E diele, 18.04.2021, 08:45 PM (GMT+1)

Mendime » Saraçi

Hilmi Saraçi: Vështirë është për të qenë mjek në kohën e pandemisë

E diele, 04.10.2020, 11:05 AM


Vështirë është për të qenë mjek në kohën e pandemisë

Nga Hilmi Saraçi

Për të qenë mjek i mirë ,human, profesionalist dhe me përgjegjësi nuk është punë e lehtë. Kemi shembuj të mirë, të vecantë dhe profesionalisht të lavderuar gjatë punës që kryejnë me pacientë, sidomos në këto kohë të vështira të pandemisë , por kemi edhe tw kunderten. Në këtë rast fjalën e kam për disa mjekë në klinikën për sherimin e syve në Prishtinë në këto ditë të pandemisë që isha i pranishëm për sherim. Gjatë kësaj periudhe pata rastin të bëj një inervenim kirurgjik në syrin e majtë. Ishte vështirë që në këtë kohë të pandemisë  të pranohem në klinikë dhe ta marrë përsipër ndonjë  mjek për intervenim, pasi që intervenimi ishtei vështirë dhe mjaft i komplikuar. U pranova me shumë vështirësi. Këtë detyrë të vështirë e mori përsipër prof. dr. Naser Salihu. Pas analizave që bëra operimin e kreu me sukses dhe me profesionalizëm të rrallë. Në këtë rast prof.dr. Salihun   e falenderoj shumë për punën profesionale dhe humane që kreu në operimin në syrin tim…

Mirëpo pas operimit është dashtë konrolla pas një jave ku dr. Salihu me kujdes të duhur me kontrolloi dhe  me preferoj disa barna të cilat jam duke i përdor. Pas dy, tri  jave shkova prap në kontrollë por kësaj here dhe herën e tretë doktori ishte i zënë me studentë. Për këtë arsye motra që punonte në këtë ordinancë na sygjeroj që këtë kontrollë mund ta kryejnë në ambulancë posht në podrum. Kështu edhe ndodhi. Mjekja dr. Fetije Kastrati Kapiti me priti pa pritesë dhe me kujdes të duhur. Me kontrolloi dhe me forcoj me fjalet dhe udhëzimet që mi dha. Ishte knaqësi për mua kjo pritje dhe sjellje e mjekës prandaj edhe pyeta se cila ishte. Me tha se është dr.Fetije Kastrati Kapiti, Unë e falenderoj  për sjelljen e mirë që kishte ndaj meje, ndaj pacientëve -për punën që bënë si mjeke në këtë kohë të vështir të pandemisë dhei deshiroj suksese dhe punë të mbarë. Mirëpo herën tjetër ishte rasti i njëjtë si më parë , por kësaj radhe mjeku dr.Florim Zejnullahu nuk ishte si dr. Fetije Kastrati Kapiti dhe dr  Naser Salihu, sepse ai nuk donte të me pranonte për kontrollë duke u bazuar se pranojmë vetëm raste të rënda. Rasti im nuk ishte i  lehtë , duhej të kuptoja si qendron gjendja pas tri javesh operimi i syrit. Pas disa ndrrim fjalesh memzi me pranoj. Ishte i “Ftohtë”- shumë i “Ftohtë” nuk fliste asgjë as mirë as keq – shkroi dy barna dhe dola pa kuptuar si po ecën gjendja pas operimit që është mjaft i vështirë për tu sheruar. Prandaj kemi mjek tè mirè, human dhe me pèrgjegjèsi, por fatkeqësisht edhe të tjerë qè nuk e respektojnè punën e shënjtè prej mjeku… ..



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora