E diele, 25.10.2020, 11:17 PM (GMT)

Komente » Saraçi

Hilmi Saraçi: Angazhimi politik i Mimoza Kusarit- Lila

E hene, 28.09.2020, 09:02 AM


Angazhimi politik i Mimoza Kusarit- Lila

Nga Hilmi Saraçi

Kohë më parë pata bërë fjalë për Vjosa Osmanin , njëra nder femrat e dalluara në veprimtarin  politike, aktualisht kryetare e Parlamentt të Kosovës. Në këtë rast fola edhe për udhëkryqin e saj në LDK. Ndërsa për veprimtarin politike te Mimoza Kusarit –Lila e cila gjithashtu si Vjosa Osmani dallohet në fushën e politikës, por me një angazhim politik tjetërfare- ndërrim i partive . Ajo  është mjaft e prirur për të ndërruar partitë- subjektet politike, për  interesa personale, pa ndonjë arsye, duke e zbeh autoritetin e saj si veprimtare politike e dalluar. Ajo është mjaft e zoja, ka dituri për të mësuar të tjerët- për të kritikuar dhe për të mos u pajtuar me të tjerët për shumë qendrime të tyre qofshin ato edhe  të arsyeshme. Ajo në këtë drejtim ka  përvojë të duhur për të ndërruar partitë dhe për të  përfituar,duke kritikuar vend e pavend si Albin Kurti me përkrahësit e tij. Ajo ka pasur mjaft angazhime politike në jetën e pëditëshme -në disa subjekte politike gjatë veprimtarisë se saj, por duke u dalluar për ndërrim të partive: herë  në njerën parti herë në të tjetren siq i ka shkuar për shtati...

Punoi si zëdhënse në Qeverinë e Kosovës  duke tregua vullnet për punën që ushtronte. Më vonë filloi të angazhohet në subjekte politike me përkushtim- me një retorikë të vecantë. Në LDK dikur  ishte mjaft e pranishme ideologjikisht dhe e zëshme në përkrahjen dhe afirmimin e LDK-s, duke qenë aktive me kritika ndaj subjekteve të tjera politike, sidomos ndaj pozitës me qellim që kështu të ndihmojë dhe të fitojë poena dhe besimin të  partia që i takonte , mirëpo koha po kalon shpejt dhe raportet po ndryshojnë në partitë politike- edhe  Mimoza Kusari –Lila filloj të ndryshojë, Tani vec kishte ndrruar partinë , kishte kaluar në AKR. Shpejt kishte fituar besim dhe  mbështetje të fortë për ta propozuar edhe kandidate për kryetare të Gjakovës. Gjatë zgjedhjeve ajo e fitoi mandatin për kryetare të Gjakovës fal angazhimit të Behgjet Pacollit. Gjatë punës si kryetare në fillim tregoi rezultate të dalluara. Por dalë ngadal filloi të zbehet veprimtaria e saj si kryetare me disa dobësi dhe leshime që ishin të pranishme.Prandaj në zgjedhjet e ardhshme nuk arriti ta mposhtë Ardian Gjinin i cili si po duket po tregon punë dhe suksese më të mira. Tani Mimoza Kusari, pasi ishte humbëse në këto zgjedhje fillon të ndrrojë partinë- largohet nga AKR-ja dhe angazhohet në parti tjeter,  Por edhe këtu më partinë e re  nuk  ndihet e knaqur, prandaj një ditë  i bashkohet VV të Albin Kurtit. Këtu sikur e ka gjetue vetën.Prandaj me  angazhimin politik ,harmonizon qendrimet me idet e Albin Kurtit si Vjosa Osmani. Tani ajo sikur nuk ka kuptuar se VV është e prirur vetem të kritikojë vend e pavend- nuk është një subjekt që din për të formuar qeverin dhe për ta ndërtuar shtetin bashkohor. Prandaj për të fituar poena hynë në  stafin e Albin Kurtit. Tani ajo (Mimoza Kusari lila) sikur e ka gjetë vendin e preferuar që ka hapsirë për të kritikuar, për të acaruar gjendjen dhe për të mbjellë  inate dhe pasiguri me partitë të tjera ,në vecanti ndaj LDK-s është mjaft e ashpër dhe shpeshhere nuk din  t’i ndalë edhe fyrjet, sidomos ndaj kryeministrit, Avdullah Hotit dhe Qeverisë që udhëheq ai. VV e quan Qeveri koti. Ajo (Mimoza) si Albin Kurti me shokët e tij kritikon dhe gjuan “gur ” sidomos në drejtim të LDK-s sepse LDK-ja e rrëxoj nga qeveria VV, sepse nuk ishte e aftë për të udhëhequr me koalicionin. Kjo (Mimoza) tani mendon më larg, duke përkujtuar zgjedhjet ardhshme që mendon se nuk do të kalojë kohë e gjatë dhe Qeveria Hoti një ditë do të rrexohet e VV në këto zgjedhje do të dalë fituese, kështu ajo llogaritë se pas fitimit të zgjedhjeve  VV -do të zgjidhet deputete përseri  me ndonjë pozitë të lartë. Por ajo (Mimoza) është në rrugë të gabuar se VV nuk do të fitojë zgjedhjet as nuk ka mundësi që të rrexohet Qeveria Hoti me mocion  siq mendojnë të tjerët, sepse partitë parlamentare dhe antarsia  e kanë parë se Albin Kurti di vetëm të protestojë nëpër rrugë- të kritikojë dhe të acarojë mardhënjet ndërnjerëzore, ndërpartijake dhe ndërkombëtare- nuk ka ide të mirë dhe angazhim seriozë për formimin e qeverisë. Ai sikur nuk e përkrah angazhimin e SHBA-ve në dialogun me Serbinë, përkundrazi kritikon marrëveshjen e Vashintonit. Partitë të tjera nuk deshirojnë të hyjnë në koalicion më VV, sepse VV ka vënë “vija të kuqe” .Kjo u treguar mjaft qartë në koalicionin që pati me LDK-n… Pata  menduar se Mimoza Kusari Lila është pro zhvillimeve të mira në Parlament, pro zgjidhjeve të problemeve me Serbinë, pro marëdhënjeve me SHBA, por tani u pa mirë ideja e saj, sidomos kur kritikon dhe  kundërshton qënderimet e SHBA-ve. E kritikoi marrveshjen me SHBA-n e në vecanti ekipin negociator në krye me Avdullah Hotin ,duke u shprehur se ishte “e tmeruar për  marveshje në Shtëpinë e Bardhë – në Vashinton, ku ishte i pranishëm edhe Tramp. Ajo tani sikur është bërë një  “Kallauz” që hap dhe mbyllë dyert me  angazhimin e saj politik , me kritika të paarsyeshme , sidomos ndaj LDK-s edhe pse  ishte dikur si përkrahëse e saj (LDK). Qeveria Hoti është duke u angazhuar me përkushtimdhe dita me ditë është duke treguar suksese. Kjo u pa sidomos me qendrimin e tij në takimin me Trampin, prandaj Avdullah Hoti mirë i ka thënë se ajo (Mimoza) do të “tmerohet një ditë nga sukseset e kësaj qeverie, prandaj angazhimi i  saj politik nuk duhet të  ndërtohet  me ndërrime të partive sepse një ditë Mimoza Kusari –Lila nuk ka me pas sukses nga ky angazhim politik…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora