E marte, 20.04.2021, 08:14 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Politikanët e inkriminuar e infektuan edhe mërgatën!

E hene, 05.10.2020, 08:00 PM


Politikanët e inkriminuar e infektuan edhe mërgatën!

Shkruan: Florim Zeqa

Klasën e korruptuar politike në Kosovë është duke e mbajtur nëntoka kriminale dhe sekserët e tyre në Diasporë, përmes të cilëve e bëjnë pastrimin e parave të pista dhe zhvatjen e buxhetit të shtetit, në emër të aktiviteteve të mërgatës, duke paguar nga llogaria e shtetit të Kosovës dreka e darka të majme për qindra persona, verëra dhe pije të shtrenjta me çmime të restoranteve më luksoze.

Shpëlarja e parave të pista e politikanëve të inkriminuar

Janë të papranueshme dhe të dënueshme të gjitha format e abuzimit të parasë së taksapaguesve të varfër kosovarë, e në mënyrë të veçantë nga individët e caktuar në mërgatë të lidhur me krimin e organizuar në Kosovë, të cilët po i qesin hije të zezë pjesës më të pastër, më të shëndoshë dhe më humane të kombit tonë.

Pushtetarët e inkriminuar pa i pasur sekserët e tyre në mërgatë as që do t'ia mësynin Diasporës. Vizitat e tyre tek shoqatat fiktive pa anëtarë u ngjajnë tenderëve për kompanitë fantome, nga të cilat dhe përmes të cilave i shpëlajnë paratë e pista.

Individët apo grupet e interesit në Diasporë, të cilët kanë marrë dhe marrin mjete (pare) të taksapaguesve të varfër kosovarë nga qeveritë e Kosovës, përkatësisht nga Ministria e Diasporës në emër të zhvillimit të aktiviteteve në mërgatën tonë janë sekser abuzues dhe pjesëmarrës aktiv në krim të organizuar.

Prandaj, individët dhe grupet e interesit në Diasporë që thithin mjete të taksapaguesve të varfër kosovarë janë grupe mafioze të cilët politika e korruptuar i shfrytëzon për shpëlarjen e parave të pista dhe për vota njëkohësisht.

Më mirë do të ishte që ato mjete të mbeteshin në Kosovë, gjegjësisht të shfrytëzoheshin për përmirësimin e jetës së skemave sociale, pensionistëve, invalidëve të luftës, shërimin e të sëmuarëve apo ndarjen e bursave për studentët shëmbullorë.

Politikanët e inkriminuar pa dallim, pushtetar dhe opozitar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me nëntokën kriminale në Kosovë dhe sekserët e tyre në Diasporë, në fokusin e tyre nuk e kanë pasur asnjëherë interesin dhe mirëqënjen e qytetarëve (mërgimtarëve), por sy e mendje i kanë si të pasurohen në mënyrë të paligjshme duke e rrjepur popullin dhe zhvatur buxhetin e shtetit të Kosovës.

Abuzuesit e sotëm, vazhdimësi e përfituesve të djeshëm

Përderisa në të kaluarën, fondet e luftës, përkatësisht "Fondi i 3%-it" dhe "Fondi Vendlindja Thërret" ishin objekt i pasurimit të klasës (aktuale) politike, që thithën më "pambuk" djersën e mërgimtarëve, sot politikanët e kanë ndryshuar formën dhe përbajtjen e plaçkitjes, jo më të djersës së mërgimtarëve në vetën e parë, por akoma më keq të plaçkitjes së djersës dhe mundit të qytetarëve të varfër dhe besnik të shtetit të Kosovës dhe zhvatjes së buxhetit të shtetit përmes nëntokës kriminale dhe ndihmën e sekserëve të tyre në Diasporë.

Sekserët e Diasporës janë individ dhe grupe të interesit, të cilët janë të lidhur drejtëpërdrejt me segmentet e krimit të organizuar, përkatësisht me pushtetarët e inkriminuar në Kosovë dhe trojet tjera etnike.

Sikurse në Kosovë që bëhen bashkë nëntokat e partive politike, edhe sekserët e Diasporës, këta urithët e nëntokave partiake, kur janë në pyetjet privilegjet, duke filluar nga lëpirja e ndonjë ashti të fëlliqur nga pushtetarët e inkriminuar, punësimin e ndonjë familjari në institucione e deri tek ambicia më kulmore e përfshirjes së drejtëpërdrejt të tyre në institucione apo staf diplomatik, e harrojnë përkatësinë partiake dhe ideologjike, miqt e shoqërinë e deridjeshme!

Zhvatja e buxhetit të shtetit në emër të aktiviteteve të mërgatës është krim

Shpenzimet enorme të eskortave të gjata të pushtetarëve në Diasporë, përveq shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit nëpër hotele luksoze dhe tepër të shtrenjta, dëmtojnë rënd buxhetin e shtetit edhe me dreka e darka me sekserët e tyre në mërgatën tonë.

Me fryerjen e çmimeve të hoteleve, darkave dhe drekave shumëfishohen çmimet reale për disa herë. Bie fjala, nëse një evenimet apo darkë në diasporë ka kushtuar 5 mijë euro, Qeverisë së Kosovës i faturohet pesfishi apo 25 mijë euro, ku ga kjo fryerje e çmimeve, disa mijëra euro mbesin në xhepat e sekserëve në mërgatë si ndërmjetësues dhe pjesëmarrës në këtë formë të krimit të organizuar.

Sa herë që e kërkon nevoja për zhvatjen e buxhetit të shtetit, sekserët e Diasporës dhe pushtetarët e inkriminuar bëhen bashkë në organizimet e mërgatës, si në: festa kombëtare e shtetërore, në fillim dhe përmbyllje të vitit shkollor, orë letrare, promovime librash, ndeja private, ahengje, kanagjeqe, syneti apo takime tjera të grupeve të interesit.

Të gjithë ata individë apo shoqata të interesit në Diasporë që thithin mjete nga buxheti i shtetit në emër të aktiviteteve të mërgatës, s’janë gjë tjetër veqse abuzues dhe pjesmarrës në krim të organizuar, janë levë e pushtetarëve të inkriminuar.

Me bashkimin e pjesës më të shëndoshë intelektuale të mërgatës sonë me forcat progresive dhe të guximshme në vendin tonë, gjegjësisht të kuadrove të afta dhe profesionale, aktivistëve dhe veprimtarëve më të devotshëm të çështjes kombëtare në një nismë të re politike për largimin nga skena politike të bandave partiake dhe këputjen e lidhjeve me sekserët e infektuar në Diasporë, do të përmirësohet imazhi i shtetit dhe do ta kthehet besimi ndër mërgimtarë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora