E diele, 25.10.2020, 11:05 PM (GMT)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Vranësi vjeshte

E diele, 27.09.2020, 09:50 AM


Blerim Rrecaj

STACION TRËNDAFILASH

Mundësisht

Për askund mos u nis

Pa një buqetë buzëqeshjesh

Dhe ca trëndafila

E SHTUNË PARAVJESHTORE

I shkruam një botueseje

U takuam me një botues

E para na u përgjigj në email

Ia dërguam dorëshkrimet

Presim përgjigjje

Me të dytin u takuam në kafene

Pas një bisede të gjatë

Na tha që këtë vit për të botuar ne tek ai

Ne nuk kemi gjasë

Na përmendi librin e tij të sapo botuar

Dhe foli edhe për një manifestim ku mori pjesë

E në pragndarje

Ia dhuruam librat tanë të parë

E (PA)NEVOJSHME

E (pa) nevojshme

Të kujtojmë

Se ishim

Nën sundim robërie

Pastaj pas saj

Shumica

Nën ethe euforie

E tash të gjithë nën rrjeta kaosi të panevojshme

E (pa) nevoshme

Të deklarohemi

Se do përpiqemi

T'i shporrim

Këto udhë të gabuara pa shtigje

Që kanë hyrë në dekadën e tretë

PRAGVJESHTË

Pragvjeshtë me diell

Sikur të ishte pikëverë

Jashtë si toka rreth diellit sillu

Eja brenda mbyllu

Me të marrë malli

Për një ditë si kjo

VRANËSI VJESHTE

Fëmijët i çoj dhe i marr nga shkolla

Dhe ia mësyej andej kah fushat e arat

Për një shëti nëpër këtë vranësi

Me cicërima fillimvjeshte nga këta zogj të verdhmë në një pjesë të trupit

Që enden arave me misër ende të pakorrura

Ulem skaj një udhe

Qiellin me vranësi të butë

E kam mbi kokë si shtrat ëndrrash

Kjo erë më gudulis

Dhe mendoj

Për rrjedhën e deritashme të pandemisë

Dhe viruseve shumënumëta që lanë gjithë këto shenja si mëlmesa pengesash në rrugëtimin tonë

Hedh shikimin si grepin që e hedh peshkatari kah e ardhmja

Pëtej kësaj rrethoje telash

Me bar të paprerë ngjyrartë

Si penj për të thurur xhemperë

Ku rrijnë fidane mollësh buzëgjelbërverdha e buzëkuqe

Të pavjelura

Mbi të cilat kalojnë zogjtë si fëmijë fytyrëndritur për ta çukitur ndonjëren prej tyre

Dhe tufa pëllumbash si ushtarë të paqes

Ku era përplaset për parzmoret e qëndisura të tyre

Fillojnë ca pika shi që bien

Duke qëlluar krahë fluturash

E supe lulesh

Ti mendo për rrugën e kthimit

E nisu

Përderisa në një pupël të përhimtë shpendi

Puthitur me tokën

Është shtrirë e po luhatet kjo ditë vjeshte e vranët

ERDHI KOHA

Erdhi koha që kësaj kronike me vjersha

Që më pëlqen

Ta quaj poetike

Ta nis për publikim

Të më shihni në pasqyrë

Te Zemra me zemër të dlirë

Po s'di a bëra mirë që hoqa tri a katër sosh

Po shnosh



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora