E enjte, 28.03.2024, 09:21 AM (GMT)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Lugina zyrtare

E shtune, 03.10.2020, 11:54 AM


Satirike

Lugina zyrtare

Në çdo cep t’Kosovës

Do të hapen zyra…

Na dalin premtimet

Fontanë me dëshira!

Vazhdojnë retorikat

Me avaz të vjetër,

Kësaj radhe Lugina

Nuk ngelet në letër!

Ndihmat do të vijnë

Gjithandej me radhë,

T’mirat do t’i gëzojnë

Kush na rri nën dardhë!

Sepse janë dy nëna

Tiranë dhe Prishtinë,

Që i shtrijnë krahët

Deri në Luginë…!

Pastaj n’Beograd

Nanushja qumështore,

Në stilin e njerkës

Nuk i lë pas dore!

Si po shihet punët

Nuk i kemi pus,

-Katundi që duket

Nuk do kallauz!

E dini fabula

Ç’thotë me të renë:

- Na e pi servili

Një kope me dhenë!

Sevdail Hyseni

(Karikatura marrë nga interneti e përpunuar)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora