E enjte, 28.03.2024, 04:12 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Elegji për Dashnim Hajrullahun

E diele, 04.10.2020, 08:12 AM


Elegji për Dashnim Hajrullahun

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Rroka çiftelinë dhe e vura në gji –

Bashkë me te e thura unë një elegji !

Elegjinë e këndova për hatër t’ Allahut –

Një këngë ia kushtova Dashnim Hajrullahut !

Refreni :

Hej, hej, hej !Hej, hej, hej ! Hej, hej, hej !

Ju që respektoni kombin dhe Allahun –

Kurrë mos e harroni Dashnim Hajrullahun !

Dashnim Hajrullahun n’ lule t’ fëmijërisë –

Na e vranë pamëshirshëm xhandarmëria e Serbisë !

Ne , që respektojmë kombin dhe Allahun –

Drejtësi po kërkojmë për Dashnim Hajrullahun !

Më datën 7 Janar të vitit 2005 –

Krim të rëndë na bëri armiku i pa besë !

Krim të rëndë na bëri xhandarmëria e Serbisë –

Në Luginë t’ Preshevës – në fshatin Rahovicë !

Refreni :

Hej, hej, hej !Hej, hej, hej ! Hej, hej, hej !...etj.

N’ afërsi t’ kufirit Miratoc – Llojan –

Dashnim Hajrullahun – ushtria serbe na e vranë !

Nga fshati Rahovicë – Lugina e Preshevës ,

Që i tmerroi shqiptarët anë e mbanë kësaj trevës !

Refreni :

Hej, hej, hej !Hej, hej, hej ! Hej, hej, hej !...etj.

Dashnim Hajrullahun ,  një fëmijë shqiptarë 

Nga  xhandarmëria serbe , n’ kufi na është vrarë !

Në kufirin mes Luginës së Preshevës me Maqedoni –

Për te deri sot nuk pati drejtësi !

Refreni :

Hej, hej, hej !Hej, hej, hej ! Hej, hej, hej !...etj.

Edhe pse është vrarë me plumba të  breshërisë ,

Nga xhandarmëria e egër e Serbisë –

Pas 15 viteve  nuk  ka  përgjegjësi ,

As nga ana e shtetit nuk ka drejtësi !

Refreni :

Hej, hej, hej !Hej, hej, hej ! Hej, hej, hej !...etj.

Gjithandej  në botë ku ka njerëzi –

Askush  nuk duhet të mbahet në robëri !

Ose detyrimisht të mbahet i nënshtruar –

Nga se çdo njeri ka nevojë për të jetuar !

Refreni :

Hej, hej, hej !Hej, hej, hej ! Hej, hej, hej !...etj.

Secili ka të drejtë të jetojë dhe të gëzojë liri –

Të gëzojë liri vetjake dhe të ketë siguri !

Askush nuk duhet torturës t’i  nënshtrohet prore ,

Trajnimeve , dënimeve mizore e çnjerëzore !

Refreni :

Hej, hej, hej !Hej, hej, hej ! Hej, hej, hej !...etj.

Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit –

Kanë të drejtë t’ mos i nënshtrohen kurrfarë diskriminimi !

Të mbrohen njësoj nga ligji , për faktin e ekzistimit –

Dhe secili ka të drejtën e lirisë së qarkullimit !

Refreni :

Hej, hej, hej !Hej, hej, hej ! Hej, hej, hej !...etj.

Gjilan, më 16.09.2020 vj.   Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora