E premte, 19.04.2024, 01:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Valbona Hadri: Seç qenka vallë...

E premte, 25.09.2020, 04:14 PM


Seç qenka vallë...

Thotë ndryshe dhe vepron ndryshe.

Ka fytyrë njeriu dhe veprim leopardi.

Thotè: të kam Dritè, Diell dhe Hënè.

Të kam pasqyrë deti gjithë kaltèrsi. Në sytë e ty mbushem ëmbëlsi gruaje.

Të kam Frymë jetë dhe të vetmën dashuri.

Pastaj papritmas, ngjan në ndryshim moti uragan i tërbuar, që shkul rrenjë lisi së bashku me krahët e fluturës në mua.

Apo një trazim valësh deti që shkunden mbi mua, përlarë botën time të pafajshme, duke i hedhur fjalët pa dhimbje për mundin e një decenie dashurie.

Deri kur duhet të përballem me dashurinë e përhënur pèr të  justifikuar frustrimin e tij ?!

02.09.2020

Valbona R. Hadri



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora