E enjte, 28.03.2024, 02:21 PM (GMT)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Rrallë gjen popull, gjuha dhe origjina e të cilit të jetë elaboruar si e kombit tonë

E shtune, 03.10.2020, 02:38 PM


Rrallë gjen  popull, gjuha dhe origjina  e të cilit, të jetë elaboruar, aqë tepër, si e kombit tonë

Vazhdimi i nëntë i artikullit ,,15 veçoritë e popullit shqiptar, publikuar në këtë portal,më 05.06. 2020

Nga Reshat Nexhipi

Sqarim

I vendosa në një titull, sepse, përmes gjuhës zbardhet edhe origjina e çdo populli, pra edhe e jona. Akademik Marico Druon, fjala vjen, përmes fjalës të parë, e dalë nga goja e pellazgut, thurri tezën, sipas të cilës, shqiptarët janë popull më i vjetër në botë, gjë, me të cilën, veç të tjerëve, pajtohet edhe bashkëatdhetari i rij Robert d. Angelu.

Evidenti i shkencëtarëve të tjerë, kryesisht të huaj, sipas rendit alfabetik

A. Shllajher, gjuhën shqipe e lidh me gjuhën  pellazge.  (Begzat Baliu, Gustav Majeri dhe Albanologia, Tiranë, 2001, f. 56)

Anton Pançev: Gjuha shqipe është egzotike (Koha, 1. 9. 2009)

Arben Llalla:Kohëve të fundit janë zbuluar disa dorëshkrime në gjuhën shqipe, të cilat datojnë prej disa mijë vjet para Krishtit (Flaka, 7. 2. 2004).

Aristidh P. Kola: Shqipja është nënë e gjuhës së Homerit (Aristidh P. Kola,   Arvanitët..Tiranë, 2008, f. 61,1 63 dhe 164)

Dimitar Canko, shkencëtar bullgar: “Gjuha shqipe është vajzë e gjuhës pellazge dhe ilire”.

Dimitar Kamarda: Gjuha shqipe është një nga më të vjetrat në botë. (Flaka, 7. 2. 2004).

Eduard Shnejder: “Gjuha shqipe është “tingëllim më i pastër e më besnik i gjuhës pellazge” (Flaka, 7. 2. 2004 dhe Fakti, 2. 6. 2005)

Elena Kocaqi: Pjesën më të madhe të gjuhës së  sotme shqipe e ka folur Jafeti, i biri Nohut që mbahet baba i racës së bardhë.

Evlia Çelebi, funsksioner i lartë i sulltanit, i shek, 17: Në Shkup gjuha qendrore është shqipja ( Fakti, 3. 9. 2003) Banorët e Ohrit flasin më parë shqip, pastaj sllavisht, greqisht e turqisht.  (Fakti 1. II. 2002)

F. Vilijams: Gjuha e Lekës së Madh ishte shqipja. (“Fakti“, 14 gusht 2004).

Gjusepe Catapango: ,,Emri i perëndisë egjiptiane  “Thoti, ka të bëjë me fjalën shqipe thotë dhe ai fliste shqip. Para 6.000 vjet ka krijuar sistemin e hieroglifëve, në bazë të ilirishtes-shqipes që shërbeu si mostër për përpilimin e sistemeve të tjera të alfabeteve..,,

Harold Ëhitehal: “Hieroglifët egjiptiane, të krijuar para 4000 vjeteve p.e.s. kanë domethënie shqipe”.

Johan Fon Han: “Shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja” (Flaka, 7. 2. 2004) Të njëjtën e thotë edhe Johan Gotfrid Herrder (Fakti, 22. 1. 2005)

Man, studiues i njohur anglez:“Gjuha shqipe rrjedh nga ajo e Jafetit (bir i Nuhit)”.

Marin Soresku, shkencëtar i dalluar rumun: “Shqipja është dëshmi e gjallë e qytetërimit të lashtë evropian”.

Mathieu Aref:,,Shqipja e sotme ka ruajtur fjalët bashkëkohore të Iljadës (pra të Homerit-R.N.)-M. Aref, Mikenët=Pellazgët, Tiranë, 2008, f. 206.,

Mathieu Aref, në librin tjetër të tij  ,,Shqipëria,, f.201, veç tjerash, shkruan: ,,Gjuha shqipe rrjedh nga pellazgjishtja e lashtë,, kurse  në librin ,,Shqipëria,, f. 73,

Mathieu Aref...citon dijetarin e shquar-Manin se gjuha shqipe rrjedh nga ajo e Jafetit  dhe se ky ishte djalë i Noit. Se sa kjo shkon në favor të atyre që gjuhën shqipe e konsiderojnë për më të vjetër në botë, nuk duhet koment tjetër, gjë që, kuptohet, vlen edhe për vjetërsinë e kombit tonë.

Mihail Eminesku:Shqipja është gjuha më fleksibile në botë”.

Miklosiç: “Në të gjithë Ballkanin janë shqiptarët që kanë ruajtur elementet glosologjike,,  (gjuhësore).

Miran Alen, shkrimtar turk me preardhje sllave, i shekullit XVII: “Banorët e Shkupit flasin shqip dhe janë katolikë e muslimanë me fe”.

Reinhold, studiues gjerman:“Gjuha shqipe ka qenë edhe gjuhë e flotës greke”.

Robert d’Angely, në “Enigma”, f. f. 211, shkruan  se gjuha e sotme shqipe është pasardhëse e drejpërsëdrejtë e gjuhës së lashtë pellazgo-etrusko-shqipe..,,

Shnaider: ,,Gjuha pellazge e ruajtur në një mënyrë pothuajse të paprekur, nuk do të ishte tjetër veçse shqipja e sotme...Shqipja burron nga gjuha pellazge (M. Aref ,,Shqipëria,,74)

Xhorxh Fred Uiliams: “Gjuha shqipe është gjuha amtare e Lekës së Madh...”.Megjithëse, nga vetë deklaratat e mësipërme, del në sipërfaqe edhe origjina e kombi tonë, pra, që  është më i vjetër në botë, për ta përforcuar edhe më tepër këtë tezë, kam përgatitur tekst të posaçëm, gati për botim,    ka të bëjë me deklaratat e shkencëtarëve, lidhur konkretisht me origjinën e  kombit tonë.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Reshat Nexhipi: Shqiptarët, 6 vepra madhore për një vit e gjysëm Reshat Nexhipi: Rrallë ka femër në botë, që të ketë kontribuar për kombin e vet, si Sevasti Qiriazi e Manastirit Reshat Nexhipi: Familje si e Qiriazëve rrallë gjendet Reshat Nexhipi: Rrallë ka familje në botë, me tre vëllezër, si familja Frashëri Reshat Nexhipi: Rrallë gjen popull, sipas numrit të banorëve, me burra shteti, si Tepelena, Qemali, Zogu dhe Noli Reshat Nexhipi: Rallë ka histori në botë, të jetë e pasur me figura të shquara, si e jona Reshat Nexhipi: S’ka popull në botë, që të ketë nxjerrë dy burra shteti të famshëm, si Leka i Madh dhe Skenderbeu Reshat Nexhipi: Oferta e Zyberit dhe refuzimi i Zaevit dhe Mickovskit, më kujtojnë Skenderbenë dhe dy sulltanët Reshat Nexhipi: Raste të rralla, lidhur me besën dhe trimërinë shqiptare Reshat Nexhipi: Evinemente historike, në Prespë dhe Manastir Reshat Nexhipi: Dy fjalë për akademikun Kapllan Burrëviçi Reshat Nexhipi: Pse anullohet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni Reshat Nexhipi: Dy fjalë rreth regjistrimit të popullsisë në Maqedoni Reshat Nexhipi: Dy fjalë rreth zyrtarizimit të gjuhës shqipe Reshat Nexhipi: Emri Maqedoni, mbeti gjallë, falë shqitarëve Reshat Nexhipi: Rruga zigzake, me tela dhe gjëmba, nëpër të cilën ka kaluar familja jonë Reshat Nexhipi: 15 veçantitë e kombit tonë Reshat Nexhipi: Profesoresha, fitoi gjith ato vota, falë albanofobisë, e jo kredibilitetit të saj Reshat Nexhipi: Ç’do t’i thoja Blerim Rekës në Manastir Reshat Nexhipi: Greqia, Turqia, Italia, Maqedonia dhe Europa, pa të parët tanë, do kishin histori të zgjebosur

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora