E enjte, 28.03.2024, 01:56 PM (GMT)

Mendime

Skënder Kapiti: Intelektualë, ku jeni “fshehur” si gjithmonë ?!

E merkure, 07.10.2020, 06:21 PM


Intelektualë, ku jeni “fshehur” si gjithmonë ?!

Nga Skënder Sadri KAPITI

Në diktaturë edhe mund t’i falet heshtjes dhe frikës së intelektualëve për të bërë opozitarizëm kundër diktaturës, dhe prandaj intelektualët guximtarë  në regjimet dhe në diktaturat janë të pakët e të rrallë.

Por në demokraci nuk ka gabim dhe faj më të rëndë se sa indiferentizmi hipokrit dhe servilizmi e mercenarizmi  intelektual karshi pushtetit të keq e të dëmshëm.

Dje në diktaturë në Shqipërinë stalinisto-enveriste shtresa intelektuale shqiptare ishte oksigjeni që i shërbeu dhe ia zgjati jetën diktaturës komuniste, pra, intelektualët e atij regjimi ishin  bashkëautorët dhe frymëzuesit shpirtërore që i shërbyen politikës antihumane të komunizmit, luftës së egër të klasave, revolucionit komunisto-ateist, por që po ata vijojnë akoma edhe sot e që  i bëjnë shërbimin dhe kujdo regjimi në demokraci që alternohet në pushtet.

Ku është p.sh. Ismail Kadare që ashtu si dje që i shërbeu dhe i  himnizoi e i “këndoi” diktaturës dhe komunizmit, ateizmit, baba Stalinit, revolucionit dhe maoizmit gardist të kuq, enverizmit kriminal, ashtu edhe sot me heshtjen finoke të tij gjatë gjithë tranzicionit iu përshtat me servilizëm çdo regjimi, çdo oborri e çdo pushteti.

Është mjerim i madh për një komb kur intelektualët mercenarizohen, shiten, gjunjëzohen dhe pajtohen me realitetin e rëndë dhe të përvuajtshëm duke mos reaguar apo qoftë edhe me indiferentizëm sic janë intelektualët në Shqipëri të cilët si servilë që janë pranojnë dhe marrin “leksione” dhe moral nga mediokriteti politik, nga  pushtetarët injorantë, të paftë, të kriminalizuar e të korruptuar.

A nuk e shikojmë se si intelektualizmi negativ, politika dhe media  sot në Shqipëri shpreh, mbron dhe promovon po ata intelektualë, shkrimtarë, artistë, spiunë e mediatikë, pinjollë e trashëgimtarë   të ishregjimit komunist, ish realistët e socializmit mashtrues e kriminal mbrojtësit e zellshëm të realizmit socialist të cilët me nostalgji ftohen e promovohen nëpër studio, në  ekrane televizive dhe nëpër gazeta.

Krejt ndryshe kanë qenë intelektualët heronj kosovarë të cilët me guxim të jashtëzakonshëm ishin në ballë kundër regjimit titist, në ballë të protestave dhe kundërshtive edhe institucionale kundër represionit serbo-sllav.

Mirëpo sot si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë , kur në të dy shtetet, pikërisht sot, kur kemi kriza shtetërore, kemi delegjitimimin antidemokratik vërehet heshtja dhe pajtimi i intelektualëve shqiptarë me realitetin e rëndë dhe zhgënjyes.

Në Shqipëri kemi një qeverisje korruptivo-kriminale e cila manipuloi dhe vodhi votat e qytetarëve, dhe ndërsa në Kosovë humbi dhe u manipulua legjitimiteti demokratik i zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019 me anë të një puçi parlamentar ku sot në Kosovë është një qeveri jolegjitime e formuar nga humbësit e zgjedhjeve.

Elita politike  e vjetër, e konsumuar dhe e dalë boje si në Shqipëri e në Kosovë duhet të ndëshkohet.

Mirëpo ku janë intelektualët shqiptarë sot që nuk duken asgjëkundi?!

Pse janë të tulatur dhe pse rrinë fshehur?!

Pse ata nuk angazhohen në politikë dhe nuk reagojnë për të kontribuar për ndryshimin dhe përmirësimin?!

Ku jeni ju intelektualë egoistë e nihilistë  ndërvete dhe armiq të intelektualizmit të vërtetë guximtar dhe patriotik, ju servilë të pushtetit dhe të interesit personal si dhe kaq shumë frikacakë që nuk e përdorni forcën, autoritetin dhe diturinë për ta rrëzuar e rrënuar reputacionin, krimin, hajninë dhe korrupsionin e politikës dhe të pushtetit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora