E shtune, 31.10.2020, 10:09 PM (GMT)

Kulturë

Remzi Limani: Poezi me aromë gruaje prej trëndafili

E premte, 25.09.2020, 04:12 PM


POEZI ME AROMË GRUAJE PREJ TRËNDAFILI

Poetja, Linda Dërvishi, na dhuron më të bukurën që mund ta mendojmë në prehrin tonë, për ta përjetuar hyjnoren parajsore nëpërmjet fjalës së shkruar nga një poete e arrirë dhe e padiskutuar për vlerat e saj

Shkruan: Remzi Limani

Kur flasim për poezinë mirëfilli të ndërtuar, pashmangshëm na bien në vesh vjershërimet e poetës respektive, Linda Dërvishi. Znj. Linda, në vukabularin e saj poetik, rrjedhës së fjalës i mundëson rrjedje të lirë, pa e fshehur të bukurën e shpërfaqur, të cilën të gjithë ne e admirojmë, ta lexojmë dhe ta përjetojmë si ngjarje dhe si përjetim, duke i anashkaluar ca zëra të fshehur në botën e njeriut provincional, i cili na shtiret si "profet" dhe kundërshtar i të bukurës poetike, të cilën poetja jonë di ta servir me të gjitha pikat neuralgjike, për ta zhveshur kurmin e një trupi të bukur në një seancë dashurie, pa të cilën, bota do të vafërohej në kuptimin e një panorameje, pamjesh ndër më të bukurat, që mund t'i zë syri i njeriut të edukuar për të dhënë dhe për të marrë nga e bukura hyjnore, e stërpikur me aromë trëndafilash mbi lëkurën e një femre të mbular me push pjeshke gjithnjë të lakmuar. Në kontekst të së bukurës, dashurisë dhe lojës hyjnore mes dy zjarreve të ndezur nga yjet ngjitur qiellit, poetesha Linda na thotë: /Mallit për Ty/ Ndez vendet e shenjta me sy/. Pastaj vazhdon më poshtë: Këputem e bie në gjunjë/I shkopsitem diellit/Për dy rreze të zjarrta/Mes gjinjsh/Ku thithmat shpërthejnë/ Aromën e ujit të drandofiltë/. Ja pra, sesi ndërtohet poezia e një dore e mendjeje të sigurt, për të thënë atë që duhet thënë pa hezituar, sepse bota e njeriut është e ndërtuar nga ndjenjat dhe emocionet, të vetmet që na bëjnë të ndihemi njerëz dhe të dallojmë nga kafshët, të cilat s'dinë t'i shpërfaqin përjetimet e tyre - ose nga ca njerëz, që derdhin jargë nga lakmitë dhe shesin moral të cilin nuk e posedojnë. Kjo pra, poezia e Lindës, na dhuron më të bukurën që mund ta mendojmë në prehrin tonë për ta përjetuar të bukurën parajsore nëpërmjet fjalës së shkruar nga një poete e arrirë, siç është, Linda Dërvishi.

Së fundmi, poetës, Linda i dëshirojmë edhe shumë shpërthime poetke, të këtij niveli - poezish të padiskutueshme për kah vlerat e një poezie moderne.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Entela Binjaku: Denonconi dhunen kunder gruas


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora