| E merkure, 30.09.2020, 06:12 PM |
Topi në "Bahçenë e Hasanit"
Tregim
analogjik
Nga
Përparim Hysi
Ky
rrëfimi është pak analogjik dhe, ndaj po e quaj të tillë. Titulli është i
huazuar,këtu e pesëdhjetë vjet të shkuara.
Mesviteve
'70-të të shekullit të kaluar,tek ndiqja në televizor një ndeshje futbolli që
zhvillohej në KOSOVË ( natyrshëm, vjedhurazi nga kanal jugosllav), dëgjoj
komentatorin që, fare shqeto ( më bëhet edhe sot prapa veshit), të thotë:-...
topi ka ra në"Bahçenë e
Hasanit" dhe ky: don e jep, don nuk e jep!!! Nuk kishe se si mos e çoje
buzën vesh më vesh, nga ky transemtim kaq me"kulturë" dhe me kaq
elekuencë". M'u bë sikur kjo,"ndeshja nëBahçenë e Hasanit", doli
nga ekrani dhe erdhi dhe po zhvillohej në fshatin tim, MBROSTAR-URA të FIERIT.
Por pse them kështu? Në atë kohë, dhe ne që luanim me skuadrën e fshatit,
kishim gjetur belanë, me një"HASAN" si ai i KOSOVËS. Fusha e sportit
qe ngjitur me gardhin e shtëpisë të këtij "Hasanit tonë"( në fakt, e
quanin TOFIK!) dhe, sa binte topi në"bahçenë et tij", ky,Tofiku,
vraponte dhe rrëmbente sëpatën jo për të prerë kokat tona, por matej me sëpatë
që të çante në copa topin. Me rixha të madhe: me të keqen e me ta marrsha, mezi
shpëtonim nga e keqja. Tofikun e KOSOVËS e paskeshin quajtur HASAN dhe,ngjajnë,
pa rrëfehen. Ja, kaq për këtë" mbresë të 50- vjetëve të kaluara. Por do të
thoni:- Ku është analogjia këtu?
* *
*
Unë
kam punuar mësues mbi dyzet vjet dhe, nga përvoja, kam mësuar:- Askush nuk të
beson pa prova.As nxënësit po nuk u dhe shembuj bindës. Në m'u kujtua HASANI I KOSOVËS dhe"siamezi nga
MBROSTAR-URA,TOFIKU", kjo ndodhi se dhe mua më ka rënë"topi" në
bahçenë e botës. Jo vetëm më ka rënë, por
ka kohë që ai,HASANI apo TOFIKU, ma
morën "topin" dhe nuk ma kanë kthyer as sot e kësaj dite. Paradoksi qendron edhe në
një fakt tjetër: ai që mori"topin" tim ka qenë vet sportist
(natyrshëm, ku e ku më cilësor se unë, se unë veç amator dhe ai gati profesionist),
por,ssado profesionist; e mbajti "topin tim" në"bahçenë e
tij". Mbeti"topi" im atje dhe humbi si sëpata pa bisht. Por si
ndodhi?- Do pyesni.
* *
*
Sportisti
ndodhi dhe u bë kryeminstër.Ata që nuk e duan, thonë për këtë"HASANIN nga
KOSOVA apo për TOFIKUN nga MBROSTAR-URA", ai, "i gjati!" Unë nuk
hyj në atë grup njerëzish. Unë e mbaj
mend edhe si basketbollist me"Dinamon",por edhe si pedagog liberal nga Akademia e
Arteve. U bë kryeministër dhe hapi një portal: shkruaj EdiRamës. Kjo
është"bahçeja" ku humbi"topi" im. Shkruaj Edi Ramës dhe i
shkrova dhe unë. I shkrova nga e keqja. I mbyturi kapet pas fillit të kashtës.
Nuk më dilte pensioni dhe, tek lexova kushtet"për pension të veçantë",
mendoja se i plotësoja të gjitha ato që
kërkoheshin. Të vetmen kusht që nuk plotësoja,qe "se nuk kisha marrë pjesë
në LNÇL.
Këtë
boshllëk e kapërceja me faktin që kam lindur në vitet e luftës. Të tjerat:
kisha një xhaxha të pushkatur nga diktatura me"Grupin e dytë të deputetëve
me RIZA DANIN e Co..."; kisha një gjysh kulak; kisha marë pjesë në
lëvizjen demokratike dhe që, nga dalja në pension, nuk kam qenë si "ujë i ndenjur", por kam
shrkruar prozë,poezi dhe ese duke botuar deri tani 15- libra. Jo vetëm
kaq, por vazhdoj të shkruaj për çdo ditë. I shkrova të gjitha këto dhe
qeshë mbushur me shpresë. Shpresa,-
thotë mirë ASDRENI,- malli që shitet më lirë. Prit dje e prit sot,ndodhi si ajo shprehja e
dikurshme:" Harro mushkë palarenë, se ALI PSHANË e prenë". Topi jo vetëm ra"në bahçenë e HASANIT",
por HASANI nuk ma ktheu më. Natyrshëm, që u mërzita. Do t'i shkruaj prapë,-
vendosa. Kur shoh listën, u nxeha dhe më tepër. Më mbetën sytë tek një emër që
unë e njihja mirë dhe kurrë nuk mendoja se ky do trajtohej me pension të
veçantë. Personi ka qenë futbollist i "Dinamos" dhe i
kombëtares,quhet MEHDI BUSHATI! Futbollist i mirë, por,pasi u bë dhëndërr i
"besnikut të partisë", punoi në Degën e mbrendshme të Lushnjës dhe,
mandej, në Ministrinë e Mbrendshme
Unë
dyzet e një vjet rresht fshatrave si"shterpari që nuk i qasej dot
stanit", ky,tjetri, ngaqë është shok i këtij që është sot kryeministër
merr pension të veçantë! Kur doli lista, një ish- idënuar,shkroi:-Nuk e harroj
shuplakën e Mehdi Bushatit! Mua as më ka rrahur dhe as më ka torturuar, por kryeministri (kërkon
përsëri timonin) nuk duhet të jetë nepotik dhe duhet t'i trajtojë qytetarët me
drejtësi. Mua as denjoi të më kthejë përgjigje. Mbeti"topi im në "Bahçenë
e HASANIT". Tani ai"topi"
im është kthyer në gjyle. Gjylja është vota ime. Kurrë nuk votoj për një njeri
që qytetarët i konsideron "ca të nënës dhe ca të babës". E, nëse
pyesni për pensionin, nëse nuk më del, më tepron.
Tiranë, 28
shtator 2020