| E marte, 06.10.2020, 08:00 PM |
Turqia me Serbinë kundër shqiptarëve
Nga
Gani Mehmetaj
Turqia do ta armatosë Serbinë me drona kundër shqiptarëve të Dardanisë, njoftojnë mediet elektronike dhe të shkruara. Turqia e pati armatos edhe Maqedoninë kundër shqiptarëve etnik me 2001, ndërsa nga armët turke në duart e ushtarëve dhe të policëve sllavë u vranë qindra shqiptarë. Turqia kur i armatoste sllavët e Maqedonisë kundër shqiptarëve, ndërtonte objekte kapitale në pjesën sllave të Shkupit, ndërsa xhamia në pjesën shqiptare të kryeqytetit.
Turqia
ka miqësi tradicionale me Serbinë e me sllavët ortodoks qe nga mesjeta, i
kishte aleatë kundër arbërorëve, ia fali gjysmën e territorit shqiptarë Serbisë
nga Nishi, Shkupi e deri në Prishtinë e Strugë, e ndihmoi në gjenocidin që bënë
serbët kundër shqiptarëve etj.
Turqia
në kohë të re investoi mbi 3 miliard euro në Serbi, ndërsa asnjë cent në
Dardani. Planifikon të investoj edhe tre miliard dollarë në Vojvodinë, në
mënyrë që ta forcojë shtetin serb.
Ndërkaq,
zhvati e rropi pasurinë tonë kombëtare në emër të privatizimit. KEK-un e bleu
për 28 milion euro, ndërsa vlente mbi 4 miliard euro, aeroportin e mori
pothuajse falas dhe ndërtoi një xhami të vogël, të vetmen në Evropë, ku do të
falen beduinët.
Turqinë
e shpallen aleatë strategjikë zyrtarët e korruptuar të Dardanisë e të
Shqipërisë, por aleat strategjikë e shpalli shteti shqiptar edhe Serbinë, në
Pejë, ku u takuan të dy qeveritë tona.
Amerika,
që disa duan t'ia përplasin dyert, që ta
zëvëndësojnë me Turqinë aleatin e Serbisë, ka investuar mbi 20 miliard dollarë
në 20 vjetet e fundit. Po aq ka dhënë ndihma e mbështetje në infrastrukturë.
Një miku im në rrjetin social mi rikujtoi të dhënat zyrtare se Amerika shpenzoi
edhe 120 miliard dollarë në bombardimin dhe shkatërrimin e fuqisë ushtarake të
Serbisë për ti shpëtuar shqiptarët nga gjenocidi.
Prandaj
nuk është e vështirë të konstatohet se kush është me Turqinë është me Serbinë,
Rusinë e Bjellorusinë, edhe pse një shkrimtar i yni që ka huq, për t'ua mbyllur
gojën kritikëve të politikës antishqiptare të Turqisë, shkruante: " kush
është kundër Turqisë është me Serbinë" .
Kështu
ishte gjithmonë. Turqia ishte dhe është aleat strategjik me Serbinë, sot po e
armatos që ti luftoj dhe ti frikësojë shqiptarët, edhe pse derisa është vetëm
një ushtar amerikan, rrezik nga Serbia nuk ka.
Ndërkaq,
ushtarët e FSK-së Ankaraja, në kuadër të ndihmave ushtarake i armatos me
tonelata bakllava e sherbet Stambolli.
Kështu do të jetë edhe në të ardhmen.