| E diele, 04.10.2020, 11:05 AM |
Vështirë është për të qenë mjek në kohën e pandemisë
Nga
Hilmi Saraçi
Për
të qenë mjek i mirë ,human, profesionalist dhe me përgjegjësi nuk është punë e
lehtë. Kemi shembuj të mirë, të vecantë dhe profesionalisht të lavderuar gjatë
punës që kryejnë me pacientë, sidomos në këto kohë të vështira të pandemisë ,
por kemi edhe tw kunderten. Në këtë rast fjalën e kam për disa mjekë në
klinikën për sherimin e syve në Prishtinë në këto ditë të pandemisë që isha i
pranishëm për sherim. Gjatë kësaj periudhe pata rastin të bëj një inervenim
kirurgjik në syrin e majtë. Ishte vështirë që në këtë kohë të pandemisë të pranohem në klinikë dhe ta marrë përsipër
ndonjë mjek për intervenim, pasi që
intervenimi ishtei vështirë dhe mjaft i komplikuar. U pranova me shumë
vështirësi. Këtë detyrë të vështirë e mori përsipër prof. dr. Naser Salihu. Pas
analizave që bëra operimin e kreu me sukses dhe me profesionalizëm të rrallë.
Në këtë rast prof.dr. Salihun e falenderoj
shumë për punën profesionale dhe humane që kreu në operimin në syrin tim…
Mirëpo
pas operimit është dashtë konrolla pas një jave ku dr. Salihu me kujdes të
duhur me kontrolloi dhe me preferoj disa
barna të cilat jam duke i përdor. Pas dy, tri
jave shkova prap në kontrollë por kësaj here dhe herën e tretë doktori
ishte i zënë me studentë. Për këtë arsye motra që punonte në këtë ordinancë na
sygjeroj që këtë kontrollë mund ta kryejnë në ambulancë posht në podrum. Kështu
edhe ndodhi. Mjekja dr. Fetije Kastrati Kapiti me priti pa pritesë dhe me
kujdes të duhur. Me kontrolloi dhe me forcoj me fjalet dhe udhëzimet që mi dha.
Ishte knaqësi për mua kjo pritje dhe sjellje e mjekës prandaj edhe pyeta se
cila ishte. Me tha se është dr.Fetije Kastrati Kapiti, Unë e falenderoj për sjelljen e mirë që kishte ndaj meje, ndaj
pacientëve -për punën që bënë si mjeke në këtë kohë të vështir të pandemisë
dhei deshiroj suksese dhe punë të mbarë. Mirëpo herën tjetër ishte rasti i njëjtë
si më parë , por kësaj radhe mjeku dr.Florim Zejnullahu nuk ishte si dr. Fetije
Kastrati Kapiti dhe dr Naser Salihu,
sepse ai nuk donte të me pranonte për kontrollë duke u bazuar se pranojmë vetëm
raste të rënda. Rasti im nuk ishte i
lehtë , duhej të kuptoja si qendron gjendja pas tri javesh operimi i
syrit. Pas disa ndrrim fjalesh memzi me pranoj. Ishte i “Ftohtë”- shumë i
“Ftohtë” nuk fliste asgjë as mirë as keq – shkroi dy barna dhe dola pa kuptuar
si po ecën gjendja pas operimit që është mjaft i vështirë për tu sheruar.
Prandaj kemi mjek tè mirè, human dhe me pèrgjegjèsi, por fatkeqësisht edhe të
tjerë qè nuk e respektojnè punën e shënjtè prej mjeku… ..