Ky lloj shpendi, e mbaj mend si fëmijë dhe në moshën djaloshare, fluturimin e tij ritmik dhe të shpejtë, i cili ndalonte në trungun e një peme , aty pranë shtëpisë së gjyshit i cili e kishte ndërtuar prej guri dhe sipas një arkitekture të vjetër  tipike fshati. Pupëza shpesh vjente andej si një specie e veçantë dhe unë gjatë  fluturimin e saj, e cila, si një shpend magjik, humbej tej  livadheve të Fushës së Pollogut të gjërë...

(... Qysh ne Egjiptin e lashte pupezat jane pikturuar ne muret e tempujve dhe varreve . Keto jane shpeze qe jane te zakonshme ne kopshtet dhe fushat e Evropes, Afrikes, Amerikes Jugore madje edhe ne ato te Madaskarit, e cila  jetën e kalojnë herë në pemë herë mbi ndonjë shkëmb mali dhe  në tokç... Puplat i kanë të buta,  me ngjyrë rozë të çelët, kanë një pupëz mbi kokë dhe një kreshtë me ngjyrë të përhimtë në të zezë, ndërsa shpinën dhe bishtin e kanë me vija të bardha dhe me lara, gjë që e dallon shumë me bukurinë e saj  magjepse nga shpenzët tjera !).

Pupëzat  janë shpend shtegtar dhe fluturojnë me ritëm të pabarabartë dhe me fluturimin e tyre,  u ngjajnë fluturave dhe kur qëndrojnë fluturimthi  në një vend të lartë, e ngrejnë kreshtën si  gjysëm kurorë, që edhe duken si fluturake të mahnitshme, duke fluturuar në distanca të mëdha. Megjithate, qindra pupëza bëhen viktima të skifterëve gjatë migrimit mbi mesdhe !

Ndryshe, Pupëza është shpend nacional i Izraelit, dhe foletë e tyre i bëjnë në mënyrë tipike, në vrrima drunjësh, lisash, trungje ahu e rrapi të lashtë e të trashë. Më së shumti jetojnë në Izrael, por gjatë stinëve të ngrohta migrojnë edhe në vende të tjera të mesdheut e gjer në Gadishullin e Ballkanit, ku është si një shpend mjaft i dashur nga shqiptarët në përgjithësi.

Erërat e forta që kapluan tërë Gadishullin e Ballkanit në shtetin e ish Jugosllavisë komuniste, tufani me stuhi rrëmbente shqiptarët kudo që gjendeshin e që ia “turbullonin ujin “ atij shteti që shkilte edhe zogjët me thundrën staliniste…

Zogu i dëborës ishte plagosur nga fortunate e tërbuara të Ballkanit! Nëpër grilat e dritares së burgut shoh zogun  i strukur pranë një streheje prej betoni mbi murin e lartë, aty pranë ku gjendej roja e burgut me armë në krah. Bënte rroje…Zogu i mërdhirë e shikonte me ngashtrim, edhe sqepi i dukej si ngricë akulli, këmbët në dëborë, por nuk kishte krah dhe force që të fluturonte…Kishte kohë që Zogu rinte aty si i ngujuar, e nga veriu frynin stuhi të ftohta dhe ai e ndjente në shpirt, thuajse edhe dejt e gjakut ishin ngrirë-akull ! Rrinte dhe mejtohej për Lirinë dhe jetën përtej mureve rrethuar me tela me gjemba, por kishin kaluar kohë e e vite me dimra të fortë dhe thuajse Zogu i kishte harruar fare se si dukej liria, ku ishte dielli që ai nuk i shikonte as nuk i ndjenjte rrezet e tija të ngrohta…Ndoshta kishin kaluar vite e vite dhe Zogu kishte nis të zbardhej dhe nuk dallohej nga bora fare e cila kishte mbuluar edhe pullazet e shtëpive të rradhitura si kosherre bletësh njëra pranë tjetrës, anë e kënd pllajave të Bosnës kah frynin furtunat e Ballkanit…

Malli, shpresa dhe ëndërrat e venitura për gruan dhë fëmijët, për jetën në liri,  për Nënën e vuajtur,  i kishte si të gjalla edhe kur binte në gjum, dhe nuk dinte a bënte gjumin fare, duke menduar se a thua do ta gjente gjallë Nënën e cila e rriti  me aq vuajtje e skamje, me aq  dashuri e brengë gjatë shkollimit të tij që një ditë dë bëhej një mësues i mirë, i edukuar dhe i devotshëm për nxjerrjen e gjeneratave të reja, dhe të ecte drejtë rrugës së kauzës që e preokuponte popullin  në të mirën e Atdheut!

1

Shtegtimi  i zogjve është  dukuria natyrore më mahnitëse në jetën e gjallesave që i fali  Zoti !

…Pse po fluturonin kaq lart, ku temperatura ishte afërsisht minus 30-36 gradë Celsius? Përveçse u largoheshin breshërisë së stuhive të borës në lartësi më të vogla, ato po shfrytëzonin një rrymë ajri që i merrte me vete dhe u jepte një shpejtësi rreth 140 km në orë. Sipas llogaritjeve, këta shpendë e përfundonin fluturimin e tyre prej 1.200 kilometrash nga Islanda në Irlandë vetëm për 7-8  orë. Ose një fluturim njashtu mjaft të mrekullueshëm e bënin nga Bosfori apo shtigjet e Spanjës dretë bregdetit shqiptarë  e gjer në brigjet e Çamërisë…

Lejlekët e bardhë shumohen në Evropën Veriore, kurse dimrin e kalojnë në Afrikën e Jugut, duke bërë një udhëtim vajtje-ardhje me mija e mija  kilometra të gjatë. Mijëra shpendë të tillë kalojnë përmes Izraelit në vjeshtë dhe në pranverë, dhe kjo dihej qysh në kohët  e stërlashta dhe që përmendet edhe në shkrime kuranore !

Kush ua dha zogjve instinktin? Rreth 3.200 apo 3-300 vjet më parë, Perëndia pohoi   njeriut të drejtë, plakut të urtë mjekërbardhë, duke i thënë  se shpezët fluturojnë duke falë fenomenit natyror, ngrihen lart, dhe i shtrin krahët drejt jugës! Andej kah shkojnë e vijnë sipas stinës së motit dhe kohës… Një shend i veçantë është edhe lejleku, dallëndyshja, shqiponja, pupëza etj. të cilët ngrihen lart  me shpejtësinë e fluturimit të tyre, kurse gjetë orvatjeve që bëjnë në ulje dhe ngritje të fluturimeve të kujdesshme, bëjë folenë në vende të larta ose në strofullën e shkëmbenjëve të thepisur. Pos dallëndysheve që si vende të përshtatshme zgjethin strehët ose këndet e mureve të shtëpive gjetiu në fshat ose  qytet, duke bart me sqepat e tyre të vogël grimca balte dhe dheu të lagur, madje I ngjeshin në formën e gjyshënës dhe me mjeshtëri të rrallë, anash lënë vetë një hyrje të ngushtë aq sat ë munden të dalin ose hyen aty…. E lejleku zë fole në maja lisash e drunjësh ku foletë i ndërtojnë me thupra të holla, duke i gërshetuar me mençuri në formën e një korpe- kurorë…

Perëndinë u dha aftësitë mahnitëse, instiktin  dhe prirjen që kanë  gjithë zogjtë dhe kafshët e tjera.

Kurse tek njeriu ndryshojnë gjërat, jemi me vullnet të lirë dhe të pajisur me ndërgjegje e me aftësinë për të krijuar diç të bukur, varësisht sipas mendjes, aftësive dhe inteligjencës së njeriut, me dëshirë që të mund të marrim vendime të drejta e të moralshme që ndonjëherë pasqyrojnë  begati lumturioe e shpirti, dashuri të jashtëzakonshme dhe vetëmohim në jetë…

( Shikuar nga aspekti psikologjik, socialogjik, antropologjik dhe historik: Qëndrimi dhe sjellja e NJERIUT  në radhë të parë janë rrjedhojë e parimeve morale dhe fetare që ia kanë mësuar ose që nuk ia kanë mësuar që në fëmijëri. Si pasojë, ajo që është e drejtë ose e pranueshme për një njeri, mund të jetë e gabuar ose e papranueshme për dikë tjetër. Këto ndryshime në pikëpamje mund të çojnë në keqkuptime, intolerancë e deri në urrejtje, sidomos kur faktorë të tillë, si kultura, nacionalizmi dhe feja kanë një ndikim të fuqishëm, gjë të cilat i gjejm edhe në ajete kuranore)..

Sa më mirë do të ishte bota sikur e gjithë familja njerëzore të ndiqte të njëjtin kod normash që pasqyron atë çka është e moralshme dhe në përputhje me të vërtetën e shejtë dhe Fjalës së Perëndisë, ashtu siç u bindemi të njëjtave ligje themelore fizike që drejtojnë universin! E gjithë kjo do ishte fenomen i mrekullisë njerëzore në jetë !

(Tek shqiptarët shpendi më i dashur  i krenarisë kombëtare , padyshim , është SHQIPONJA DY KRERËSHE, sepse ajo me trupin e saj simbolizon SHIQPËRINË me hapësirat etnike gjeografikisht, me njërën kokë simbolizon krahinën e Çamërisë dhe me tjetrën gjithë Kosovën!)

***

Zogu i vetmuar dhe i ngujuar në pranga, si në një kafaz prej hekurash, kuptonte se rreshjet e para të dëborës kishin  rënë edhe në zonat malore të qytetit ku gjendej burgu famkeq. Trashësia e borës në male mësohet se ka arritur  mbi një metro. Sepse kështu bie dëbora kur e kaplon Bosnën dhe malet e saja mollake, me gryka të rrëpinta  thepore, brigjet baritore dhe fushat kodrinore... Zogu i  mejtuar  rri me shpirt të lënduar nga ngricat dhe akullnajat, por kryelartë, duke u bërë ballë  stuhive e murlaneve që fryjnë, sikur duan t’ia shkullin rrënjat e lisit, e maleve t’ua shembin majat, duan t”ia thajnë pikën e lotit dhe t’ia shterrojnë cicërimën e tij të bukur dhe lajkatare, sikur duan t’ia shterrojnë si krojet që janë shndërruar në akulll, e sytë copa ngricash ndër vetulla, dhe në përfytyrim  mban dritën e diellit dhe lirisë me dëshirën e pa epur që të fluturonte  lartë në thellësitë qiellore, përtej stinëve , atje tek pllajat ku çelin mollët dhe bleron e gjithë natyra kur vjen  pranvera, mugullojnë bjeshka dhe malet, fushat dhe cicërima e zogjve  dëgjohet nga çdo anë. Këngën e bareshës, blegërima e deleve, jehona e fyllit të bariut ulur pranë trungut të lisit, aty bri një shkëmboreje ku buron prrocka e ftohtë e cial ia shuan etjen bagëtisë në stane e tbane të anëve ku jetonte Zogu i dëborës, me mallin e natyrës dhe bukuritë e saja bjeshke..

… As vetë nuk di përse  i thonin kështu zogut me pendla të buta, Zog dëbore, atij zogu i cili po vuante  në kafazin e vetmuar ku përplaseshin si dallgë  ngricat  e akullta që e  plagosnin shpirtin e tij të çiltër, flatrat  ia kishin prerë me gërshërë që të mos fluturonte. A thua vallë, përse ia prenë hajnat e natës ato krahë dhe pendla që i kishte me vija e ngjyrë aq të bukura, anipse ai fluturonte gjithanden edhe në pikë të verës dhe shkonte lartë mbi maja të Sharrit gjer tek Guri i Shqiponjës, me fluturimin e tij aq krenare plotë  ritme imagjinativ, ku e flakte edhe dëborën përtej stinëve në horizont, cicërima e tij mahnitëse shkrinte ortiqet e dëborës si shkumë e bardhë deti, atje ku dukej se qielli puthej me majat e maleve të Sharrit…

…Nga pllajat e bjeshkës dhe Grykës ku gjenden stanet, dëgjohej papushim cicërima e Zogut gazmor, ai Zogu i dëborës, i cili tani dergjej brenda mureve të burgut, kujtimet i sulesh në mendjen e tij për mrekullitë e jetës kur venin e vinin stinët e motit, pranvera dhe vera, dielli derthte rrezet gjithandej ku mugullonte natyra, mallet. Këtu edhe stina e vjeshtës dhe dimrit ka bukuritë e veta…Të gjitha këto i vien  vërdallë dhe si rrjedha lumi në kujtime, e shpirtin e plagosur ia kaplonte malli dhe nostalgjia, dhe ka dëshirë t’ia nis këngës së tij të bukur si një melodi e bekuar bashkë me jehonën e fyllit të barriut, por monotonia në kthëthesat e burgut të Zenicës  pothuajse ia kishin shterr këngën fare,  edhe frymëmarrja disi e  kishte vetëm si dihatje…Një zog i mirë, i lire  në hapësirat qiellore  ishte  vetëm si një ëndërr  që në niste e  hidhej mbi sukat mollake, duke i bërë ballë furtunës dhe  erës  që mundohej t’ia ndalnin  fluturimin dhe cicërimën e tij, duke ia dal tej, anembanë, kundër rrymës dhe të keqes që bënin hienet gjakatrë. Me guximin që kishte,  nuk e ndalte dot  as këngën, dhe mëndjen e mbante jashta mureve të trasha të burgut, sikur t’ia   mësynte  qiellit, andej kah edhe Dielli e dinte rrugën e tij të ndritur.

Atje ishte  LIRIA  e falë nga Perëndia !

Zogun e  dëborës e kishin dëbuar përtej Nëntë  malesh dhe ishte tretur në labirinthet  e  skëterrës  brenda një kazamate të nemur!

Mëkat është edhe nga Perëndia për padrejtësitë e bëra, kur një zog  mbahet kot dhe pamëshirshëm në pranga i ngujuar, që truset në kafazin e tij të ngushtë prej hekurash. Por Ai, nuk kërkon mëshirë nga djajt, edhepse brenda  hekurave vërehet  zemërimi i tij. Flatrat e tij janë prerë dhe këmbët e tij janë lidhur me zinxhir… qëdrron i molisur, me forcën e shpresës dhe  ndjenjën e dinjitetit që ka, prandaj rebelohet dhe shndërrohet në shpend kryengritës, proteston kundër padrejtësive dhe hap gojën për të kënduar, ashtu siç i ka hije,  me një ton kulture dhe edukate të rracës që i takon, duke dëshiruar të dinte për gjërat e panjohura dhe ato që ia kurdisnin në forma akuzash, por  që fund e krye  i kishin bërë sipas një plani misterioz, të imagjinuara, me të vetmin qëllim që ta njollosnin shpendin e bekuar, sepse zëri i tij dëgjohej në kodrinat e largëta  ku Zogu  i këndon lirisë. Ai në jetën e tij  mendon për një tjetër puhizë, për një jetë të drejtë e pabrenga, për një frymë të re kënge dhe cicërime, për  një puhizë të ngrohtë njerëzore ku gjithë shpemndët do të ishin të lumtur me fluturimin e tyre…!

Nuk do mend, se të menduarit e Zogut nuk ishte e kot dhe pa domethënie, madje as në  kafaz ku protestonte dhe ngrite zërin, ishte i plagosur dhe mblidhte forcën e ngrihej si  mbi varrin e ëndrrave, protestimi rebel  dhe cicërima e tij , kundër keqtrajtimeve dhe sjelljeve jo humane që i bëheshin edhe gjatë netëve të errta nga personat e ëmendur të hetuesisë, Zogu thërret mbi ulërimën e një makthi, flatrat e tij janë prerë dhe këmbët e tij janë lidhur, prapëseprap Ai  e hap gojën për të  cicëruar,  në kafaz  me një trill të frikës  i këndon lirisë, përmes këgëve të babait që i këndonte dikur...!.

... Më kujtohet se në aktvendimet për zgjatje të paraburgimit, madje aktvendimet gjyqësore që zgjasnin me muaj sa një vit, e vite sa një shekull, ishin fare të paligjshme ose kundër ligjeve dhe normave njerëzore. Por, kush nuk çante kokën, as hajnat e natës, sepse bëhej fjalë për burgosje dhe plagosje të një shpendi, të një Zogu dëbore, të cilit ia kishin drrojen nga sqepi i tij thumbues dhe… Vendluftimi ndodhte Brenda një kafazi ku mbajej lidhur Zogu, aty nuk kishte as dritare ku mund të depërtonte një rreze drite apo dielli, e  burgun famkeq e kishin vendos bri një kodre shkëmbore si thikë e mprehtë pingul ku nuk mund të fluturonin zogjët e vërtetë, as skifteri as shqiponja e malit… Atje në skaj të Zenicës në Bosne, përtej horizontit nuk dukeshin kodra të tjera, bri “Kështjellës së vetmuar” atje më poshte kalonte një lum që quhej Bosna… rreth të cilit ngriheshin disa palate ku banonin edhe gjykatësit si tipa të Tihomir Baboviqit, Sulejman Kapetanoviqit, Fikret Bradariqit, Ante Bërnadës, Xhumaludin Mutapqiqit, Mensur Hoxhiqit, Bodul Nikica, Ante Varuneku etj etj.edhe xhelatët bashkëkishin mbi kodrat tej Lumit Bosna…

Mbaj mend një këngë  popullore që kishte nis ta këndonte Zogu në kafaz, ishte “Kënga e Qorr Ilazit”, të cilën me aq krenari dhe adhurim e këndonte babai im. Por, zëri i Zogut ishte shterruar fare…merrte frymë me dihatje…

Babai me thoshte se ai kishte kënduar si i ri edhe këngën e  “Ali Pashës”, gjersa kur kanë vajtur në Frontin e Sremit, me Flamurin shqiptar në rradhët e Brigadës së Shtatë shqiptare, kanë kënduar këngë për Flamurin dhe Ismail Qemalin !

“ Kjo na jepte edhe forcë, edhe zemër për të luftuar  si shqiptarë me guxim kunder gjermaneve që kishin kap pusitë në gjithë Fushën e Banatit... Beteja ishte e pergjakshme. Gjermanet, me armatime e municione të shumta rezistuan shumë, por  ne si shqiptarë që jemi të aftë për luftë, e zbrapsëm ushtrinë gjermane dhe dolëm me fitor…Aty mbetën edhe shumë shqiptarë të vrarë, bile kemi edhe nga Çegrani dhe disa fshatra të Pollogut !”-, rrëfente babai im kur isha në liri, dhe bënim takime e biseda nga e kaluara dhe historia shqiptare

( ...Meqë krerët shovinistë  të UDB-së jugosllave që nga Rankoviqi, gjeneralët e KOS-it, madje Franjo Herleviqi, Mamulla, Mikuliqi, Stane Dollanci, Elisie Popovski- Marko etj. e dinin se në shpirt babai im ishte balist. Prandaj, në shkallën e ndërtesë së Gjykatës së Zenicës kur takohet përballë me dy inspektorë kriminelë dhe antishqiptarë, të cilët i drejtohen babait tim me fjalët: “Sta ima, baliste? Mi sve  ce da te unistimo, a tvog sina, cemo ga streljati !” (“ Çka ka, balist? Ne do të zhdukim fare, dhe djalin do ta pushkatojmë!”

Babai im e kishte kuptuar sjelljen provokuese dhe shoviniste të tyre, i kishte shikuar shtrebmët  me sy, duke u thënë: “Vi ste djubre!” ( Ju jeni plehra!), duke u nis në drejtim të sallës ku mbahej gjykymi. Aty ku merrnin pjesë në rradhë agjentë civilë nga Bugojna, Zenica etj. dhe ku gjykatësit shisofrenë Sulejman Kapetanoviq dhe  Tihomir Baboviq, ky i fundit edhe psikopat, me një pompozitet të paparë shpallën ndaj meje DËNIMIN ME VDEKJE –PUSHKATIM !

Por, këtu nuk ishte as fillimi  e as mbarimi...

***

….Edhe Zogu i dëborës, i plagosur diku  në qeli burgu apo kafaz  prej hekurash, e di këngën e tij ! Por i nënshtruar me një  burgosje tepër të veçantë, ndoshta  më e çuditshmja e  këtij lloji të kryer ndaj  një shpendi, ku u ushtruan dhunë dhe terror i paparë, madje i pandehur  nën akuza të paligjëshme dhe të montuara,  shpendin e  kishn  plagosur në dy  krahët  nga saçmat e armës së gjahut, që hajnat kryeneç të hetuesisë i MBANIN SI DYFEK MBI SUPE TË  FTOHTA AKULL!

... Hetuesia e tmerrshme dhe tinëzare ndaj Zogut të dëborës , zhvillohej sidomos gjatë orëve të natës, herë me shumë zhurmë e rrëmujë ku hiqej valle e frikshme demonësh me dajak e çufura hekuri në duar, e herë  heshtazi pa bubullima e vetëtima rrufeshë, por të përsjella me provokime e ofendime pse Zogu kishte krah fluturimi dhe pendla që ia kishte krijuar natyra, Zoti. Ata, demonët, donin që të ishte ky një zog lakuriq, i cili do të dallonte nga shpendët e tjerë, bie fjala nga Pelikani ose Mjellma e detit. Por ky ishte vetëm një Zog mali, me sqep e sy shqiponje, bile edhe cicërima e tij e bukur e bëte që të dallohej nga të tjerët. Mandej as nuk ishte i shtirur, e as grabitqar ndaj  të tjerëve, jetonte jetën në mënyrën e tij normale  dhe ecte me dinjitet në rrugën e tij që ishte po aq humane e njerëzore, kishte edukatën dhe kulturën e rracës që i takonte... Lavdia e këtij shpendi që kishte krah fluturimi, qëndronte në nuancat e pendlave dhe këngën e bukur prej cicërime të hyjnishme, e jo te dekoratat e stisura si dhurata që do ia jepnin bylykbashët e pushtetit ku jetonte. Zogu ynë ka vyrtite të veçanta dhe humane,  me ego e ambicie pozitive që këndon e fluturon pa u lodhur, duke u fuyur në thellësitë qiellore ku bën disa rrethe dhe qarkullime, madje shkon mbi maja lisash ose në pllaja bjeshke me cicërimën e tij, si bleta lule me lule duke kërkuar e thith nektarin.  E peëlqen bukurinë e natyrës, lirinë dhe  koloritin me përmbajtje të dlirë jetësore,  ëmbëlsinë poetike, të vargut dhe  fjalës së shkruar.Njëkohësisht, duke qenë në mallin e femijeve të tij, ishte i flakt për arsimimin dhe shkollimin e mirëfilltë, madje edhe të rriten të shëndetshëm jo vetem fizikisht, por dhe shpirtërisht, me ndjenjat e dashurisë humane dhe njerëzore...!

AROMA  E JETES !

...Jeta kalon siç kalojne akrepat e ores, apo siç rrjedh uji në Lumin Vardar apo të Drinit të Bardhë...Vitet si shekuj nën Urën e Zhelinës!

E  mua,  si  Zogu në mes të dëborës- akull dhe me ngrica më mbajnë cunguar, dhe vetëm malli për të afërmit e mi, për familjen dhe popullin e vuajtur nga rregjimi, më trazon krreshtën e thinjur në kaçule të ballit, si ajo kaçulja e zogut Pupëz...!

Një sagë e çuditshme dhe me shumë tmerre të padrejtësive. Një mall, një peng e një brengë për Zogun e vetmuar të dëborës dhe një sagë e vogël, aq rrënqethëse dhe trishtuese! Një detyrë që, do si do, e frymëzim poeti. Një mesazh i blertë nëpër gritë e muzgjeve të moteve dhe blozaken e mureve të trasha të burgut-kazamatë. Një piskamë kujtese dhe rënkim nga torturat gjatë netëve të thikave të gjata dhe skëterës. Një thirrje gjaku nëpër agimet e përflakur ku krahët e zogut të vetmuat të dëborës enden qiejve të Shpresës së Madhe, e ti i krusur dhe i cunguar në pranga të ndryshkura çeliku, pret me ardhë agimet e bardha të lirisë dhe lirimit tënd nga qelia prej betoni, ku vetëm një rreze drite duket nga një vrrimë e vogël e dritares lartë e mbyllur me hekura, Zotin e ke dëshmitar… Kërkon zogu i dëborës dritën e qiellit, përjetësinë e fluturimeve kah therllësitë e qiellit , me naunca blu  e ngjyra deti . Kërkon kurorat e dashurisë pa lajka, kokën me kurorë nga flokët kaçurrelka të vashës. Kërkon poeti kohën e rinisë dhe jetën plotë shend e verë buzë Vardarit lakadredhës, atje në sheshet e Fushës blerake të Pollogut të gjërë me ara të mbjellura me grurë e të bardha, duke ëndërruar edhe bredhjet e tija rinore në trotuaret e Shkupit me pallate të bardha…

***

(Në vazhdën e këtyre rreshtave të thukëta,  stili i të shkruarit dhe motivet janë të ngjeshura edhe me nuancat e natyrë, jetës së njeriut dhe aspekte piktoreske,  mandej duke kërkuar drejtësinë në baza reale, edhe institucionet e drejtësisë dhe gjykatat duhet ta shikojnë  realen faktike në sy, të vërtetën, sepse unë me vite e vite pyes: ku mbeti drejtësia, vallë a duhet t’a di unë të vërtetën: cili është “faji” im? Përse më dënuan, fyen, njollosën , munduan, torturuan dhe viktimizuan me vite të gjata e të rënda Brenda qelive skëterrë prej betony apo përgjatë kthesave të errëta dhe labirintheve  tmerri  burgu? Pse?)

***

Shqetësimi i shpirtit në dejt e tij, dhe të i shprehurit  bukur mes nuancave të jetës dhe asaj brenda mureve të burgut, nuk janë të rregullt në saje të asaj që është e lidhur me realen dhe meditimin mendor, merr karakter filozofik dhe patriotik, me përmasa të gjera në kohë dhe hapësirë, për kohën kur jetoi dhe shkruajti autori si një kalorës planetar në shtigjet ballkanike, (si të ishte Kurban i Ballkanit), i cili edhe i ka dhënë muzës krahët e shqiponjës dhe fluturon nëpër shekujt e historisë së kombit, të jetës moderne plotë rrëmuja e rrëmete. Plot stuhi e tufane me të gjitha baticat dhe zbaticat që ka jeta, të fatumit të njerëzve të pamposhtur, duke u ndeshur keqas me honet e thella të pikëpyetjeve, stalagmitet e kurtheve në kthesat e errëta të labirintheve të burgut, kllapave e thonjëzave dhe muret e ftohtë të pikave, brenda qeliave prej betoni, aty ku ngrica akulli e kaplojnë edhe zogun e dëborës, aty ku nuk duket dielli as qielli, dhe kujton lotët e  Shqiponjës, Nënës sokoleshë…!

Ai rrëfen e  mediton me penë mbi rreshtat e këtij shkrimi me përmasa kunderjane dhe refleksione për drejtësi,  për flatrat dhe krahët që ia kishin prerë  Zogut që të mos fluturonte, e mundonin në kafaz prej çeliku, sikur  hajnat e natës të kishin frikë për fluturimin  e tij si ai i shqipes , duke e mbajtur tabori i tyre shtazarak,  brenda  hekurash,  ku Zogu i shkretë ishte tëkurur dhe  rrudhur nga një qiellin i përzier nga erërat gri të ngjeshura me acare akulli dhe dëbore, e  që nuk dukej as  qielli, as drita e jetës normale , por që dhimbjet i ndjente në shpirtin e plagosur , të molisur dhe të lënduar fortë gjer në kocka…

Shpresa e Madhe Shqipes i ngjan fluturimit të zogut të dëborës lartë kaltrive qiellore mbi det të trazuar, që herë zhytet e herë ngrihet mbi kreshtat e thinjura malore, si ato të Sharrit me qulafka të bardha në maja, e larg duken dallgët e egërsuara, duke ikur tej si të trembura nga uraganet e kohës. I burgosuri me shpirt të thyer, i molisur fare, duket se qëndron në mendime të thella përtej mureve të larta dhe të rrethuara me tela me gjemba, në kërkim të fanarit pranë bregut kah valëvitet lundra e lirisë së tij. Timonierët e anijes – si fletët e kalendarit, të radhitura në faqe letre, varur në mur, ku ai numëron ditët sa një muaj, e muajt sa një vit, nuk kanë të sosur.

Ata që i njohin pikat e vuajtjeve dhe heroizmave në burgje, shikimet u mbeten zvarrë kah horizontet, i kanë kthyer gjoksin erërave gri, duke e bërë zogun e dëborës si një Shqipojnë me krah hapur mbi Flamur. Të tjerë, disa, duket i zuri deti i gjumit. Disa u thyen nga dallgët e një ëndrre të frikshme, dhe disa të tjerë, ata që psherëtinin në heshtjen e rrënkimit, si në grykë shpellash, e braktisën anijen, ose e bënë atë urë, si ajo e Siratit, ku nuk mund të kalonin lehtë. Nga ajo ëndërr trishtimi, u doli gjumi… U brengosën thellë, sepse edhe dekada vitesh kishin kaluar, e ata akoma gjendeshin brenda mureve të trasha të burgut plot acar e ngrica…

Po si e përcillte malli dhe fatumi tragjik Zogun e dëborës ?

Si gjithnjë, malli për Nënën  dhe fëmijët, ato zogza të vogla që kishin  harruar fluturimin e udhëkryqeve,  mbetur përgjysë, përcillet me aq ndjenjë në  KUJTIMET  që mban me aq  emocione, por që janë po aq   njerëzore,  të arrira  me forcën e ndjenjës dhe shpirtit të tij të molisur… Skëtera  e këtij valceri të çutitshëm  të përsjell me episode, ritme dhe muzikë jonjerëzore, përplotë lehje egërsirash si ujqër të përhimtë janë  aq rrënqethëse , frikë tmerresh për sigurinë dhe jetën e tij  që dridhin shpirtin e njeriut normal. Zogun e kishin molisur errësira e burgut, vuajtjet dhe keqtrajtimet antiligjore, atje ku e kishin dëbuar  përtej Nëntë maleve të shkreta të Ballkanit, në burgjet e Bosnës, ku dimrat mbajnë të stërgjatura dhe plot akullnajë, e që frynë acari, kurse pranverat mbeten të vonuara, bashkë me nostalgjinë  dhe  mallet e djegura nën ndryshkun e prangave të rënda metali, kreshtat e flokëve duken të thinjura para motesh…!

Dallgët  e errësirës ngrinin kokën si fantazma demonësh, e Zogu qëndronte përballë i habitur nga ajo  STEPË E PËRHIMTË sepse nuk kishte dijeni se çfarë po ndodhëte dhe pse vallë hiqej aq keq kjo valle tmerri me akuza mashtruese,  të ngatërruar dhe harbuara fare, e në kaçule balli ishte thinjur e thinjur , kerkonte  të mbyste vetminë monoitone dhe pa ngjyra jete, e mbyste malli  dhe i përkujtonte vjeshtën e tetorit të vitit 1981, kur binin  gjethet e rrezuara nga pemët dhe trotoaret e qytetit buzë Vardarit. E kishte marrë malli për ograjet dhe bliri në oborrin e shtëpisë në fshat, që kundërmonte me aromë të shishme kur çelnin lulet, madje edhe qershitë   rrethonin vargun  e valleve,  e përgjatë rrendit të lulediellit, një ndjenjë që burim e kishte shpirtin, e shkundnin melankoninë, por zemrën aty brenda mureve e kishte të pikëlluar. Madje sëriush i vinte një forcë dufi e hareje që të niste cicërimën përgjatë lulishtes dhe livadheve të sapo kositura ku vie erë bari të njomë, dhe diç sikur ia “shtëngonte” gjoksin brenda ku gufonin pulsi dhe dejtë e gjakut... Ngado i fluturonin para syve  dhe nëpër mend  fluturat me ngjyra dhe dallëndyshet, të cilat fluturim kishin ardhur nga vendet e ngrohta, duke kaluar detra dhe male, fusha dhe lumenj, i kujton ato mrekulli, cicërima dhe harenë e stinëve të pranverës dhe verës në vendlindjen e tij, ku dhurohet gëzimi dhe lumturia rinore... Dhe, në netët e këthjellta, Yjet  ndrisin nga qielli si një gjerdan ari!  Ishin kujtime të paharruara,  madje ku dëgjoheshin defi dhe tingujt e bukur të defatores, me  këngë e valle të  bukura e gërshetuar me  zërin e xixëllonjave në grunjera ku rritej buka dhe të bardhat për një jetë të begatë të njeriut normal....Tashmë, jasht frynte vetëm një erë e mbrëmjes së vonë apo të një mesnate, brenda qelisë së ngushtë prej betoni dhe me dyer të mbyllur hekuri, memsi që e kishte  zënë një gjum si në ëndërr... larg familjarëve të tij të dashur...!

Zogu  i dëborës ka  bukurinë e vet si gjithë zogjët që ka natyra, dhe që u ngjanë edhe shpendëve të  Afrikës ose të xhunglës së Amazonës, ku ka mjaft bukuri të mahniteshme natyrore, por ka edhe tufa zogjesh te mrekullueshem dhe me cicërima lajkatare…!Pamja e tyre  plot ngjyra,  i mbërthejnë kthetrat e  fuqishme me njëri-tjetrin, rrihen me krahë dhe nganjëherë çukitin sqepat, majë shkëmbit, ose brenda Kështjellës  së vetmuar, të nemuar dhe ngjyrë të përhimtë, e cila i ngjanë kazamatës së Araratit…

Demonët shpesh ua fusin grindjet dhe me trille i përleshin gjersa të del fituesi  i cili njashtu bëhet viktimë i rastit para gjykatësve injorantë . . .

Kështu ndodh edhe me Zogun e dëborës atje larg, Brenda skëterrës , aq larg nga jeta normale, i rrethuar me rrëmujë e rëmete trishtimi, kacafytje dhe ndëshkime…

…Puplat e me ngjyra të bukura të Zogut të cilat janë një e vërtetë e hyjnishme, godat  shkëbin me kthetrat e forta dhe të  mprehta, për zbardhjen e dinjitetit dhe të vërtetës që lidh me jetën dhe realen si shpend i veçantë i cili u takon qiejve të pastër , të çiltër siç është shpirti i tij hyjnor.Lufton dhe kacafytet kundër valles së demonëve, sepse e do drejtësinë, pa çka se është Zog dëbore !

…Gjatë kohës me stinë të ndryshuara, ME NGRICA BORE DHE AKULLI, kohë disavjeçare, edhe puplat e tij  nisën të ndryshojnë ngjyrë, diku ngjyrë e verdhë portokalli, nga shëndeti i dobësuar në trup dhe fytyrë, i molisur dhe i lodhur fare nga dëbimi, trishtimet, pagjumësia, diku ngjyrë kafeje ose gështenje , kurse në flatrat e prera dominonte një ngjyrë qershije e zbehtë, kurse “pupëza” që ia hijeshonte kokën, kishte marrë ngjyrë ari që përgjithësisht e transformojnë si një shpend i vuajtur por i bekuar   nga  të gjitha zogjtë  që venë e vijnë fluturimthi mbi Fushën e Pollogut ose sukave të  Sharrit kreshnik, andej kah hiqet vallja e tij mahnitëse e jetës, të asaj jete jashta mureve të larta dhe rrethuar me tela me gjemba të burgut mes malesh….

( vijon )



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora