Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Përrallat për "rilindjen e kulturës turke"
E marte, 29.09.2020, 08:42 PM
Përrallat për "rilindjen e kulturës turke"
Nga
Gani Mehmetaj
"Po
punojmë që të rilindim kulturën turke në Kosovë, Shqipëri dhe
Maqedoni", propagandonte Davutogllu, ish ministri i jashtëm turk, ideolog
i neosmanizmit. Cilën kulturë?
Kultura
përfshinë: letërsinë, teatrin, pikturën, skulpturën, filmin etj. Ndërsa
Perandoria turke nuk i kishte asnjërën prej tyre. Si mund ti rilind kur nuk i
kishte.
Rilindja
evropiane nuk e preku Azinë e vogel. Turqia mund të rindërtoj xhamitë
(faltore që i morën nga arabët), mund të ve alfabetin që prapë e morën nga
arabët, sepse alfabet turk nuk kishte në kohën e Perandorisë turke. Pra,
mashtron vetën dhe opinionin Davutoglu , kur premton rilindje, sepse ajo që
mëton ai është ringjallje e fantazmës osmane.
A
mos i ka futur Davutogllu qebapët turke e bakllavat në kulturë, megjithëse as
bakllavatë nuk ishin specialitete turk, grekët e Azisë së vogël ishin
bakllavaxhi dhe i mbanin shumicën e ëmbëltorëve në Perandorinë turke.
Turqit
e bënë alfabetin latin shumë më vonë se shqiptarët. Disa shkronja i
kopjuan nga alfabeti latin i sllavëve, nuk i morën nga ne. Gjuhën letrare e
ndërtuan mbi fjalët dhe gjuhën perse.
Turqit
deri me ardhjen e Kemal Ataturkut nuk kishin as mbiemra, por i kopjuan nga
Perëndimi.