| E diele, 04.10.2020, 12:17 PM |
Ai nuk ishte thjesht vetëm një komandant e strateg i madh, ai ishte gjithashtu një hero, diplomat dhe politikan i madh.
Gjergj
Kastrioti ishte betuar në atdheun e tij, që Atdheut të tij t’ia kthente
dinjitetin, identitetin dhe themelet e tij iliro-arbërore europiane.
Arbëria
nuk donte të njihte asnjë Mbret tjetër kombëtar përveç Gjergj Kastriotit i cili
veproi e jetoj si një europian e arbëror i madh, që i ka të lidhura rrënjët e
zemrës me atdheun dhe identitetin e tij arbëror europian. Në fakt ai ishte jo
vetëm mbreti,por edhe fjalëkalimi me anë të së cilës mund ta njohim historinë e
Arbërisë dhe identitetin arbëror europian.