E shtune, 20.04.2024, 03:08 AM (GMT+1)

Editorial

Këze (Kozeta) Zylo: Punë të mbarë Mr.President!

E diele, 16.11.2008, 08:59 PM


Presidenti Obama, vajzat e tij, Sasha 6, Malia 9 dhe zonja e parë, Mishel
Punë të mbarë Mr. President!

 

Nga Këze (Kozeta) Zylo

 

Populli amerikan dhe gjithë bota kishte kohe që gjithë vëmendjen e saj e kishte përqëndruar në zgjedhjet presidenciale të Amerikës, kjo për vetë faktin se dihet roli i Amerikës në politikën botërore.  Pas një kohe të gjatë gare midis kandidatit republikan, heroit amerikan, John McCain dhe senatorit Barack Hussein Obama, votuesit amerikanë në rrugën më demokratike në botë zgjodhën për president të tyre, z.Barak Obama.

Me shumicë votash ai u pranua si zgjidhja më e mirë për popullin amerikan dhe për botën. Amerika dhe bota sot është përfshirë në një krizë të thellë politike dhe ekonomike, kështuqë zgjedhja e një kandidati të përshtatshëm do të sillte ndryshime të skajshme në Amerikë dhe në botë.  Fjalimet e tij tepër elekuente, të qarta, të thjeshta, rrëmbyen zemrat e miliona të rinjve, të popullit me ngjyrë dhe të bardhëve si asnjëherë tjetër.  Edhe pse njerëzit me ngjyrë të zezë kanë qenë skllevër, shërbëtorë pa asnjë të drejtë civile, dhe jo shumë larg, por në shekullin e kaluar, me fitimin e të drejtave të tyre, nën udhëheqjen e Martin Luter King ata kanë ecur shumë.  Një punë të jashtëzakonshme për këtë ka administrata në Shtepinë e Bardhë, që shumë të ardhura nga buxheti i saj kanë shkuar në shërbim të edukimit të popullit me ngjyrë, pasi duke ardhur nga skllavëria, kishin më shumë nevojë se kushdo, për arsimimin, edukimin dhe integrimin në botën e civilizuar Perëndimore. 

Por Mr.President nuk vjen nga familje skllevërish, por nga një baba afrikan që mori edukimin në universitetin e Amerikës dhe nga një nënë e bardhë, ish profesore po në universitetin amerikan. Nëna e tij e divorcuar e rriti të birin e saj me dashurinë për shkollën, për Amerikën, botën, ku vlen për të theksuar se një rol të vecantë në rritjen e tij kanë gjyshërit amerikanë, që e ndoqën presidentin e ardhshëm hap pas hapi.

Ai i ngjiti shumë shpejt shkallët e karierës, duke u bërë nje nga senatorët më popullorë të Amerikës. 

 

Zgjedhja e tij është ëndrra amerikane e M.L.King

 

Por unë në këtë shkrim nuk dua të ndalem për jetën dhe veprën e Presidentit, pasi këto dihen në shumicën e njerëzve, ajo që dua të theksoj më shumë është, se si e pritën shumica e kolegëve të mi amerikanë, zgjedhjen e presidentit të ri!

Pas zgjedhjes së Presidentit të ri, të nesërmen në klasë u shkruan paragrafe dhe ese kushtuar presidentit që bëri histori në Shtëpinë e Bardhë, pasi është i pari president afrikano-amerikan që ulet në kolltukun e Presidentit në Shtëpinë e Bardhë.

Shumica e nxënësve ishin tepër të gëzuar për Presidentin e ri, pasi ai gjatë fushatës elektorale premtoi shumë për edukimin e brezit të ri dhe siguracionet për shëndetin.

Ndërsa shikoja mjaft profesorë burra dhe gra që përqafoheshin me njëri-tjetrin, për zgjedhjen e Obamës, pasi në shkollat publike të Amerikës ka një domethënie ky gezim i madh për Obamën, sepse Unioni i Mesuesve, kishte kohe qe kishte pranuar dhe mbeshtetur Obamen, për një të ardhme më të mirë për mësuesit, studentët, Amerikën, Botën etj…

Duke jetuar në Amerikë dhe punuar mes kolegësh me kombësi të ndryshme, raca të ndryshme, kultura të ndryshme, ajo që do të më bëjë përshtypje tek shumica e njerëzve është se janë duke e ngushtuar dallimin e egër racial, përbuzës, regres, cka e vërtetoi më së miri vota e dhënë për Obamën.

Një profesore me origjinë irlandeze që do të dalë në pension në fund të vitit, kur pa foton e familjes së Obamës në gazetën NY Times, tha: “C’familje e bukur amerikane, në stil, në veshje, sjellje!  Cfarë ëndrre të bukur i realizoi Amerika Obamës, me një baba nga Kenia!

 Shumë studjues pohojnë se ai është realizimi i ëndrrës amerikane, realizimi i ëndrrës së Martin Luter King, i cili në fjalimin e tij historik tha:

"Unë kam një ëndërr se një ditë ky komb do të ngrihet dhe do të tregojë kuptimin e vërtetë të bindjeve të tij: 'Ne kemi në dorë të vërtetënë e dukshme, se të gjithe njerëzit lindin të barabartë'... Unë kam një ëndërr se një ditë katër fëmijët e mij të vegjël do të jetojnë në nje komb ku nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës së tyre, por nga karakteri".

Ndërsa koordinatorja me origjinë hebre, ishte nga më të gëzuarat për Obamën, dashurinë dhe pasionin për Obamën e shprehte vazhdimisht në orët e pushimit të drekës.  Ajo ka urrejtje për lufterat, i pëlqen Paqja dhe pohoi se jam e gëzuar dhe krenare, që Amerika është i vetmi vend në botë, që u realizon ëndrrën djemve dhe vajzave, pa dallime raciale, fetare, kulture!

Edhe unë si shqiptare në origjinë dhe kombësi, e përshëndeta Obamën, si President, e përshëndeta si shumë miq të mij, pasi gjaku i tij i përket gjithë gjakut në botë, i përket të bardhëve dhe popullit me ngjyrë, prindërit e tij janë raca të ndryshme, me ngjyrë të ndryshme, prandaj Zoti e solli këtë djalë që bota më së fundi të eleminojë urrejtjet, racizmin, luftërat e padrejta!

E përshëndeta pasi shumë liderë botërorë e kanë uruar me gjithë zemër Obamën, sepse shikojnë tek ai një udhëheqës që do të sjelli progres dhe një të ardhme më të mirë në të gjithë botën.

Këto ditë shumë gazeta, si Daily News, NY Post, NY Times, etj…shkruajnë se mjaft nëna me ngjyrë, që sapo kanë lindur bebet e tyre, ju kanë vënë emrin Obama, pasi është Presidenti që bëri histori në Shtëpinë e Bardhë. Shumë prej tyre e konsiderojne fat, emrin e tij për fëmijët e tyre.

Ajo cka do të më interesonte më shumë si shqiptare, është se Presidenti Obama dhe për cështjen e Kosovës do të ndjekë të njëjtën politikë dhe nuk do të ketë asnje ndryshim nga politika e mëparshme e Amerikës.

Ai ka në krah një nga miqtë më të fuqishëm të shqiptarëve, zv/Presidentin John Biden.

Ai u mbështet pa rezerva dhe nga cifti Klinton, që do të ishte e tepërt të përmendja në këtë shkrim se c’është cifti Klinton për Shqipërinë dhe Kosovën.

Ish Presidenti më karizmatik në botë, Bill Klinton, e cilësoi Obamën si një nga përfaqësuesit e progresit amerikan, e ardhmja e saj.

I përmenda disa nga këto fakte se c’ndjeva unë si shqiptare, kur shkova në punë ditën e nesërme, pas zgjedhjes së Presidentit të ri afrikano-amerikan, sespse edhe kombi im është një nga kombet që ka ndjerë përbuzjen, shtypjen, dhe luftën e perandorive më të fuqishme për të na zhdukur si Komb.

Edhe sot këto racizma, përbuzje, urrejtje fesh, vazhdojnë me të njëjtin ritëm, por në forma me të sofistikuara, dhe të nëndheshme.

Le t’i hedhim një sy statistikave në Greqi, se shumica e emigrantëve atje, janë detyruar per të ndryshuar emrat, pikërisht për shkak të racizmit grek, për pretendimet e të ashtuquajtur Vorio-Epirit, ndryshe afendikojtë grekë nuk të punësojnë nëse paraqitesh me emrin shqiptar, apo mysliman!

Le të kujtojmë Kosovën, që iu desh një shekull të fitonte Pavarësine nga Serbia, nga racizmi i saj, nga pretendimet absurde për tokën shqiptare, pikërisht këto urrejtje ekstremiste nuk sjellin gjë tjetër vecse ngrejnë tensione dhe sjellin luftëra, duke shkaktuar një gjakderdhje të paparë.

Vetëm sot e përgjithmonë bota po merr vesh se cilët janë shqiptarët, intelektualët, të rinjtë që kanë arritur në vendet e larta të administratës shtetërore, ku punojnë dhe janë integruar me kulturë në vendet e civilizuara botërore.

Sot Zoti solli për Amerikën dhe botën një President me ngjyrë, me një baba afrikan dhe një nënë të bardhë, me një baba mysliman dhe një nënë kristiane. 

Nuk ka më bukur, kur i njeh mirë të dy kulturat, kur ke jetuar në vendet më të prapambetura, si vendet afrikane dhe vendet më të zhvilluara sic është Amerika dhe pikërisht për këto njohje të thella, pasi i ke prekur dhe jetuar këto vende, do të dish ta drejtosh më mirë vendin tënd, më mirë botën, do të udhëheqësh i mbështetur me këmbë në tokë, jo nga maja e Olimpit.

Barak dhe Mishel Obama, me një edukim shumë të lartë, mbaruar që të dy Harvardin, përbëjnë një cift të përkryer për të jetuar dhe punuar në Shtëpinë e Bardhë.

Cilësitë e tyre dhe fjalimet premtuese elektorale, më bëjnë që ta uroj Presidentin afrikano-amerikan z.Barak Hussein Obama: Punë të mbarë Mr.President!

 

Nentor, 2008

New York



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora