E hene, 15.08.2022, 02:56 PM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Koleksion gjethesh

E diele, 04.10.2020, 11:22 AM


Blerim Rrecaj

VETËREKLAMIM

Librin e hodha

Mes luleve

Formash e ngjyrash

Të ndryshme

Lulet u ndjenë mirë

U gëzuan e buzëqeshën

Dhe libri u ndje mirë mes tyre

GURGULLIMË GËRMIE

Ditë me diell

Dhe me fresk vjeshte

Ç'harmoni

Një zog fluturon lart horizontalisht

Si nëpër tel rrobash

Nga maja në majë

Nga njëri vargmal që ka shrirë hijet

Në tjetrin që rrezitet

Gjethet bien

Si sisteme eksperimentale shkel e shko

Njerëzit ecin

Ulen

Rrijnë shtrirë

Melodi e bukur

Gurgullimë e krojeve

Na fton për të larë sytë

PAKSA DUKE MENDUAR

Duke menduar për kohën që shkoi

Për atë që dhimbshëm është arratisur

Për potencialin e humbur

Nga çizmja e huaj

Dhe papërgjegjshmëria jonë kryeneçe

Që rri këmbë mbi këmbë

Ashtu siç edhe shkruan në këtë artikull

UNË DHE FACEBOOK-U

Në 2010-ën, e hapa facebook-un

Fare pak gjë postova në të për tre vjet

Pastaj tre vjetët tjera postova e postova

Shumë e shumë gjëra që shihja aty-këtu; andej-këndej

E duke bredhur nëpër internet

Murin tim personal si ata që shkruajnë grafite e mbusha me thënie, poezi, këngë, tregime, foto, artikuj

Për t'u e shfryrë

Duke u ruajtur nga fyerjet e banaliteti

E ruajtur fytyrën

Kaq gjëra u grumbulluan në arkën e arkivave

Shkëmbyem fjalë, njoftime, biseda pëlqime, urime, ngushëllime

Dhe facebook-un tim pastaj e mbylla për tre vjet

U riktheva në të qe një vit e ca muaj

Vazhdoj avazin tim të vjetër

E deaktivizoj llogarinë herë pas here

Mirë me të, e mirë pa të

S'po di ç'të them diç më tepër

Veçse më është bërë facebook-u

Si strehë nga breshëri i vetmisë

Si rriqër torturuese

Si pe i gjatë ku vendos rruza me thasë

Si dokument personal që i ka kaluar afati i përdorimit

Të cilin e dorëzova për të marrë një tjetër

KOLEKSION GJETHESH

Derisa kam qenë duke pirë kafe

Një gjethe e përdredhur shelgu lotues ka rënë mbi tavolinë

Diku tjetër ka rënë një gjethe arre e zverdhur

Diku një gjilpërë pishe

E tash sapo ra një gjethe me bisht nga ky trung dardhe

Fytyra e saj e gjelbër stërpikur me të verdhë

Seç më shkon mendja te drunjtë frutorë e jo frutorë të botës

Nga gjethet e tyre

Do doja të ndërtoja një katalog

Për ta shfletuar ndonjëherë

ATDHE(PA)DASHURI

Atdheu lëngon nga plagët

Po ia hamë kodrat

Po ia pijmë lumenjtë

Të arrijmë të gjindemi disi

Kah e si të mundemi

Në atdheun tonë të sh(tr)enjtë

SA PAK FRYMËZIM

Përsëri shkrova një kronikë me vargje

Diç seç më ngacmoi e nuk më la rehat

Nga skena e përditshmërisë

Edhe njëherë u hapën e u mbyllën perdet

Ndonëse me pak frymëzim

Oh, me sa pak



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora