E premte, 19.04.2024, 04:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Lotët e kujtimeve

E hene, 05.10.2020, 08:00 PM


Poezi nga  Xhevahir  Cirongu

Lotët e kujtimeve

(Në dy vjetorin  përkujtimor  të nënës time dt. 4 tetor 2020)

Flladi erës seç frynte,

dhe retë në qiell lotonin,

pranë nënës me tufa lule

te varri sot aty  i çova.

I trisht ky katër tetori

me dhimbje ka mbetur,

i shkruar  te loti

edhe  në zemër te mua.

E putha me mall foton në mermer,

ca fjalë nga nëntoka seç më thanë:

‘’Të lutem, biri im mos qaj,

mjafton një tufë lule ti kemi pranë,

kujtimet le të flasin pas kësaj me radhë!..’’

Një boçe pishe  nga degët seç ra,

dëgjoja fëshfërimën e erës,

dhe  zhurma e saj më ‘’puthi’’ mua,

dhe  foton e prindërve atije në mermer.

Por loti sërish  ra aty mbi atë gur

kujtimet në këtë çast u bënë erë,

një lule turtulle u rrinte pranë

dhimbja e loti i hidhur në këtë çast,

kujtimet  e vargjet u kthyenë  në këngë !

Durrës  dt. 4 tetor 2020



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora