E diele, 25.10.2020, 11:15 PM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Në 60-të Vjetorin e një aktivisti të nderuar të Diasporës z. Mark Qehaja

E hene, 28.09.2020, 08:49 PM


Në 60-të Vjetorin e një aktivisti të nderuar të Diasporës z. Mark Qehaja

U nisa nga fshati im i lindjes Tetaj një fshat i thellë në zonën e Nikaj Mërturit për në Tiranë për në shkollën ushtarake “Skënderbej”, me një valixhe druri me çelës ku kisha mbyllur pasurinë time me disa ndërresa dhe disa kokrra mollë që e aromatizonin ajrin përreth.  Aty po projektoja pa ditur të ardhmen time. M.Q.

Nga Keze Kozeta Zylo

Gjashtë dekada jetë nuk janë as pak as shumë, e rëndësishme është si i ke kaluar ato gjashtë dekada në jetën tënde.  Ndonëse për njeriun gjithmonë vitet ikin vetëtimthi, përsëri ato ngelen në kujtesë si gurë diamanti që nuk ndryshken kurrë.  Në një ditë të diel në “Taverna Kyclades”, Queens Kryesia e Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” organizoi ditëindjen jubilare të z.Mark Qehaja njëherazi dhe kryetar i kësaj shoqate.  Për shkak të Pandemisë botërore numri i pjesëmarrësve ishte tejet i kufizuar prandaj kryesia kishte vendosur që ta organizonte këtë ditëlindje ceremoniale vetëm me anëtarët e kryesisë. 

Në krah të tij qëndronte bashkëshortja e tij fisnike znj.Vera Qehaja e cila është një intelektuale dhe nënë shembullore dhe e devotshme në rritjen e dy fëmijëve të mrekullueshëm si Elisa dhe Denisi të mëkuar qysh në fëmijëri me traditat e mahnitshme të Kombit tonë.  Ceremoninë e ka hapur z.Imer Laçaj n/kryetar i Shoqates i cili i uroi plot përzemërsi dhe mirënjohje 60-të Vjetorin si dhe e vlerësoi punën e tij të palodhur per shoqaten.  Z.Laçaj në emër të kryesisë të cilët ndodheshin në tavoline si Alketa Veshi (sekretare) Nikollë Nilaj, Arta Xhaferri, Faton Zogiani, Glen Nutaj, i dorëzoi z.Qehaja pllakën e mirënjohjes për një kontribut të vyer për drejtimin e shoqatës dhe punën e saj serioze dhe të përkushtuar në Diasporë. 

Me shumë emocion u mirëprit fjala përshëndetëse e z.Qehaja i cili ndër të tjera tha se:  “Më keni nderuar si kryesi me mbështetjen tuaj të vazhdueshme qysh në fillim të krijimit të shoqatës sonë “Skënderbej”me kryetar z.Bashkim Shehu dhe anëtar nderi z.Qemal Zylo.  Tashmë shoqata jonë dëgjohet dhe respektohet jo vetëm në komunitetin tonë, por më gjerë se kaq.  Ai shprehu mirënjohjen e pakufishme për të gjithë anëtarët dhe tha se ma bëtë më të bukur dhe më të paharrueshëm udhëtimin tim 60 vjeçar.

Udhetimi im 60 vjeçar ka pasur zig-zaket e vështirësitë e jetës.  U nisa nga fshati im i lindjes Tetaj një fshat i thellë në zonën e Nikaj Mërturit për në Tiranë për në Shkollën Ushtarake “Skënderbej”.  Unë nuk i harroj kurrë lotët e nënës kur më përcollën, ishja më i madhi i fëmijëve.  Ecëm në këmbë me babain tim gati pesë orë dhe pastaj me një kamion zbritëm në Bajram Curri me një valixhe druri me çelës ku kisha mbyllur pasurinë time me disa ndërresa dhe disa kokrra mollë që e aromatizonin ajrin përreth.  Aty po projektoja pa ditur të ardhmen time. Lotët nuk i përmbahen kur përmend prindërit e tij të shtrenjtë për të cilët tha se ndihem tejet krenar ngase gjithë mundin dhe vështiresië e shumta i përkushtuan për fëmijët e tyre.  Tani pas 60 vjetësh në Amerikë jam i bekuar nga Zoti dhe se lutjet e prindërve të mi u dëgjuan vazhdoi z.Qehaja.”

Kemi pasur fatin t’i njohim shumë bashkatdhetarë në organizime aktivitetesh, por është shumë krenari kur në krye të këtyre aktiviteteve janë njerëz si Mark Qehaja. Si media

TV “Alba Life” kemi ndjekur shumë aktivitete të diasporës, midis tyre kanë qenë dhe të z.Qehaja. Ato kane qenë organizime shumë mbresëlënëse pasi ato janë realizuar me plot përkushtim, atdhetarizëm dhe kulturë. Z.Qehaja së bashku me kryesinë kanë ftuar personalitete të shquara të Diaspores si kongresistin Joe Di Guardi, këshilltarin e Nju Jorkut z.Mark Gjonaj, z.Marko Kepi, Presidentin e Organizates “Rrënjët Shqiptare”, ligjvënënsin z.David Tubiolo në Këshillin e Legjislatorëve të Qarkut të Westchesterit, z.Pashko Camaj, zv/kryetar i organizatës më të vjetër shqiptare, e shumë të tjerë deri dhe nga Shqipëria si poetin z.Agim Doci, “Mjeshter i Madh”, z.Paulin Zefi drejtori i Muzeut Lezhë, Dr.Rovena Vata etj.

Ishte gëzim për gjithë anëtarët kur Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej me kryetar z.Bashkim Shehu u mblodh në Manhattan në restorantin “San Marino” për të njohur anëtarët dhe simpatizantët e saj me marrjen e dokumentacionit, miratimin e shoqatës nga departamenti i shtetit të Nju Jorkut si dhe me statutin dhe programin për vitin 2019-të.

Kanë ngelur në kujtesën e shumë pjesëmarrësve aktivitetet si: Festimi i 73 Vjetorit të Shkollës “Skënderbej”, aktivitet me rastin e 550-të Vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, aktivitet në 106-të Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, festimin i 11-të Vjetorit të Pavarësise së Kosovës, aktivitet që nderoi me madhështi Pavarësinë e Amerikës.

Historike do të jenë dy ditë aktivitetet madhështore në nderim të At Gjergj Fishtës, Nderi IiKombit, që kulmoi me Simpoziumin Shkencor për At Gjergj Fishtën pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, New York.

Veprim human është mbledhja e fondeve për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri dhe që u dorëzuan pranë Vatrës, inisiatore për këtë nismë tejet mbështetëse në ndihmë të shqiptarëve.

Në Kosovë z.Qehaja u takua me përfaqsues të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës si me z.Jashar Ramadani (vëllai i heroit të Kosovës Agim Ramadanit), shefin e kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, me Kolonel Feriz Trezhnjeva si dhe me këshilltarë të Ministrit të Mbrojtjes etj.

Një veprim bamirës është dhe ndihma qe ka dhënë për të dëmtuarit nga tërmeti i nëntorit në Shqipëri ku z.Qehaja i vizitoi kokë më kokë disa familje të dëmtuara rëndë.

Kryesia e Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skenderbej” vazhdon të jetë aktive dhe në kohën e pandemisë botërore ku janë kryer disa takime në Google Meet dhe nje takim në një restorant në Queens në mjediset përjashta ku dhe u pranuan disa anëtarë të rinj.

Të gjitha këto aktivitete e nderojnë z. Qehaja dhe kryesinë që punojnë me aq përkushtim dhe seriozitet. Sidoqofte ne e festuam thjesht dhe me zemër ditelindjen e tij jubilare dhe ndërkohë urojme nje lider të vërtetë, sepse veprimet e tij janë frymezuese ashtu siç thonë Amerikanët: “If your actions inspire others to dream more, learn more, do more and become more, you are a leader." ... që përkthehet:

“Nëse veprimet tuaja frymëzojnë të tjerët të ëndërrojnë më shumë, të mësojnë më shumë, të bëjnë më shumë dhe të ecin më shumë, ju jeni një lider." ...

është njerëzore të urosh 60-të vjetorin e një bashkatdhetari në Diasporë aty ku na hodhën fatet dhe ta festojmë së bashku si një familje e madhe.

Gëzuar Mark Qehaja 60-të Vjetorin e ditëlindjes suaj dhe paçi jetë të gjatë!

28 shtator, 2020

New York



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: “Alba Life” me mësimet Online mundi Covdi 19 Kozeta Zylo: Lamtumirë koleg dhe gazetar i shquar Sulejman Gashi Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” NY do të fillojë në online vitin akademik mësimor 2020-2021 Kozeta Zylo: Kryesia e Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skenderbej” vazhdon të jetë aktive Kozeta Zylo: Ernest Koliqi dhe Martin Camaj dy shërbestarë të jashtëzakonshëm të Kombit Kozeta Zylo: Bisedë me znj. Zelfina Sela kandidate për deputete në zonën 5, në Maqedoninë e Veriut Kozeta Zylo: Homazh për Dardaneshën e Lirisë, Nekibe Kelmendin Kozeta Zylo: Urime Ambasadore Sahatqija, Bijë e denjë e Kombit tim Kozeta Zylo: Flet Dr. Pjerin Gjoni nga Fronti i Luftës Kozeta Zylo: Njeriu George Floyd meriton vetëm drejtësi, jo se është afrikan, por është Njeri Kozeta Zylo: Dr. Linda Ciu në vijë të parë në frontin e Luftës kundër Coronavirusit në Massachusetts Kozeta Zylo: Lamtumirë mësuesi veteran i Dibrës z. Zyhdi Daci Kozeta Zylo: Bojkena Selmanaj në vijën e parë të Frontit kundër koronavirusit, NY Kozeta Zylo: Teatrin Kombëtar e shembën, por historinë s’munden kurrë… Kozeta Zylo: Video Konference në Karantinë me mësuesit dhe stafin e Shkollës Shqipe “Alba Life”, NY Kozeta Zylo: Luftëtari i Nju Jorkut që mundi Coronavirusin kinez Kozeta Zylo: Lamtumirë Prof. Lume Juka! Kozeta Zylo: Lamtumirë Rikard Ljarja! Kozeta Zylo: Dr. Show! Kozeta Zylo: Lamtumirë Luis Sepúlveda Calfucura!

Video

Entela Binjaku: Denonconi dhunen kunder gruas


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora