| E merkure, 07.10.2020, 07:21 PM |
Intelektualë, ku jeni “fshehur” si gjithmonë ?!
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Në
diktaturë edhe mund t’i falet heshtjes dhe frikës së intelektualëve për të bërë
opozitarizëm kundër diktaturës, dhe prandaj intelektualët guximtarë në regjimet dhe në diktaturat janë të pakët e
të rrallë.
Por
në demokraci nuk ka gabim dhe faj më të rëndë se sa indiferentizmi hipokrit dhe
servilizmi e mercenarizmi intelektual
karshi pushtetit të keq e të dëmshëm.
Dje
në diktaturë në Shqipërinë stalinisto-enveriste shtresa intelektuale shqiptare
ishte oksigjeni që i shërbeu dhe ia zgjati jetën diktaturës komuniste, pra,
intelektualët e atij regjimi ishin
bashkëautorët dhe frymëzuesit shpirtërore që i shërbyen politikës
antihumane të komunizmit, luftës së egër të klasave, revolucionit
komunisto-ateist, por që po ata vijojnë akoma edhe sot e që i bëjnë shërbimin dhe kujdo regjimi në
demokraci që alternohet në pushtet.
Ku
është p.sh. Ismail Kadare që ashtu si dje që i shërbeu dhe i himnizoi e i “këndoi” diktaturës dhe
komunizmit, ateizmit, baba Stalinit, revolucionit dhe maoizmit gardist të kuq,
enverizmit kriminal, ashtu edhe sot me heshtjen finoke të tij gjatë gjithë
tranzicionit iu përshtat me servilizëm çdo regjimi, çdo oborri e çdo pushteti.
Është
mjerim i madh për një komb kur intelektualët mercenarizohen, shiten,
gjunjëzohen dhe pajtohen me realitetin e rëndë dhe të përvuajtshëm duke mos
reaguar apo qoftë edhe me indiferentizëm sic janë intelektualët në Shqipëri të
cilët si servilë që janë pranojnë dhe marrin “leksione” dhe moral nga
mediokriteti politik, nga pushtetarët
injorantë, të paftë, të kriminalizuar e të korruptuar.
A
nuk e shikojmë se si intelektualizmi negativ, politika dhe media sot në Shqipëri shpreh, mbron dhe promovon po
ata intelektualë, shkrimtarë, artistë, spiunë e mediatikë, pinjollë e
trashëgimtarë të ishregjimit komunist,
ish realistët e socializmit mashtrues e kriminal mbrojtësit e zellshëm të realizmit
socialist të cilët me nostalgji ftohen e promovohen nëpër studio, në ekrane televizive dhe nëpër gazeta.
Krejt
ndryshe kanë qenë intelektualët heronj kosovarë të cilët me guxim të
jashtëzakonshëm ishin në ballë kundër regjimit titist, në ballë të protestave
dhe kundërshtive edhe institucionale kundër represionit serbo-sllav.
Mirëpo
sot si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë , kur në të dy shtetet, pikërisht sot,
kur kemi kriza shtetërore, kemi delegjitimimin antidemokratik vërehet heshtja
dhe pajtimi i intelektualëve shqiptarë me realitetin e rëndë dhe zhgënjyes.
Në
Shqipëri kemi një qeverisje korruptivo-kriminale e cila manipuloi dhe vodhi
votat e qytetarëve, dhe ndërsa në Kosovë humbi dhe u manipulua legjitimiteti
demokratik i zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019 me anë të një puçi parlamentar ku sot
në Kosovë është një qeveri jolegjitime e formuar nga humbësit e zgjedhjeve.
Elita
politike e vjetër, e konsumuar dhe e
dalë boje si në Shqipëri e në Kosovë duhet të ndëshkohet.
Mirëpo
ku janë intelektualët shqiptarë sot që nuk duken asgjëkundi?!
Pse
janë të tulatur dhe pse rrinë fshehur?!
Pse
ata nuk angazhohen në politikë dhe nuk reagojnë për të kontribuar për
ndryshimin dhe përmirësimin?!
Ku
jeni ju intelektualë egoistë e nihilistë
ndërvete dhe armiq të intelektualizmit të vërtetë guximtar dhe
patriotik, ju servilë të pushtetit dhe të interesit personal si dhe kaq shumë
frikacakë që nuk e përdorni forcën, autoritetin dhe diturinë për ta rrëzuar e
rrënuar reputacionin, krimin, hajninë dhe korrupsionin e politikës dhe të
pushtetit.