E merkure, 24.04.2024, 05:13 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: A po kthehet serbia pakëz në shtetin e pavarur Republika e Kosovës?

E premte, 14.11.2008, 06:57 PM


Xhevat Rexhaj
A PO KTHEHET SERBIA PAKËZ NË SHTETIN E PAVARUR  REPUBLIKA E KOSOVËS  ?

Nga Xhevat Rexhaj

Viti 2008, kriza financiare në botë, po thuhet kështu, se nuk është aspak e vërtet, shtetet e forta janë edhe më të forta se ato mund të shtypin sa të duan monedha, pra pa problem. Ne e kemi një thanje, e kam dëgjuar te dajat e mi se janë nga Drenica kur thoshin “ buallicat çkrryhen  në puse me ujë e bretkosat zihen  dhe cofin përfund”

Aleati më i madh dhe i vetmi i palëkundur gjerë me tani i yni SHBA ja, me 700 miliardë Dollarë shtesë, ia futi mirë Rusisë dhe disa evropianëve që deshën ta dobësojnë dollarin, pra nuk ka krizë në Amerikë jo, por ka krizë në mendjet e mbrapshta të politikave shqiptarë, disa gazetave shqiptare, disa OJQ-ve kinse shqiptare apo disa analistëve kinse shqiptarë. Marri kur njeriu dëgjon, lexon  e shikon se si shqiptarët e lëmive të ndryshme e kanë problem situatën financiare botërore, e nuk merren me përlloqjet dhe marrëzitë brenda shqiptare. Duhet të thuhet haptas se është marri e madhe se si sillen mjetet e informimit në përgjithësi me realitetin për dhe rreth shqiptarëve.

Thuaj të gjitha janë në vartësi të njerëzve me influencë nëpër institucione, janë në vartësi nga qeveria, nga Presidenca dhe besa edhe nga bosët e tyre që mjelin përfitime nga institucionet e sotme. Si të thuhet se janë mjete të informimit këto marri shtëpia informuese të, të gjitha llojeve kur  shanin dhe linçonin Institucionet e para rishpalljesë së pavarësisë si të marra, korruptuese, të paafta, të pa profesionalistet, të nënshtruara nga të huajt, i quanin hajna, rrenca, mafiesh e çka jo tjetër. Ndërsa tani kur ka një qeveri, një president, një Parlament me kompetenca dhe me Kushtetutë, që kanë mundësi të veprojnë dhe të jenë efikas për shtetin, ata  e vjedhin dhe e shkallmojnë këtë shtet, e mjetet e informimit bëjnë sehir, nuk bëjnë zë, e kanë kërkuar Thaçin me të tjerët e kanë dhe tani nuk guxojnë të kritikojnë, nuk guxojnë se kanë hëngër përpara dhe tani duhet të shuajnë, pra duhet të jenë bashkëpjesëmarrës të marrisë që po ndodh. Nuk ka transparencë, nuk ka komunikim të mirëfilltë me media, nuk ka bashkëpunim me opozitën për tema madhore shtetërore dhe nuk ka kurrfarë dhanje llogarie se ku jemi tani. Kjo nuk është situatë e para njohjes formale të pavarësisë, këta Institucionalistë që ende nuk i kanë plotësuar vendet me diplomatë dhe me zyrtarë nëpër ministri  nuk e duan shtetin, jo këta e duan veten dhe për të mirën e tyre kanë gjetur dhe kanë frikësuar mjetet e tëra të informimit që mos të shkruhet dhe mos të thuhet shumë kundër zyrtarëve që pasurohen dita ditës, e Beogradi punon dhe vepron ditën e natën dhe tani bëhet hisenik në Kosovë prapë dhe ku në Kosovën  e Pavarur.

Mburravecat e mëdhenj të rishpalljesë  së pavarësisë ishin ra në letargji dhe bënin” sehire” bënin patriotizëm folklorik besa edhe patriotizëm financiar, shkonin nëpër bregdete, nëpër ahengje dhe luanin k... me atë se çfarë bënë Beogradi. Këta fatzinj që u gjetën rastësisht në udhëheqje të shtetit, nuk kishin as mendje as dije dhe as tru të përcillnin se ky vit ishte vit i zgjedhjeve në Amerikë, ishte vite ku tërë bota interesohej ta shkatërroi Bushin, ishte vit kur forcat e majta botërore ishin të interesuara që të dobësohet Amerika dhe me atë të qitej në harresë dhe të bisedohej prapa shpine për Shtetin e ri Kosovën në mes OKB së dhe Serbisë.

 

Flamuri i Dardanisë- në të ardhmen e afërt
Kur F. Sejdiu dhe H. Thaçi tereshin dhe lageshin në ujërat e Shqipërisë, B. Tadiqi dhe V. Jeremiqi, një diplomat i ri por nacionalistë dhe serb i fortë për Serbin, i binin rrotull e përqark botës për ta dobësuar Kosovën, e arritën  në Asamblenë e Përgjithshme. Kur liderët tanë merreshin me emra dhe përjashtime për të shara  dhe ofendime, merreshin me probleme partiake, me tenderë dhe me prerje shiritash për disa investime të vogla; Serbia arrinte finalizimin e futjes reale të organeve serbe në zemrën e Kosovës. Marri dhe përgjegjësi e madhe për Institucionet tona, në këto raste fatzeza gjinden edhe disa probleme me spitale të ndryshme private, me raste të tilla mjetet e informimit janë më shumë të angazhuara se si ta shkatërrojnë Ministrin se sa se si po donë me na shkatërrua tani Serbia, tani kur jemi Shtet- a ka kuptim kjo, jo nuk ka.

Prandaj për këtë marri që na ndodhi me 6 pikat e B. Ki Mun që i pranoi nga Serbia fajin e njëjtë e bartin gati të gjitha mjetet e informimit, këtu me sinqeritet e kisha veçuar gazetën më realiste dhe më të moderuar “ ZËRI”, aty lexohen informime të dorës së parë dhe të shtjelluara mirë. Fuqia e shtatë ka rol dhe rëndësi të madhe në një shoqëri dhe në një shtet, mirëpo fuqia e shtatë mund të luaj edhe rol katastrofal në një shoqëri dhe në një shtet, këtë po e shohim tani në Kosovë, në shtetin e pavarur, por mjerisht të varur nga dy njerëz dhe dy grupacione të ndihmuara nga mjetet informative, populli ende inferior, deri kur se Serbia po donë me u kthye këmbëkryq në Kosovë? Të veproi Parlamenti, sa nuk është vonë se...

Parlamenti i popullit herdokur i sjell simbolet që i dëshiron populli.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora