E hene, 06.12.2021, 04:34 AM (GMT)

Kulturë

Luan Kalana: Shqipëria e Mother Teresa

E marte, 06.10.2020, 06:34 PM


Perkthim

“SHQIPERIA E MOTHER TERESA”- Nobelistja ,Shenjtore Shqiptare.

-JAM SHQIPTARE ME GJAK DHE ORIGJINE...

Mother Teressa-Nene Tereza-Shenjtore,pas takimit me ish Presidentin Amerikan ne SHBA, Regan, iu pergjegj pyetjeve te gazetareve,shkurt e prere,se ke perfaqesonte ajo :

-JAM SHQIPTARE,me gjak dhe origjine,-Udhetoj me Passaport Indiane,-banoj ne qiell ,me Zotin !..-shkeputur nga libri "Mother Teressa,her essential wisdom" shkruar nga publicistja amerikane Carol Kelly-Gangi.

Para lexuesit po sjellim ,permbledhje fragmente,nga perkthimi,shqiperime nga anglishtja te librit te titulluar:

-”Shqiperia e Mother Teressa”

SHËN TEREZA

nobelistja, Nderi i Kombit Shqiptar.

“MOTHER TERESSA”

- "Nënë Tereza ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar."

Bill Klinton

Shën Tereza është një emër i madh në botën e sotme dhe rrallë janë bërë vlerësime kulmore

nga truri njerëzor i civilizuar, shkencor dhe fetar. Është koha sot që të bëhet më tepër jehonë e

propogandë nga mediat në botën e jashtme nga ne shqiptarët. Jetojmë prej vitesh këtu në Amerikë

dhe mburremi e krenohemi me të madhen Shën Tereza, aq më shumë që është shqiptare, simboli i

kombit tonë. Bisedojmë me amerikanë nga të gjitha kombësitë, vetëm një pakicë e njohin origjinën

shqiptare të saj, prandaj kanë interesim, duan ta njohin më shumë atë dhe lidhjet e saj me

Shqipërinë.

...Emri dhe vepra e e saj qëndron e shkruar në zemrat e njerëzve edhe nëpërmjet ngritjes lart

në një obelisk të ri, në altarin tokësor, me deklarimet e thëniet e figurave dhe personaliteve

botërore, autorja e ka dokumentuar në kapitullin special në mbyllje të librit "Remembering Mother

Teresa" me thëniet e tyre lapidare për Shën Terezën shqiptare që mbetet simbol dhe idhull i urtësisë

e mençurisë së njerëzimit.

Janë shkruar e shkruhen edhe sot e kësaj dite vepra

për të madhen Shën Terezë, por të gjitha flasin të vërtetën: ajo ishte shqiptare, siç e ka deklaruar

edhe vetë.

Fryti i heshtjes është lutja,

Fryti i lutjes është besimi,

Fryti i besimit është dashuria,

Fryti i dashurisë është shërbimi,

Fryti i shërbimit është paqja.

-Sekreti im është shumë i thjeshtë. Unë lutem. Nëpërmjet lutjes, unë bëhem një njeri në dashuri me

besimin." (Libri "Mother Teresa", fq.51)

“Shën Tereza ishte bërë e dashur në të gjithë botën për përpjekjet e saj të palodhshme dhe

të shërbimeve për miliona të varfër, te vobegët, të mallkuar, të sëmurë, që vdisnin pa asnjë ndihmë.

Trashëgimia e saj shtrihet përtej veprimeve të saj, si Shën Tereza foli në mbi njëqind vende në

subjekte të afërta me zemrën e saj. Me urtësinë e saj, Essential, mbledh qindra citate të saj

frymëzuese mbi rëndësinë e bamirësisë, vlerën e familjes dhe dinjitetit absolut të çdo qenieje

njerëzore, mesazhe shpresëdhënës për të jetuar në paqe, me humanizëm shpirtëror."

"Mother Teressa - Her Essential Wisdom" nda Carol Kelly-Gangy ,është një libër me vlera të pakrahasueshme që

na përcjell mesazhe të gjalla për njerëzimin dhe paqen botërore, për sot e për të ardhmen; citatet

janë fjalë nga goja e saj që burojnë nga zemra e madhe, shpirti i saj humanitar, një dhunti e

rrallë gjeniale prej një gruaje shenjtore tokësore

Ja si shprehen disa prej tyre:

Papa Jonh Poul II: "Mother Teresa marked the history of our century with courage."

Hirësia Billy Graham: "When she walked into the room to greet me, I felt that I was indeed saint."

Bill Klinton, ish-President i SHBA: "She was a ministry of action, of passion, and compassion,

faith touched the lives of millions of people in India, here in the United States, and all around the

world.”

Zhak Shirak, ish-President i Francës: "She leaves us a strong message which has no borders and

which goes beyond faith: helping, listening, solidity.”

Havier Perez de Kuellar, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara: "She is the United

Nations. She is peace in the world."

Inder Kumar Gujral, Kryeministri i Indisë: "Mother Teresa is no more with us."

Roland and Nanci Regan: "Mother Teresa personified a boldness of spirit and purity of revered by

entire world....She served as a model of holiness, virtue and humility."

Al Gor, zv- President i SHBA: "Her example reminded us of the inherent goodness found in the

quiet cornerss of the human heart."

E veja e Martin Luther King.Jr.: “Our world has lost the most celebrated saint of our times. This

courageous woman gave hope to millions, and showed us the power of garing and human kindess."

Nelson Mandela, ish-President i Afrikës së Jugut: “A loss to the entire humanity. She will be

deeply missed in our efforts to build international peace, and a just caring, and equeitable world

order."

We are proud for Saint Teresa.

We are Proud to be Albanian!

Shkroi e shqiperoi:

Luan Kalana, writer USA.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora