E shtune, 20.04.2024, 12:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Kur do pushojnë dhimbjet

E hene, 05.10.2020, 06:56 PM


Tahir Bezhani

KUR DO PUSHOJNË DHIMBJET

Stuhitë vazhdojnë pa u ndalur

Në tokën  e nemitur  në shekuj

Çdo ndrrim motesh, përplasje erërash

Ndiej meteorologjinë e ndryshimeve

Do dridhje therëse trupin provokojnë

Pluskon jeta me  durimin e heshtur

Lisit të moshuar po i pëlcet lëkura

Plagë të vjetra kullojnë helm

Tokë e stërvitur buzëqeshjeve të hidhura

Ecje hutuese copëzave të mendimit

Sa i gjatë durimi  sakatues i natës

Sa mashtruese rrezet e heshtura të ditës

Dhimbjet  flejnë në rrudhat e psalmeve

Eshtnaja krejt natën heq valle zjarreve

Ninulla të vjetra të historisë së plakur

Paskam lindur  të jem bukuri e vuajtjeve

Lakmi e idhnakëve të ngjashëm

Skulpturë mjeshtërore prej gurit në guri...

PSE QESH DUKE LOTUAR

Unë asgjë nuk fola

Të shikova  çdo pjesë të trupit

Imagjinatë e lirë mendova

Me sytë e dergjur malli

Përgjova bukurinë e humbur

Dëgjova të rrahurat e zemrës

(aritmi e thellë, përplasje dukej)

Zemra ime  hesht në harenë e qelbur

Mbete pranverë e akullt,të thashë

Ti qaje dhimbshëm, më dënesje

Sa e doja një shi puthjesh

Moj dhimbja ime e vjetër

Mos qesh me lotimin e  zhuritur malli

Kënga ime e mbjellë në zemër...

MOS MË NDRYDHNI SHPIRTIN

Mos lodroni të shfrenuar pellgjeve të thara

Mos më ndrydhni shpirtin e plakur

Nëse zjarrit nuk ia dini dhimbjen

Leni të paprekur fitilin e  shpirtit

Po djersiten poret për etje drite

Rrënjët  frymojnë fyshtës  së ashtit zgurajë

Ngjyrën e luleve e ndryshon  pranvea

Me këngën e zogjve të hareshëm

Mos më ndrydhni shpirtin

Mos ma çarmatosni zemrën!

Gjakove,23shtator,2020



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora