E shtune, 20.04.2024, 04:25 AM (GMT+1)

Mendime

Adnan Abrashi: Dhelpërës me dhelpëri, ujkut me trimëri

E diele, 16.11.2008, 06:52 PM


Adnan Abrashi
DHELPËRËS ME DHELPËRI, UJKUT ME TRIMËRI

 

Nga Adnan Abrashi

 

“Uh! Europë, ti kurva e motit, qi i ra amonit e besës së Zotit, po a ky a sheji i qytetnisë: me da tokat e Shipnisë për me mbajtë këlyshët e Rusisë? ( Gjergj Fishta)  

 

Edhe pse kjo thënie si shqetësim i kohës e bërë dhe shkruar dikur nga Fishta, porosia e urtë e saj sikur edhe sot reflekton mësim. Dhe jo vetëm mësim, por edhe vërejtje që vazhdon dhe nuk dihet se deri kurë do të zgjas.  

U pa dhe çdo gjë u duk këto ditë. Më në fund u bindim se dhelpra tinëzare kurrë nuk e ka ndërruar hujin, ndërsa gjahu naiv në shënjestrën e saj, ende nuk ka mësuar asgjë nga fabulat e Ezopit të urtë antik. Kënga e vjetër dhe e harruar prej dikur, si një “hit” i ripërtërirë modern nga Evropa, ende po na këndohet edhe sot. Edhe pse ajo e kompozuar me aranzhuan të ri, asgjë nuk ka humbë nga origjinaliteti i ritmit të saj burimor.

Kur ndonjëherë me thellësisht tentoj që nga retrospektivë t’i analizoj zhvillimet e gjertanishme politike në hapësirën tonë të brishtë kosovare, gjithnjë e më tepër po bindem mbi saktësinë e porosisë së atij postulati religjioz: “Zoti, në të ardhmen, çdo populli do t’ia jep asi fati dhe udhëheqëseje të cilën ai vërtet e meriton”.

A thua, ku qëndron faji kryesor për këtë gjendje që ne e kemi sot?  

Pse jemi ashtu si jemi dhe pse e kemi situatën ashtu sikur e kemi?

Për këtë dhe shumë shqetësime tjera të shtruara, mendoj se faji kryesor duhet të jetë te ne si popull dhe te prirja jonë e përqafimit automatik si realitet kolektiv, të çdo situate e cila me mjeshtri na është imponuar në formë të pragmatizëm nga të tjerët. Dhe jo vetëm kaq! Edhe përpos paralajmërimit dhe vërejtjes me kohë të ndonjë cenimi flagrant të këtyre interesave, përherë na ka munguar ndjesia e frymës së përbashkët për reagim solidar kolektiv ndaj një padrejtësie çfarë do qoftë ajo.

Ndoshta  edhe kjo tezë e shtruar e pasuron edhe më tepër kapshmërinë logjike të atij postulati religjioz të cituar më parë: “Zoti, në të ardhmen, çdo populli do t’ia jep asi fati dhe udhëheqëseje të cilën ai vërtet e meriton”.

Mbase, nga ana tjetër, forma më fatlume e këtij princi hyjnor sigurisht duhet të jetë se, Zoti përherë fal dhe përmirëson, prandaj për asnjë pendim eventual kurrë nuk është vonë!

 

“Vetëvendosja” si FENIX-i

 

Edhe sot e kësaj dite mjaftë mirë më kujtohet, kur para disa viteve, Albin Kurti ishte mysafir në një emision të drejtpërdrejtë të një TV stacion lokal të Prizrenit. Atëbotë, ai, ende nuk e kishte të themeluar lëvizjen “VETËVENDOSJE”, por aty qe ftuar si një intelektual i lirë dhe personalitet që stoikisht kishte qëndruar dhe përballuar burgosjen dhe persekutimet e  Serbisë.  Kur në një moment, sa zgjaste emisioni, udhëheqësi i programit ia parashtroj  pyetjen: “Cila është, sipas jush, formula më e përshtatshme e tejkalimit të kësaj krize që po mbretëron në Kosovë?” – Albini ishte përgjigjur troç: “Rrugë e vetme e çlirimit dhe pavarësimit të vërtetë të popullit tonë është sa më parë largimi i pushtetit kolonialist dhe antidemokratik i UNMIK-ut nga Kosova!”

Merrni me mëndë se çfarë situate dhe atmosfere u krijua në atë moment ?! Me këtë përgjigje të papritur dhe befasuese, së pari erdhi në një pozitë tejet të palakmueshme vetë moderatori i emisionit, e mos të flasim për reagimet e ashpra që përmes telefonatave të drejtpërdrejta, të cilat pasuan më vonë nga shikuesit e shumtë të atij emisioni.

Merrni me mëndë se çfarë ishte mëkati që atëbotë të rebelohesh kundër një konformizmi të krijuar dhe të imponuar pozitiv në popull pro UNMIK-ut ndërkombëtar?!

A mundeni ta merrni me mëndë atë situatë, kur pa pritmes del një rebel i “rropatur” dhe ta shanë haptazi dashurinë për të cilën je thellësisht i bindur se është e vërtetë. Thënë më “shkurt e shqip”, kjo i bie sikur dikush ju konfirmon në fytyrë se dashnorja e juaj me të cilin duheni një kohë të gjatë, është prostitutë dhe ju tradhton, prandaj duhet t’i shkëputni marrëdhënien me te!

Dhe ja! Shikoni sot! Na u deshtë të kalojnë mjaftë vite dhe ne të kuptojmë se ajo kërkesë e Albinit në atë kohë, ishte më se e saktë. Por, ja se përsëri kot! Edhe pse ai dhe këta  (lëvizja “Vetëvendosje”) me urtësinë e tyre inteligjente analitike, i shihnin qartë dhe parandjenin shumë para kohe të gjitha veprimet dhe rreziqet që na kanosshin në prapavijë, në këtë hapësirë të dominimit të konformizmit të fuqishëm manipulues në ne,  permanent këta në opinion, kundërshtoheshin, nënçmoheshin dhe anatemoheshin, ndërsa, nga ana tjetër si realitet, koha vazhdimisht dëshmonte se gjithmonë patën dhe sot e tërë ditën kanë të drejtë.

Në këtë moment, as që kisha dashur t’i parashtroj si argumente retrospektivën e aktiviteteve paralajmëruese, në të cilat dallohet qartë sktësia e të gjitha paralajmërimeve të tyre politike,  për rrezikun e lojërave të madhe globale që po luhen nga ana e “miqëve” tanë, në dëmin tonin dhe pro interesave të Serbisë.

Si më aktuale, vetëm ta cekim momentin e fundit me EULEX-in dhe 6 pikave të OKB-së si imponim i paskrupullt politik që po na bëhet. Në paradoksin e kësaj çmendurie politike, mjafton ta përkujtojmë aktin simbolik të bërë para disa muajve nga ana e kësaj Lëvizjeje, kur politikanëve dhe qeveritarëve tanë në pushtet, simbolikisht ju adresua një protezës artificiale e dhëmbëve, e cila e kisht porosinë metaforike se është momenti i fundit që ndaj  lojrave të dyshimta të këtyre “miqëve” tanë ndërkombëtar me ne, duhet t’ju tregohen dhëmbët.

Në situatën konkrete aktuale, edhe pse shpesh të kritikuar nga ta, qëndrimi refuzues dhe dinjëtoz i presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi, me “JO-në” e prerë ndaj planit të ofruar fatal 6 pikësh të OKB-së, fuqimisht u përkrah dhe u aprovua edhe nga kjo Lëvizje. Bile-bile, ajo u shpreh e gatshme qe edhe me organizmin e protestave masive gjithëpopullore t’i  inkurajoj ata në këtë drejtim.

Nuk ka dyshim! Kjo nuk është ekuivokë, por atë duhet trajtuar si në princip parimor i marrjes së animit gjithmonë pro atij veprimi, kur ky është i drejtë dhe i sinqerisht dhe  mbron me gjdo kusht interesin e përgjithshëm nacionale.

Në këto raste dhe situata, le të ndahen punët me urtësi. Dikush le t’i përgjigjet dhelpërs me dhelpëri, me kusht që, nga ana e kundërt në prapavijë, t’ia lë hapësirën tjetrit që ujkut t’i flas me trimëri (guxim).  

Nuk duhet të ketë hamendësime në këtë drejtim. Interesi madhor nacional nuk njeh alternativa tjera...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora