| E shtune, 26.09.2020, 09:57 AM |
Enver Bytyçi:
Dje
në Kosovë kishte valë arrestimesh. Kreu
Shoqatës së Veteranëve të Luftës, një ish- shef zbulimi në FSK, si dhe
një eksponent tjetër i kohës së luftës në Kosovë u arrestuan nga forcat
policore të EULEX-it si dhe hetuesit e Gjykatës Speciale. Mënyra se si u bënë
arrestimet ishte fyese, denigruese.
Por
dhe angazhimi i kësaj shoqate nën regjinë e Hashim Thaçit për t'iu kundërvënë
Gjykatës Speciale të Kosovës ishte i paprecedentë. Dosjet me mijëra faqe që
dikush me maskë i la në zyrat e shoqatës ishin provokim për Gjykatën Speciale.
Njeriu ose njerëzit me dosje në duar shkuan disa herë në këto zyra. Krerët e
shoqatës i pranuan ato me shumë dëshirë dhe nuk bënë asnjë përpjekje për të
bashkëpunuar me policinë për kapjen e personit/personave që i çonin aty.
Policia
heshti dhe duket që Agim Veliu bashkëpunon me dikë. Prokuroria po ashtu heshti.
Presidenti nuk u ndje. Përkundrazi, fërkoi duart me shpresë se do ta zhbënte
Gjykatën Speciale e do t'u shpëtonte akuzave kundër tij.
Logjikisht
duhet vlerësuar se në këtë aksion kishte dorë Beogradi. Dosjet e akuzave të
Gjykatës Speciale janë përgatitur më së shumti në Beograd. Në to ka shpifje pa
fund. Pikërisht për këtë arsye ato u dërguan në zyrat e shoqatës në fjalë.
Qëllimi ishte që kjo shoqatë të nervozohej nga shpifjet e Beogradit dhe të
fillonte aksionin e protestave kundër Gjykatës Speciale.
Në
Hagë e kuptuan lojën e Serbisë dhe të Aleksandër Vuçiç për destabilizimin e
Kosovës. Po Hashim Thaçi pse heshti? A kishte dorë në këtë lojë dhe cili ishte
roli i tij?! Nëse ai ka dorë dhe ka bashkëpunuar me Serbinë për këtë qëllim,
kostoja për të do të jetë e tmerrshme!