E premte, 19.04.2024, 10:35 AM (GMT+1)

Kulturë

Patricia Lidia: Dedë Preqi bekimi i lotëve të Kosovës në trojet e mërgimit

E hene, 21.09.2020, 07:58 PM


DEDË PREQI DHE BEKIMI I LOTËVE TË KOSOVËS NË TROJET E MËRGIMIT

Nga Patricia Lidia

Unë nuk do të thosha se Kosovës i mungojnë poetët. Dedë Preqi është njëri ndër ta – një nga poetët e talentuar të diasporës shqiptare. Poezia nuk kufizohet si ide dhe prezantim i përkohshëm, por poezia përjetohet dhe shijohet me admirim. Poezia  e Dedë Preqit më kujton paragrafin e parë të esesë "Mendime për poetët dhe poezinë", nënshkruar nga Ionu? Caragea: "Poezia është një hapësirë, ku çdo e vërtetë mund të jetë utopi dhe çdo utopi mund të bëhet e vërtetë dhe realitet. Prandaj poezia mund të jetë një paralelizëm utopik, një parajsë e përmbushjeve utopike, në një kohë jashtë kohe.”

Poezia është një ndjenjë e pavdekshme përmes hiperbolizimit. Temat e adresuara prej Dedës, në shumë vëllime të tij janë: lufta patriotizmi,  nostalgjia për vendlindjen, padrejtësitë shoqërore, virtytet e njeriut të thjeshtë, dashuria ndërvëllezërore dhe atdhedashuria. Në librin me poezi “Bekimi i Lotëve”, i cili është përkthyer edhe në gjuhën rumune, nuk është vetëm një fjalë imagjinare, por një realitet, që shpërthen në lot, dhe ai lot i mërgimit përballë sakrificave të shumta, derdhët në vargje dhe në një rrëfim mahnitës, që shumë mërgimtarëve ua ka zënë frymën, ndërsa shumë të tjerëve ua ka qelë sytë dhe ua ka mbushë sofrën.

Le të flasim pak për vetë poezinë e tij! Një nga arsyet e lirikave të Dedë Preqit është qartësia e imazheve ("Mërgimi më djeg / Mallin nuk më largon" (Bekimi i lotëve), subjekte të energjizuara nga luhatjet befasuese të perspektivës ("Një copë bukë / Për një copë jetë ”), etj. Poeti është gjithashtu një mjeshtër i metaforës: ("Diku në zemrën e Qiellit, / Rrufeja goditi." – në poezinë "Dje") dhe i krahasimit: (Rrugët kryqëzohen / si rrjetë merimange" - "Udhëtari memec"), figura stilistike të cilat ai i përdor me saktësi dhe me freski të pashembullt. Poezitë e Dedës përmbajnë pyetje retorike, të dhimbshme si plagët e spërkatura me uthull të lëna nga ferrat në kurorën e Jezusit në kryq: "Kur qesh / Pse qesh? / Kur qaj / Pse qaj? / Kur këndoj / Pse këndoj?" (Pse ?).

Deda shkruan në një gjuhë të thjeshtë, me metafora transparente, të qarta, pa ndërtime të sofistikuara stilistike. Një diskurs i qetë herë me rimë e herë lirikë, një "heshtje mërgimtare" (duke marrë parasysh vendin e egzilit), por që fsheh - kjo ndihet - një tension, një dramë e ekzistencës që tërheq vëmendjen tonë. Po, e kam lexuar me një adhurim të veçantë poetin Dedë Preqi, e lexova edhe në përkthimin e Baki Ymerit, jo në në dremitje, por në heshtje, me një mendje të pastër, për të deshifruar dhe për të shijuar çdo shkronjë të çdo fjale, që ia vlente.

Poezitë e Dedës janë lloj i shkrimit që i jep mirë përkthimit, të paktën në teori. Sa më e qartë, aq më e drejtpërdrejtë duket në poezi. Vlera të mirëfillta lirike që bazohen në forma ekstreme, jo vetëm në diksion por edhe në sintaksë. Por ajo që duket tejet e thjeshtë, në të vërtetë është shumë e komplikuar. Kjo është e mjaftueshme. Në disa mënyra, sigurisht - lexoj poezi për argëtim, por edhe me vlera ushqyese nga pikëpamja kulturore. Ne mund të shijojmë liritë që merr autori për t'i dhënë një formë dhe kuptim të ri tekstit ose mund t'i hedhim poshtë plotësisht ato. Frymëzimet e Dedës janë të thjeshta. Poezia nuk shitet, poezia nuk kopjohet, poezia nuk është e parëndësishme. Përkundrazi, poezia lexohet, ndjehet dhe shijohet me ndjenja shpirtërore.

A është e mundur të jetosh edhe pa poezi? Assesi! Nuk mundesh, natyrisht se nuk mundesh, si një njeri që dinë shkrim-lexim dhe ke një shkollim të lartë, apo Universiteti, sepse në poezi gjenë ushqimin e shpirtit dhe krijimin e fuqishëm që shpërthen brenda vetës. Poezia është një nga format e shumta të shprehjes artistike të të qenit në botë, për të menduarit për botën dhe vetveten brenda saj. Dedë Preqi, sado i njohur nga lexuesit dhe kritikët shqiptarë, mbetet kryesisht njëri nga poetët besnik të fjalës dhe vargut, në trojet e mërgimit, i cili krijon dhe e ruan me kujdes dimensionin poetik.

Në kuadrin e librit të Alban Vokës (Kopshti poetik dhe publicistik i Dedë Preqit), prezantohen me shkrimet e tyre: Marius Chelaru, Baki Ymeri, Engjëll Berisha, Gjovani S. Shkurtaj, Ramiz Dërmaku, Nokë Sinishtaj, Alban Voka (pseudonim letrar i B. Ymerit), Pjetër Ndrecaj dhe Patricia Lidia. Libri ka rreth 100 faqe dhe e pa dritën e botimit në kuadrin e Editurës (Shtëpisë Botuese) Amanda Edit, në Bukuresht (2020). Përndryshe, Zt. Dedë Preqi është autor i një numri të konsideruar shkrimesh në “Bota sot” dhe “Zemra Shqiptare”, si dhe i këtyre librave të botuar në Bukuresht dhe Gjakovë: “Jeta frymon përsëri” (botim i autorit, Gjakovë 2004), “Kur zgjohet dielli” (poezi për të vegjël, Gjakovë 2004), “Jam unë” (poezi, Gjakovë 2007), “Jeta është agimi” (poezi, Gjakovë 2007), “Ti ishe një porosi, poezi” (përkushtim për Nënën Tereze, Botoi Klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi” Gjakovë, 2008), “Fshatit tim Ballëdrin” (Klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, Gjakovë 2011), „Gjyshi dhe Adinisi“ (poezi për fëmijë, Klubi letrar „Gjon Nikollë Kazazi", Gjakovë, 2011), „Etje e ngjyrave“ (poezi, Klubi letrar „Gjon Nikollë Kazazi", Gjakovë, 2011), „Binecuvantarea lacrimilor/Bekimi i lotëve” (Amanda Edit, Bukuresht, 2012). “Lot Atdheu” (album vlerash publicistike). Veprat me publicistikë: Lot Atdheu, Bukuresht, 2012; Meditime Mërgimtare, Bukuresht 2013; Kushtrime nga Mërgimi, Bukuresht 2013; Jehona e Fjalës Magjike,Bukurest 2017; Kosova nëpër Tehun e Imazheve, Bukuresht 2019; Kosova para Perdeve të Hapura të Botës, Bukurest 2019.

PËRMBAJTJA E LIBRIT «KOPSHTI POETIK DHE PUBLICISTIK I DEDË PREQIT»

SHQIPTARI QË NA DHURON VARGJE PËR FRESKIMIN E SHPIRTIT

PËRMES VARGUT DERI TE PUBLICISTIKA

LOTËT E BEKUAR TË UNIVERSIT KOSOVAR

KRITIKA NË ROLIN DYTËSOR, DUKE PLOTËSUAR ORIGJINALITETIN

DURIM, FRYMËZIM DHE ORIGJINALITET

WILLKOMMEN IN GOETHES SPRACHE HERR PREQI

MIRËSENAERDHËT NË GJUHËN GJERMANE, ZOTI DEDË PREQI

ENERGJIA KRIJUESE E SHPIRTIT SHQIPTAR

KONSIDERATA KRITIKE

LUMENJTË E DASHURISË MËRGIMTARE

IDE TË QARTA, ELEGANTE DHE DRITËDHËNËSE

Poezia e Dedë Preqit

BEKIMI I LOTËVE TË KOSOVËS

NË TROJET E MËRGIMIT

Diaspora na jep leksion se si duhet të funksionojë një shtet demokratik

Origjinalitet, dinjitet dhe integritet

DISA RECENSIONE NË GJUHËN RUMUNE

BIOBIBLIOGRAFI



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora