E diele, 25.10.2020, 10:40 PM (GMT)

Komente » Xharra

Fahri Xharra: Plisi “qenka” i serbëve?

E diele, 27.09.2020, 10:33 AM


Plisi (qeleshja) “ qenka” i serbëve ? (1)

Shkruan Fahri Xharra

“Rruga  e nisur ishte ajo e duhura dhe ishte vërtetë evolutive, por pa ditur se ç`bëjmë dhe si t`ia bëjmë, ajo ka mbetur në vend, dhe kështu po shkojmë drejt një involucioni rraskapitës dhe vetsgjësuaes. Ne duhej të ndërtonim në themel të fortë. në shkëmb, që të qëndrojë e të mos vijë uji e ta na merrë. Ose drurin që nuk e kemi mbjellur vet, lehtë do të na e shkulin  me rrënjë”

Këto fjalë ishin si hyerje për politikën, gjuhën, historinë dhe ardhmërinë tonë që si duket është duke u shkulur me rrënjë.

Heshtja e jonë kolektive, dhe mashtrim që na u bë si duket do të jenë vetasgjësues, një vetshkatërrim që as që po e vërejmë, por ai po e gërryen me rrënjë çdo gjë shqiptare.

Ju kujtohet lahuta shkoi në Serbi, çiftelia shkoi në Iran,

“Eposi i kreshnikëve” u varros në heshtjen tonë. Radhën e kanë xhubleta dhe tani edhe plisi.

Kur lexova në shkrimet serbe se plisi na qenka “gjithë- ballkanik”, apo më saktë na qenka “serbo- pellazg”, rash në dy gjuj duke mos ditur të gjej fajtorin e kësaj “humbjeje”.

Interesante qënka jeta dhe historia e saj, plisin që as “grekët” e as romakët nuk u munduan ta bënin të vetin, bile as turku gjatë gjshtqindvjetshit mbi ne , tani  ia “arrijnë “ serbët’

“Lueje shqiptar kryet e bullit” nëse mundesh ! Shkrimi që më ka goditur më së shumti dhe që është më bindësi për boten e pa informuar, për botë dashakeqe është

“ЧЕЧЕ – СТАРОБАЛКАНСКА БЕЛА ВУНЕНА КАПА”

( Plisi- kapuç i vjetër ballkaninik nga leshi i bardhë ) , të shkruar nga Milosh Nikolajeviq.

E mendova se si t`i përgjigjëm këtij ia shtuquajtur “njeri i civilizuar “ duke e ditur që përveq lexuesit tim besnik, askush tjetër  nga qarqet e larta institucionale nuk do e hapë gojë, Jo të më shprehin fjalë miradije për mua por të dalin me komente dhe shkrime akademike dhe t`i botojnë në të gjuhët e njohura të Europës për ta hedhur teorinë serbe të përvetësimit të një gjëje që nuk është e tyre, dhe që heshtja është aprovim , pajtim atëherë plisi i shenjt mbetet serb.

“ Të gjithë e  njohim kapuqin e bardhë shqiptar- Keqe, e dimë që është pjesë e traditës dhe e kulturës së popopullit shqiptar – e fillon shkrimin , autori serb, e dimë gjithashtu për fotografitë e Shqiptarëve, ballistëve dhe kaçakëve të cilët nëpermjet ushtrive okupuese i nbysin serbë në Kosovë e Metohi”- e vazhdon  studjuesi me vaj dhe dhëmbshuri shkrimin e tij. Duke u nisur nga kjo duhen të bëhen shumë hulumtime për shqiptarët dhe Shqipërinë, kulturën e tyre, traditat , folklorin e posaqërisht veshjet popullore, të cilat janë vjedhura nga ne”

Si guxon ky njeri të shkruan në këtë mënyrë , duke e ditur se absolutisht gënjen, por e ka një bazë; sa pëqind të pleqve sot e mbajnë plisin dhe në vend të tij atë të haxhillykit ?

Shkrimi nuk mbaron me kaq  por ai e vazhdon”Me argumente  të shkruara si dhe me foto-argumente do iu tregojmë që kapuqi i bardhë tradicional- që njohet si keqe ( plis fxh) nuk është shqiptar por pasuri kulturore shumë e lashtë paraserbe-pellazgjike, e cila nga mos dituria, mos njohja e së vërtetës ao është errësuar dhe harruar edhe nga serbët “

Pra plisi po i çet pellazgët në dritë ( pellazgët që mohohen nga akademitë i thënçin shqiptare) por si trashëgimi serbe.

Pjesa e dytë : Vërtetë i kujt është plisi ?

Fahri Xharra, 26.09.20

Gjakovë



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora