E enjte, 25.04.2024, 03:27 PM (GMT+1)

Kulturë » Mërkuri

Timo Mërkuri: Tri poezi nga Kristo Çipa

E merkure, 07.10.2020, 06:03 PM


Tri poezi nga Kristo Çipa dërguar nga Timo Mërkuri

Po sjell pranë jush tri poezi të poetit Kristo Çipa (Mjeshtër i Madh) dhe drejtues i grupit iso-polifonik “Bejka e Bardhë” të Pilurit. Poezitë e Kristo Çipës janë  edhe tekste  të arira këngësh  iso-polifonike. Ju le juve ta gjykoni vlerën e tyre. Faleminderit.

Martesa e zjarrit

Zunë e vijnë yjet e natës

Mblidhuni engjëjt e darkës!

Te rrapi në mes të Qafës

Të martojmë zjarrin e vatrës

Zjarr e prush i vatrës sonë

Ngrohna ti shpirtin e njomë

Nga Bunai në Vanovë

Lëmenjtë me grur buromë

O zjarri që ndezur ri

Herë me flakë e herë nën hi

Nga Kalbaqi në Vërri

Mbush vendin me dhen e dhi

Një derë  në portë trokiti

Me dhurata po vjen viti

Vatrën tonë që na riti

Me degë ulliri stolisni

Ky konaku ynë si zgjua

Plot me zëra u gëzua

Zjarri i vatrës u martua

Syri i natës u verbua

-“Martesa e zjartrit” rit pagan që bëhet ende në bregdet duke djegur deg ulliri me gjethe të njoma në vatër.

Zëra

E shtroi sharkun dëbora

Doli Zëra nga Dubrova

Në dorë çiften e mora

U drodh e shkreta, s’qëllova

U pendova që e lashë

Dikush tjetër do ma vrasë

Si murre u derdhën djemtë

Secili e donte vetë

Pa u pleksën si gërshetë

Që në sokak e përpjetë

Donin Zërën ta qëllonin

Po njeri tjetrin shënonin

Zëra si hëna mbi borë

I verboi djemtë e gjorë

Su linte çifte në dorë

Në gjokse u mbillte kollë

Dhe nëpër sokak kur vinte

Dritë e diellit mbërdhinte

Unë si gjuetar i vjetër

Dola në shtegun e verbër

Thashë do qëlloj pa tjetër

Se s’ me la mundësi tjetër

Ajo para meje sosi

Çiften me dorë ma dyllosi

I thashe vetes-Bobo ç’bëra!

A vritet me çifte Zëra?!

-“Zëra”, zana e bregdetit.

Toka ime e deshperuar

Toka ime e deshpëruar

Me mjerim të pamjekuar

Shekujve me shpirt në duar

Rrotullohesh shpirt lënduar

Syri fsheh lotët e tij

Ata zbresin qajneë në  gji

Balli retë i bën shami

Po  s’fshin dot rrudhat-mërzi

Emigrimi rrjedh si venë

Edhe zogjtë e lanë folenë

Ca yje të rrallë që qenë

  qelq të qiellit u prenë

Nata ri, se gjen mengjezin

Ditët gri ikin sa zbresin

Mitet të penduar zbresin

Jeta shkon e ngushton mesin

Lëviz bosh kërkon shpëtimin

Në lumin e emigrimit

Sa heq leckat e mjerimit

Me vullnet vesh robërimin

Ikin brezat shpirt pushtuar

Vetveten duke mohuar

Këndej hiq e andej vuaj

Ne të dy anët të huaj

Mbetën pleqtë  si hija e malit

Nëpër porta shpirtin varin

Rrojnë  për mallin e të gjallit

Mbi supe dheun e marrin

Flenë  gjumë e me pak ngrihen

  fikur kambanat bien

  çdo mort me vdekjen zihen

Dheut shkojnë  i bëjnë thirjen

-Ata që mban ti moj baltë

  heshtur e të meraktë

  lutemi ktheji  prapë!

  këtë jetën e paktë.

Toka ime Shqipëri

Linde një perandori

Por shume pak të rinë në gji

Sikur si je lindur ty

Mos më ri kaq shpresë  prerë

Si korb i ulur mbi serë

Qepe venën të  mos rjedhë

Mbill një  trëndafil në derë

Fshiji lotët! Qeshe synë!

Nxirre nga ferra lirinë

Lakmisë mohoja gjinë

Thirri djemtë! -Ata do vijnë.

Do vijn’  se Nëna s’harohet

Historia rrotullohet

Kur vjen ora që të shkohet

Eshtrat në  Atdhe qetsohen

Ju duam të gjallë të  vini

Jo amanet Kostandini

Ndizni dashurinë    kini

Udhën do ju ndrit bekimi

O Zot, me fuqinë  që ke

Merr nga balta një grusht dhe!

Rikrijo boten e re

Me njerëz që rrojnë në Atdhe.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora