| E shtune, 19.09.2020, 06:27 PM |
GJUHA SHQIPE - DËSHMI E SË VËRTETËS HISTORIKE
Atje lart në ato male , një ditë udhë prej
këtu (Shkodrës), njerëzit jetojnë siç kanë jetuar para njëzet shekujsh, para se
të dinte kush për grekët, romakët apo sllavët. Atje lart ka qytete
parahistorike, gjallërojnë legjenda, këngë e zakone që kurrë s´i ka dëgjuar
kush. - Francesa
Hardi
Nga Fatbardha
Demi
Ky
frymëzim historik i albanologes Francesa Hardi dhe amerikanes Rose W.Lane u bë
shkas i një «kuvëndi
» të
pazakontë deri më sot në shkencën e Lashtësisë, ku u përballën legjendat
popullore të malësorëve shqipetarë të Thethit, me botimet e studiuesve
botërorë, mbi popujt e parë të Gadishullit dhe origjinën arbërore apo greke të
Aleksandrit të Madh (356 – 323 p.e.r.).
Miket
dëgjuan të habitura emrat e 21 mbreterve paraardhës të Lekës së Madh, siç e
thërrisnin ata, si dhe Emadhinë e Mat-it
(Shqipëri) ku ai kishte lindur. Rreth zjarrit
të vatrës, plaku i shtepisë së Sadri Llukës, u tregoi se ky bir i dy prindërve
shqipetarë, u pais me shumë dituri nga bashkombasi i besuar i Filipit II-të të
Maqedonisë, Aristoteli
(384–322 p.e.r.) i fisit të Ajeropit, i vendosur në Maqedoni.
Në qëndër
të këtij « kuvëndi »
shtrohej problemi i origjinës etnike të figurave historike dhe mitike të
popujve në Gadishullin pellazgjik
(ballkanik), që vijon t´i përball studiuesit edhe në ditët e sotme. Duke qënë
një problem që lidhet me të VËRTETËN
dhe METODËN në shkencën historike, do të nisim me
gjurmimin historik dhe gjuhësor mbi fiset që emërtohen «greke »
dhe « shqipetare
».
Grekët
si fise Indoeuropiane
Historia e Lashtësisë fillon me ardhjen e fiseve
Indoeuropiane, midis të cilëve edhe fiset « greke ».
Gjuhëtari Francesco Villar (Gli
indoeuropei e le origini dell'Europa. Lingua e storia.) pohon se: « Fiset
indoeuropiane të etnis greke, janë çfaqur në Greqi në periudhën e Bronxit (...)
Këto fise vinin, ka shumë mundësi, nga Epiri dhe Thesalia qëndrore, duke
zhvilluar në Greqi atë që ne e
përcaktojmë Qytetrim mikenian, qytetrim që rënohet rreth shk.XII p.e.r , kur ,
ka shumë mundësi, janë çfaqur në gadishull fiset, gjithëmonë indoeuropiane, të
Dorëve ». (1)
Nga 14
teza të shtruara në shk. 19-të e deri në ditët e sotme dhe e para historikisht,
origjina e fiseve Indoeuropiane shikohet në Indi, bazuar tek gjuha sanskrite e
pranuar si më e lashta. Kjo ide u mbështet nga Gordon
Childe (The Aryans,1926) me teorinë e tij, mbi pushtimet
e fiseve të ashtuquajtura « arjane
» të stepave aziatike, që u përhapën
drejt Perëndimit. (2)
Giuseppe
Ciardi-Dupre në Enciklopedinë Italiane (1933) sqaron se shprehja « indoeuropian » duhet kuptuar si « popuj që flasin gjuhët
indoeuropiane » (...)
Me një fjalë, ka një
lloj gjuhësie indoeuropiane, por nuk ka asnjë fis apo racë indoeuropiane. (3) Metoda
e ndjekur për tezën « indoeuropjane » ka qënë krahasimi i fjalëve të
përbashkëta apo të ngjashme në gjuhët e popujve të ndryshëm, me synimin e
zbulimit të histoisë së gjuhëve në Euro-Azi dhe të gjuhës « mëmë »-
rrënjë e pemës gjuhësore.
Kjo metode ka pesë
mangësi kryesore :
1. Janë krahasuar gjuhët e vjetra me të rejat , si dhe
dukuritë gramatikore, si mbaresat, parashtesat, nyjet, kohët e foljeve, etj. që
janë dukuri të periudhave më të vona historike të gjuhëve në studim.
2.Nuk është marrë parasysh historia e popujve, mbi gjuhët
e të cilëve behej studimi, levizjet dhe
përzjerjet (sidomos me ato mongole) që kanë pësuar ndër shekuj apo
çfaqja e vonshme si popull dhe gjuhë, siç janë fiset sllave të Gadishullit
ballkanik.
3. Nuk është marrë parasysh dallimi midis gjuhëve
« naturale » (i popujve parahistorik) dhe atyre të ndërtuara artificialisht ( gjuhët
kishtare apo të shekullit 18-19).
4. Mos përqëndrimi tek fiset Atllantido-Pellazge, fiset e para që njeh historia
europiane. Emigrimet dhe pushtimet e tyre, për një periudhë shumë të gjatë
kohore, kanë lënë gjurmë në popullsinë e Euro-Afro-Azisë. Gjuha e tyre gjallon
akoma, e folur dhe e shkruar, dhe me një fond të pasur dialektor dhe folklorik
tek pasardhësit e tyre historik.
5. Përjashtimi në studim, i shkencave të tjera ndihmëse
si Besimi (emrat në teologji dhe mite, emërtimet e riteve, objekteve fetare,
etj.), Historia, Arkeologjia (epigrafet), Gjeografia (emërvendet), dhe sidomos
Dialektologjia e gjuhës shqipe, të cilat kanë lidhje me lashtësinë e gjuhëve
dhe të popujve. etj.
Mangësinë më të rëndësishme në metodën e Gjuhësisë
krahasuese dhe historike e zbulon Petro Zheji « Shqipja dhe
Sanskritishtja » duke
theksuar se : gjuha e cila e shpjegon kuptimin gjuhësor të fjalëve në gjuhët e tjera (që
përputhet tek emrat edhe me mitin - shën im), që ato vetë nuk e arrijnë ta bëjnë, është më e lashta. (4)
Poshtë kemi tre shëmbujt, një i mitit pellazg (grek,
sipas Historisë botërore) dhe dy fjalë nga mitet budiste në gjuhën sanskrite.
Emri
më i rëndësishëm i mitologjisë Dodonase –Zeusi, sipas Pitagorës shqiptohet « Zan ». Mbas shumë
kërkimesh, pohon Dr.Arif Mati, në studimin e gjuhëve europiane, e madje të
ashtu- quajtura « indo-europiane »(të vjetra dhe të reja),vetëm gjuha shqipe
arrin ta bëj të kuptueshëm atë, nëpërmjet dialektit geg të Shqipërisë :
Zan, Zani që do të thotë - zë, zëri. E kjo përputhet plotësisht me vetë kultin e Zeusit në tempullin e Dodonës
(orakullit të përmëndur në të gjithë
Lashtësinë parahelene dhe arkaike).Të kujtojmë, se Pitagora rridhte nga një
familje me origjinë tirrenase (Tirrenët ishin etni të afërta me Pellazgët) dhe
ka gjasa, që ai ta mbante akoma mënd gjuhën prindërore. (5)
Satya Loka (Sans.) – shpjegohet :Vëndi i pastërtisë
dhe mënçurisë së pafund. Në gjuhën sanskrite fjala « lok » nuk
tregon «vënd »,
ndërsa në dialektin geg të shqipetarëve edhe sot kjo fjalë përdoret për vendin.
Trilokhana (Sans.)- Emri i perëndisë
më të rëndësishme në Indi-Shivës. Këtu kemi tre fjalë të
pastra shqipe : tre (dial çam- tri)+lok/vënd+Hana = vëndi i Zotit/Hënë, e cila
në besim simbolizohet me numrin 3. (6)
Sipas mitit, syrit i tretë i Shivës ndodhet në ball dhe shpreh vendin e « energjisë krijuese » të Zotit- Hëna (dial.geg Hana), të cilën e mban mbi kokë.
Të tre
rastet e marra nga shkrimet e sanskritishtes dhe greqishtes, që mbahen sot si
gjuhët më të lashta, dëshmohet se vetëm gjuha shqipe arrin t´iu jap kuptimin e
saktë gjuhësor. Duke marrë në shqyrtim fjalë jo rastësore, por të përsëritura
të sanskritishtes, pohon Petro Zheji : « Arrijmë në përfundimin se
gjuha shqipe është më e lashtë se sanskritishtja »,(7) rrjedhimisht, Atllantido-Pellazgët ishin fiset me gjuhën më të
lashtë
në historinë e Euro- Azisë. Vincenzo Gioberti
(1801-1852), një prej figurave kryesore të Rilindjes
italiane, pohon se gjuha shqipe përmban gjurmë të gjuhëve që qarkullonin në
Greqi, para pushtimeve deukalioniane, dmth para formimit të popullsisë që
emërtohet « hellene ». (Primato,
Bruselles 1844T.II, p.133) (8)
E trajtuar gabim, nuk është vetëm teza « indoeuropiane
» e shk.19, por edhe përcaktimi i
drejtimit të emigrimeve parahistorike. « Është
e qartë se nuk mjafton të nxjerrësh përfundime vetëm nga gjuha ! - pohon Lidio
Cipriani (Creta e l´origine mediterranea della civiltà), i cili
grumbulloi fakte mbi popullsinë e tre kontinenteve që rrethojnë Mesdheun - Në
këndvështrimin e antropollogjisë, edhe sot Kreta dhe jo Greqia, dikton nevojën
e një përmbysje të plotë të tezës së drejtimit të valëve emigrimuese
zanafillore të qytetrimit të sotëm europian: Jo nga Azia drejt Mesdheut, por
prej tij në Azi; jo nga Veriu në Europën Jugore (teza « kurgan
» e Maria Gimbutës-shën im), por nga
Mesdheu drejt Europës Veriore ». (9)
Ishin pellazgo-ilirët, vëren Xh.Katapano, që duke kaluar nëpër Kaukaz, i
janë ngjitur vargmalit të Himalajave që në epokën e Gurit. (10) Nga këto
marshime drejt Lindjes, grykat shkëmbore të maleve të Kaukazit, në lashtësi
emërtoheshin « Portat e Albanit ». (11)
Fiset Pellazge dhe Dardano-Iperiote, siç dëshmohet në një
material të më përshëm (F.Demi Nga Dodona
në Tibet) patën një ndikim të fuqishëm mbi popujt aziatik. Mjafton të
kujtojmë se « syri i tretë » i
Shivës, emërtohet me foljen e gjuhës shqipe « bindu » dhe në ritet e tij përdoren simboli i
shqiponjës dhe i dhisë. (F.Demi , Bindu
–emri që i dhanë Arbërit Perëndisë) Këtë
ndikim të fiseve shqip-folësve e ka ndjerë edhe Egjipti, fakt i përmëndur nga Platoni (12)
dhe trajtuar për herë të parë shkencërisht prej eruditit arbëresh Xhuzepe
Katapano (Thoti fliste shqip).
Ngjashmeritë gjuhësore (jo
gjithëmonë të trajtuara shkencërisht) të popujve europian, me gjuhën priftërore
sanskrite, burojnë nga PUSHTIMET e
fiseve pellazge, ndërsa me popujt e tjerë, sidomos të hapësirës Kaukaziane
dhe Azisë së Afërme, nga NGULIMET e fiseve të tyre gjatë
lashtësisë (fakt që nuk merret parasysh kur flitet për huazimet gjuhësore).
Për rrjedhojë: Kanë
qenë fjalët e gjuhës pellazgo-shqipe apo rrënjet e huazuara prej saj, shkaku i
ngjashmërive midis gjuhëve të Lashtësisë Euro-Aziatike.
U zgjatëm jo pa qëllim mbi këtë tezë, sepse në shk.18-19
u ndërtua origjina më antishkencore e popujve dhe gjuhëve europiane, veçanrisht
kur flitet për « fiset idoeuropiane greke
» apo «protogreke », për të cilat nuk
dihet gjuha që kanë folur, besimi, ritet, mitet apo traditat e vëndit
(të panjohur) të origjinës, të sjella me vete në « atdheun e ri ».
(13) Kjo duket qartë edhe në pasqyrën e hartës, e bazuar tek gjeografët e
lashtë, përveç rasteve kur emërvëndi
Megàle Hellàs (Hellas i Madh) për Siçilinë dhe kolonitë e Gadishullit
italik, të shkruesve latinë të shekullit
të 3-të, nga autorët moderne u
zëvëndësua me « Magna Graecia » (Greqia e Madhe).
Bizancio
thotë se popujt e Greqisë (e jugut të Gadishullit Pellazgjik dhe Anatolisë
-shën im) kanë qenë : jonët ,aveadi, beotët, eololët, kaonët, lakonët dhe
kolonitë e tyre si pontiçi, bithini, trojanët, arjanët, kariet, lyçi, panfili,
çirenei etj. Homeri në Iliadë i quan
athinasit Jonë, së bashku me kolonitë e tyre, ndërsa maqedonët dhe epirotët si
fise Akeje. (14)
Historia
e fiseve që e emërtuan veten - Shqipetar
Në tryezat akademike, sot vijojnë të trajtohen dy teza
për origjinën e këtij emri : Disa e nxjerin nga folja « ai që
flet shqip » (që kuptohet qartë), ndërsa shumica
e studiuesve, si Maksimilian Lambertz, Rilindasit, Eqerem Çabej, etj. nga emri
i shqiponjës. Por , të gjithë bashkohen në përfundimin se, ka filluar të
përdoret në periudhën e mesjetës, në shekullin e 15-të gjatë luftës së
Skënderbeut kundra turqve. Trajtimi i
origjinës së emrit « shqipetar » ka
nxjerrë në pah, mungesën e njohurive të gjuhëtarëve të shk.19 dhe studiuesve të
sotëm, për rolin e botkuptimit besimtar të fiseve zanafillore, në formimin e
fjalëve dhe të emrave.
Në fillim qe FJALA,
pohon Petro Zheji, e cila, si një relike e gjallë bart në vetvete urtësinë
njerëzore ndër shekuj , në lindjen dhe zhvillimin e saj historik dhe
prehistorik, një relike e gjallë që është e aftë të shpjegojë vetveten , mbasi
ajo përfaqëson njeriun , është vetë njeriu me forcën e pamposhtur – mendimin.
(15) Në gjuhën e njeriut të Lashtësisë, këto cilësi i mbartin EMRAT dhe veçanërisht emri i shqiponjës
në gjuhën arbërore-shqipe.
Mitet
dhe arkeologjia dëshmojnë se shqiponja ka shërbyer si simbol i Krijuesit, siç e
pohonte edhe Sami Frashëri (Shqipëria
ç´ka qenë, ç´është e ç´do të bëhet): « Kombi i tërë ka marrë emrin
Shqipetar dhe vendi ynë emrin Shqipëri, fjalë të bëra prej shqipes, Zogut të
bekuar të Hyjit, që i faleshin prindërit e vjetër tanë dhe që e kemi në flamur. » (16) Historiani i
Aleksandrisë, Filone (30 p. e.r.-45 pas e.r.) në (Quaestiones et Solutiones in Genesis) pohonte se, në besimin e
lashtë, Shqiponja përfaqësonte : Zotin e dytë dhe Mënçurinë e tij. (17) Emrin
e saj vijon ta mbaj popullsia Shqipetare e shk.21, një dëshmi e
pakundërshtueshme e lidhjes etnike me banorët e parë europian :
Atllantido-Pellazgët.
Simbolet e shqiponjës dhe të « bijve
të saj » -
shqipetarëve të lashtësisë - ndodhen në muzeumet më të famshme të Botës, njëri
prej të cilëve ka qenë edhe Ramsesi II.
(18) Në
fig.1 të Ramsesi II-të, shprehet simbolikisht Hëna e plotë (Zoti/femër pellazg)
mbi gjoksin e shqiponjës (përfaqësuesja e saj në tokë), e cila qëndron mbas
fronit të tij duke treguar natyrën hyjnore të faraonit. Gishti i drejtuar nga
goja, shpreh me gjest, se fjala e tij është « ligj
» hyjnor. Në fig.2 shikojmë kokën e
mumjes së Ramsesit II, ku dallohet forma rrumbullake e kafkës dhe hunda - krrabë
(me kurriz), tipare tipike të shqipetarëve si e Gjergj Kastriot Skëndërbeut në
fig.3.
Emri Faraon [fara+(e) +(j)on ? nga
raca e jonë] e tregon etnin e tij në gjuhën e sotme shqipe, e përdorur
edhe nga Aleksandri i Madh
« Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të maqedonasve, (…) pinjoll i Farës së shquar të popujve Ilirikë të
Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujvë të tjërë të së njejtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qëndrore të
Thrakës…». (19) Edhe sot shqipëarët
thonë « jemi farefis » për një familje të zgjeruar.
Fabre
d´Olivet : Histoire Filosophique du Genre
Humain , vell.I, f. 306, shkruan: « Nga fragmenti i Manetonit,
dimë se i famshmi Seti (dinastia XIX) nuk ishte aspak me origjinë egjiptiane,
pasi ai si mbret nuk mbante titullin Faraon, por atë Larthe , pra titullin që
mbanin mbretërit etruskë. Dimë se Setit i zuri vëndin i biri Ramseti (ose
Ramsesi) II, ndoshta më i madhi i monarkëve që sunduan Egjiptin ». Sipas Zef Katapanos « Prej Hermi, dimë se
Etruskët janë Trojanë dhe Trojanët janë Hititë dhe se këta janë Ilirë
Shqipetarë, si rrjedhojë: Ramsesi dhe Mojsiu janë shqipëtarë ». (20)
Emri « shqipetar » nuk figuron në dokumentet
e lashtësisë, por gjuhëtarët mund ta vërtetojnë lehtësisht duke zbuluar rrenjën
e tij në dialektin e Çamërisë – Ipe (shqiponjë), e cila ka formuar emrin e
lashte - Iperi (Shqiperi),
i përmëndur edhe në hartën e mësipërme. Emri Epir apo Pieri (tek N.Ketta në shk.19 dhe
Adamit Frasstari/Frashëri në shk.20) është i shkruesve ,
ndërsa në folklorin popullor të Çamërisë njihet me emrin Iperi.
Si përfundim, emri «shqipetar », në ndërtimin e tij
gjuhësor dhe historik, mbart mitin e lashtë besimtar, të krijimit të NJERIUT nga ZOTI. Me qënëse kjo tezë
është trajtuar në botimin « Sellenizmi, besimi që sundon Botën » (f.102-104), nuk po zgjatem më tej.
Le të vijojmë gjurmimin e së Vërtetës (trashëgimia
historike gojore apo librat historik), i
pari për nga tematika në historinë e debatit shkencor…
Origjina
mitike e fiseve « greke »
Burimi
i vetëm i Historisë së Lashtësisë dhe i origjinave të popujve europianë ishin
Mitet, ku kryesonin veprat e Homerit dhe të ndjekësve të tij të mëvonshëm. Të
bazuarit vetëm tek mitet nga ana e studiuesve ka rreziqet e veta, vëren
mitollogu Aristidh Kola : « Dhe nënvizoj përsëri se me
përparimin e qytetrimit grek dhe me ardhjen e filozofëve e të profetëve
profesionist , të ashtuquajturit - himne homerike (shumica, të paktën, janë krijime të kohës
Helenistike), urtësia e miteve të vjetra harrohet e nuk kuptohet. Mitet klasike
ose pas-klasike kanë një dozë të madhe budallallëku, e as që mund të krahasohen
me mitet e vjetra » . (21)
Kjo
vlen sidomos për tezën tonë . Megjith faktin se për
emrin « grek » nuk njihet ndonjë mit, dokument
besimtar parahistorik apo i
lashtësisë dhe nuk është zbuluar ndonjë simbol arkeologjik në Euro-Azi
që ta përfaqsojë atë, ai nënkuptohet nëpërmjet tre modeleve që afron Historia
moderne e shk.19 -21:
1.
Nëpërmjet mitit të Hellenit.
2.
Emigracionit të fiseve Dore apo Akeje.
3.
Qytetrimit mikenian.
Le t´i marrim me rradhë.
[1] Në
një bllok mermeri i njohur si « Parian Chronicle » i shekullit të 3 p.e.r. i
zbuluar në ishullin Paros, sipas studiuesve, shkruhej se Pthia ishte vëndorigjina e Hellenëve, emër me të cilin quheshin më parë
Grekët. (22) Sipas Ecateo dhe Ellanico nga Mitilena (shk.5 p.e.r.) për
Hellenin mitik janë thurrur shumë origjina, por historianët preferojnë mitin e
Deukalionit sepse lidhej me Epirin, dhe nga ana gjuhësore e afronte me emrin e
Sellenës dhe priftërinjve të Dodonës « sellë ». Në mitologjinë «greke » (pellazge), Helleni njihej
si udhëheqës i tribuve Hellene në Pthia dhe djalë i Deukalionit dhe Pirrës.
(23)
Emrat e marra nga ky
mit, mbi origjinën e emrit « grek » dhe të vëndndodhjes - Pthia, duke gjurmuar faktet shkencore historike, do të
kemi pasqyrën e mëposhtme :
Hellen
- në zanafill (Sellen), emër i një mbreti të Lashtësisë i
cili kryente edhe detyrën e kryepriftit të
perëndeshës Sellena në tempullin e Dodonës, emrin e së cilës mbante,
krahas priftërinjtve « sellë », të përmëndur nga Homeri. Emri i njeriut –Hellen, shpreh emrin e besimit të
pellazgëve - hellenizmin, (si emri i simbolit Kryq , [dial.çam-kriq] emërtoi
besimin e kristianizmit dhe të Krishtit). Këtë e dëshmojnë edhe predikimet e
Shen Palit (Atti degli Apostoli ) ku «hellenë » përdoret si emër i
besimit të kundërt me atë të hebrejve (24)
Aristoteli e vendos vëndin
e besimtarëve të Sellenës-hellenëve, Hellasin e lashtë në Epir, midis Dodonës dhe
brigjeve të Achelous-it, vend i Sellëve (Aristotle,
Meteorologica, 1.14). Në kujtimet e tij, François Pouqueville, konsull i Napoleon
Bonapartit në Janinë shkruan (Voyage de Grece VI,35) se « me emrin Epirot , historianët emërtojnë shqipetarët ». (25).
Dhimitër
Kamarda (1821-1882) pohon se, gjuha epiriote (shqipe-shën im) në fondin e saj
themelor, i afrohet më bindshëm me dialektet e shumta të fiseve më të lashta,
të cilat në kohët historike formuan popullin hellenik. Në Epir, sikurse edhe në
pjesën tjetër të Greqisë , Shqipetarët dhe Ellenët nuk kanë asnjë dallim ,
përveç faktit që të parët ishin më energjik. (26)
Shkruesit
e lashtësisë, sikurse ndodh edhe sot, si pasojë e përdorimit të dialekteve apo
gjuhëve të ndryshme, jo rrallëherë i kanë deformuar emrat. Kështu, tek Iliada ,
në pjesën kur Akili i drejtohet Zeusit pellazgjik të Dodonës (Hom.II, 16,233)
përmendet emri i priftërinjve të Zeusit - Selloi,
tek Scholiet përdoret Elloi , ndërsa
Pindari do të shkruaj « rreth teje banojnë Helloi ». (27) Ky ndryshim i emrit
me origjinë nga Sellena e Dodonës, nuk do të ndikonte në studimet mbi
Lashtësinë, por duke patur parasysh se, në shk.19 nuk njihej besimi hënor i Atllantido-Pellazgëve,
sikurse edhe sot, pati pasoja katastrofike :
E gjithë mitollogjia e Titano- Pellazgëve ju fal « grekëve të vërtetë ». Sipas Enciklopedise
Britannika, lexojmë, Helleni mbret i Pthias, djalë i Deukalionit , djalit të
parë të titanit Promethe, ju dha emrin
të gjithë Grekëve të vërtetë, që për
nder të tij u emërtuan Hellenë.(28)
Për këta « grekë
të vërtetë », deri
më sot, nuk kemi asnjë fakt apo studim shkencor.
Deukalion
- Emri i tij kuptohet me besimin pellazg dhe gjuhën shqipe
: (Deu/Zoti+kali/rrënja « ka »?
energjia krijuese (Zoti) +on/jonë = Krijuesi ynë). Nikoll Ketta (Nicolò Chetta,
Tesoro di Notizie su de´Machedoni )
shkruan se : Prometeo (pro/i pari+the/foli = i pari u tregoi zjarrin/dijen) i
quajtur edhe Epimetho (epi/ipe/shqiponjë + më + the/flet = orakulli/prift që
flet në emër të shqiponjës ), të cilin Deodori e quan një nga emathiotet (fis
pellazg), ishte i jati i Deukalionit, që e zgjeroi mbretërinë e tij nga
Maqedonia deri në Kretë. Deucalioni ishte
mbret në Thesali (Virg.G1,62, Ovid. M.1,318 ; 7,356), ku banonin fiset
iperiote/epiriote (shqipetare). (29)
Pthia (it.Ftia)
- në mitologjine « greke » (pellazge) ishte qytet i Thesalisë, fiset e së cilës
kishin emigruar nga krahina e Thesprotisë së Iperisë (Epirit) , pra ishin fise
Iperiote (shqipetare).
Epir –
emër i deformuar në shkrimin greqisht, i krahinës së lashtë të Iperisë (Ipe, në
dial.çam-shqiponjë), e përmendur nga Homeri në Iliade si atdheu i Mirmidonëve,
i themeluar nga Aiaksi (Aeacus-Eacus),bir i Zeusit. Ajaksi
ishte gjysh i Akilit (Hakilit/që merr hak) i cili kishte baba Peleun (pelë-kali
femër), nënë Thetin (Deti, perëndesh e detit) dhe nip Pirron
(shqiponjë/shqipetarin). Pelopsi (i jati i Akilit) ishte i pari nga heronjtë
pellazgë, sikurse Zeusi ishte i pari i zotave pellazg. (30)
Pirra- emër
që, krahas atij të Pirro Burrit (shqiponjë +burr = shqipetar trim dhe
luftëtar «burrë ») dhe i vëndit Iperi
(Epir), e kanë origjinën nga emri i shqiponjës në dialektin çam.
Dodona-
Tempulli i lashtë i Pellazgëve ku shërbenin priftërinj Sellë, sipas emrit të
Sellenës. Straboni (Geography,p.285,bookVII,chapter7)
shkruan: Ky orakull, sipas Eforit (historian
405-330 p.e.r), u themelua nga Pellazgët që pranoheshin si populli më i
hershëm i Gadishullit. Poeti shprehet : « O Lord Zeus, Dodonas , Pellazgjik » 457. (...) Në kohët e
lashta, Dodona ishte nën zotërimin e Thesprotëve; sikurse edhe mali Tomarus464 apo
Tmarus, në këmbët e të cilit ishte ndërtuar tempulli. Të dy poetët tragjik së
bashku me Pindarin, e quanin « Dodona
Thesprote ».(31)
Përsa më sipër, emri
HELLENË është i miteve të etnive pellazgo-shqipetare, që ndiheshin BESIMTARË të Zotit- Hënë të Dodonës dhe pranoheshin si
« sellenë / hellenë ».
Këtë fakt e kanë ditur të gjithë shkruesit e lashtësisë,
shqipetarët dhe priftërinjtë ortodoks të shekullit të 19-të, por edhe filozofët
ortodoks të ditëve të sotme. Sipas Diodorit të Sicilisë, Leka (Aleksandri) i Madh, si
aiakas i devotshem ndaj Dodonës, para se të vdiste, kishte caktuar një sasi të
madhe ari (1500 telente, afro 4 kuintalë) për ndërtimin e një faltoreje tjetër
të Zojzit (Zeusit) pellazg në Dodonë. (32)
Në qeleshen e tij ai mbante simbolin e besimit “sellenik” Hena/Ylli si e
mbretërise së Arbërve të mesjetës.
[2] Akej – Dorët
dhe fiset e tjera
Për
origjinën pellazge të familjes së Akilit , emrin e të cilit e morrën fiset e
mbretërisë së tij, « aleanca ushtarake » kundër Trojës dhe krahina
(Akaia), na e sqaron Herodoti dhe Pausanja (Hdt.7. 94 ; Paus.7.1) : Banorët autokton të Akaisë thuhet se ishin
Pellazgë dhe thirreshin Aegialeis (?????????), emër i lashtë i vendit.
(33) « Nuk ekzistonte asnjë
dallim etnik, fetar apo kulturor midis akejve dhe trojanëve »,
dëshmon Dr. Arif Mati. (34) Ky fakt shprehet në mitin e perëndisë së Detit.
Ishte Posejdoni , që së bashku me Apollonin i ndërtuan muret e Trojës mbretit
Laomedon ( 35), ndërsa Homeri përshkruan zëmërimin e Posejdonit, babait të Akilit, i cili mbështet trojanët
kundër ushtrisë akeje.(36)
Homeri ishte i pari që përmëndi (një herë) emrin «
panhellenë » për fiset e aleancës Akeje në Luftën më të famshme të lashtësisë,
për Hellenën e bukur , pasurinë e Trojës dhe pushtimin e udhëkryqit më të
rëndësishëm Lindje-Perëndim. Studiuesit modern janë të bindur se ky emërtim
është përdorur prej tij si sinonim, për të nënvizuar etninë e përbashkët «
greke » të tyre, sipas formulës : Panhellen = të gjithë Hellenët = të gjithë
Grekët.(37)
E vërteta është se, emri Hellen
është historik dhe në
lashtësi emri shprehte edhe rolin
(funksionin) e qënjes së cilës i ngjitej : Selleni (Helleni) ishte
mbreti / kryeprift që mbante emrin e perëndeshës Sellena. Homeri , nuk i dha
shumë rëndësi emërtimit « panhellenë ». Ai e përdori thjesht për të dalluar
ushtrinë akejase e cila vinte nga hapësira
ku ndododhej tempulli i Dodonës, prej fiseve që mbështetën mbretin Priam në
Azinë e Afërt, pra për një dallim gjeografik, jo etnik.
Që emri «
panhellenë» lidhet me besimin e
përbashkët, e përshkruan
Tuqiditi ("Histories",
I, 132) : Për të përjetësuar
fitoren e shkelqyer mbi Persianët dhe meritën e Pausanias, Kryekomandantit të
Hellenëve, në tempullin e Delfit ju skalit një përkushtim. Ndergjegjësimi i një
bashkësie «panhellenike
» u
mbështet prej festave fetare, veçanërisht të Mistereve eleusine.(38)
Emri Hellen, i cili në mite lidhet me paraardhësin e
fiseve Akeje, Dore dhe fiseve të tjera, gjëndet edhe në kampin e trojanëve.
Helleni, djalë i Priamit të fiseve Dardane, i cili sikurse motra e tij binjake
Kasandra, kishte dhuntinë të zbulonte profecitë. Ai u tregoi sekretin e
orakujve palës kundërshtare se, Troja mund të pushtohej nese djali i Akilit,
Neoptolemeu do bashkohej me ta. Helleni ndërtoi Butrintin - Trojën e re - në
Iperi (Epir), ku sipas Virgjilit (Eneide, III), e gjeti Enea. (39) Duke e ditur
rëndësinë e madhe që kishte emri në lashtësi, si mundet një pinjoll i familjes
mbretërore dardane të huazonte emrin e tij nga fiset etnikisht të huaja , sipas
historianëve modern, atyre « greke »? Fakti që mbreti/kryeprift i akenjve dhe
ay i trojanëve kishin emrin me origjinë nga Sellena e Dodonës (pra të besimit
hënor), verteton edhe një herë, se fiset «akeje », « dore » apo ato «panhellene
», së bashku me fiset trojane i përkisnin etnisë pellazgo-arbërore.
Flitet shumë për fiset Dore si “greke”, ndërkohë që
shkruesit e lashtë pohojnë të kundërtën: Sipas Herodotit nga Halikarnasi dhe
Strabonit, eolët dhe akejtë ishin pellazge. Studiuesi gjerman Dorfmüller vëren
se edhe dorët ishin pellazgë dhe me
emrin ”dore” për herë të parë u quajtën në Peloponez, ndërsa në Pind ata quheshin
Maketë (Maketai). Nga emri i ilirit nga Pindi - Maketa dhe Maketai u formua
emërtimi për popullin pellazgo (thrako)-ilir Makedonia. (40) Ndërsa tek
Dh.Kamarda lexojmë se studiuesi Ferrari (Costumi d'Europa) ka treguar se
zakonet e popullsisë shqipetare (albanesi) të rikujtojnë qartësisht Maqedoninë
dhe Dorët e lashtë. (41)
Nuk
mund ta quajmë një lajthitje rastësore të Historisë botërore, e cila vijon të
mbështetet tek formuala pa asnjë fakt: Hellen = Grek, kur shkruesit e lashtë
dhe modern,sidomos eruditet arbëresh (shk.18-19) të Italisë, theksonin se
“Është e qartë që Historia, jo më pak se Gjuhësia, dëshmojnë në çdo periudhë,
lidhjet e ngushta të tribuve iliro-maqedono-epiriote me ato ellene, që janë
eolo, doro,jonike. (...) Një shumicë fjalësh të dialektit dorik, nuk mund të
kuptohen mirë me anë të greqishtes, ndërsa mund të kuptohen fare mirë me anën e
rregullave të gjuhës ilire”.(Hans Krabe) (42).
[3] Qytetrimit
mikenian
Sipas
Fjalorit historik të Enciklopedisë Treccani (2010), ky emërtim i është vënë nga
emri i qytetit të lashtë «grek » në Argolide ,Peloponez, i
cili pati gjatë shk.15 -12 p.e.r., shkëlqimin më të madh të «qytetrimit mikenian ». (43) Ky qytetrim u lidh me
zbulimet e pallateve madhështore në ishullin e Kretës dhe u njoh si qytetrimi
më i famshëm i Lashtësisë. Sipas studiuesit të gjuhës «indoeuropiane », Francisco
Villar « Ishte
ardhja e Grekëve-Indoeuropianë që zhvilluan në Greqi atë që ne e përcaktojmë si
Qytetrim mikenian ». (44)
Por studiuesi i mitollogjisë së lashtë, Francis Vian,
vëren se : Do të ishte më e drejtë të flitej për qytetrim «akejas » që të zëvëndësonte mbiemrin «mikenas » i cili ka vlerë gjeografike.(45)
Ky emër dhe ky qytetrim janë fabrikuar fund e krye nga arkeologët modern,
veçanrisht nga Heinrich Schliemann , vëren Dr.Arif Mati (Mikenët=Pellazg), pra është krejtësisht i parregullt. (...) Nga
zbulimi i tabelave prej argjili në Pilos (v.1250 p.e.r. ) me një shkrim të
mbiquajtur Lineari B , që u dëshifrua nga Michael Ventris dhe më vonë John
Chadwick, u nxorr hipoteza se ishte një formë e « greqishtes arkaike » që
përdorte gërmat e alfabetit kretas (Linearin A), duke shpallur se bëhej fjalë
për gjuhën e Mikenëve, ndërkohë që Pellazgët ishin zotër të vëndit. (...) Pra
si mund të trajtohet një gjuhë paragreke se është gjuhë greke, ndërkohë që
grekët nuk ekzistonin ? (46)
Që qytetrimi « minoik » dhe « mikenian » ka qenë i fiseve shqip-folëse e
dëshmojnë edhe emërvendet. Në Kretë ndodhet një ultësirë e rrethuar prej masive
malore Ida, Asteroussia dhe Dikte, e quajtur shqip Messara (mes + ara =
ara/toka që ndodhej në mes [të maleve]) ku ndodhej qyteti Phaistos, banorët e
të cilit morrën pjesë në Luftën e Trojës.(47)
Kretasit
messapë, sipas Tuqididit , në vitin 413 p.e.r. mbështetën
qytetin e Athinës në luftën e Peloponezit në emër të traktateve të lashta të miqësisë
të quajtura “ palaia philìa”, shqip : pal /bëhen palë/
bashkohen +(ph/f)fill = palët që lidhen me marrëveshje.(48)
Gjuhëtari
dhe mitollogu Niko Stillo (Etruskishte-Toskërishte)
pohon se: Mikenet, apo më saktë Eneskët mikenej, flisnin gjuhën jonike dhe
konkretisht dialektin çam, të shqipetarëve të Iperisë (Epirit) (49)
Në mitet e lashtësisë ai njihet me emrin e Minotaurit, i cili përbëhet prej : Mino+taur dmth Mino/ kau dhe sipas N.Stillos bëhet fjalë për mbretin e Mikenës - Mino, i njohur edhe me shumë emra të tjerë. (50) Për rrjedhojë, Qytetrimi të cilin historia botërore e njeh si e « grekëve të lashtë », ka lulëzuar në mjedisin e fiseve më të famshme pellazge, ato Iperiote, fakt i fshirë tinëzisht nga Historia botërore.
Pra qytetrimi « minoik » dhe « mikenian » ka qenë në fakt qytetrim i fiseve që flisnin gjuhën
e Shqipetaro-Arbërve të sotëm.
Adamit Frasstari (Les
Pelasges et leur descendants les Albanais,1902) vëren se, në kohën e
qytetrimit « minoik » e « mikenian » dhe të miteve olimpike të Homerit, VËND KRYESUES dhe të dokumentuar nga
autorët e lashtësisë, e zinin fiset e Epirit.
Epiri, në Albaninë e jugut (Shqipërinë e lashtësisë-shën im), ishte
qëndra e racës më të mirë të Pellazgëve hyjnorë të Homerit. Mollosët,
Myrmidonët, Sellët apo Hellët, apo Graeci (siç i quanin romakët fiset iperiote
-shën im), të mbledhur përreth oraklit të Dodonës pranë malit Tomor, janë
përmëndur prej autorëve të ndryshëm , sidomos tek Iliada si ushtarë të Akilit (...).Si rrjedhojë, ishte gjuha pellazge ajo,
me të cilën këndoheshin odet e Olimpit, të Orfeut, të Thamyrsëve (Çamëve-shën
im) etj. gjatë festimeve të Muzave të Pierisë (Iperisë/Epirit), perëndive
pagane dhe heroizmave të Herkulit. (51)
Një
tjetër fakt i rëndësishëm historik, u paraqit para Akademisë Egjiptiane (1902)
prej A.Frasstarit (Frashërit): « U desh të kalonin shumë
shekuj luftrash dhe emigrimesh të ngadalta, që KJO RACË EPIRIOTESH ARRITI TË
ASIMILOJË të gjithë popujt e tjerë TË NJË GJAKU , të Beotisë, Attikës,
etj. Një orakull i ri i Dodonës u ngrit në Thesali sipas shëmbullit të atij në
Epir. (...) në lartësinë e malit Orthys, Deukalioni themeloi një orakull tjetër
të famshëm, tempullin e Delfit, i cili do ta zëvëndësoj emrin Pellazg me atë Hellenë ». (52)
Siç u
sqarua edhe më lart, emri Hellenë, shprehte besimin e fiseve autoktone, sikurse
edhe ai Pellazg, prandaj nuk bëhet fjalë për « asimilim » etnik sepse të gjithë ishin
« të një
gjaku », por
për pushtime të trevave të Europës mesdhetare dhe detyrimin e banorëve tu
bindeshin ligjeve besimtare dhe civile të mbretërve Pellazgë, Iperiot apo
Dardan, që sunduan në Iperi (Epir).
Që në
historinë e lashtë të Iperisë ka patur edhe mbretër dardanë, e dëshmon edhe
historia. Në tempullin e Delfit « hellenik » adhurohej Perëndia
Apollon, i cili emërtohej « mbiverior » (prej veriu) jo vetem nga Hesiodi , Pitagora, por edhe
Olini, i përmëndur nga shkruesit e vjetër si poet hymnesh për Apollonin. (53)
Edhe në qytetin e famshëm të Athinës, vëren Aristidh Kola, pjesa më e madhe e fiseve, këmbëngulnin se e kishin
prejardhjen nga lapët (labët), dhesprotët (çamët), molosët dhe dardanët, që njihen
si fise pellazge.(54)
Në arenën historike të Gadishullit Pellazgjik,
megjith « suksesin
» e
botimeve mbi Lashtësinë për t´i fshirë bashkësitë e mëdha fisnore
Atllantido-Pellazge, faktet dëshmojnë se
ishin IPERIOTËT dhe DARDANËT,
faktorët kryesorë qytetrues të
Euro-Afro-Azisë. « Nga të gjitha fiset që
shtriheshin në lashtësi, nga Danubi deri
në Azinë e Vogël (pohon studiuesja e shkrimeve pellazge-Nermin Vlora Falaski)
më të zhvilluarit ishin ato që perfshiheshin në trojet nga Kosova deri në
Çamëri ». (55)
Në kundërshtim të tezave akademike për
parahistorinë, nuk ka patur asnjë kolinizim apo asimilim, etnik,
gjuhësor apo qytetërues « mikenian » prej fiseve me një
emërtim, larg të qënit historik, « helleno-greke » apo
qytete “koloni greke”.
Emri
besimtar Pellazg shpreh periudhën e matriarkatit, kur u hyjnizua Dheu , kur
Atllantido-pellazget e shpallën veten « bij të Tokës ». Emri besimtar Hellen,
shpreh periudhën e mëvonshme të olimpikëve me mbret Deukalionin, kur u hyjnizua
njeriu tokësor - Sellena, e njohur si Diona apo Menes dhe emra të tjerë. Të
njejtin fakt e përmënd edhe Tuqididi se, « Para helenit Deukalion ky
emër (Hellas) aspak nuk ekzistonte, popuj të tjerë veç e veç, dhe populli
pellazgjik i dhanë vendit emrin e tyre në një gjerësi të madhe ». (Thuqididi, lib.I, KAP.3)
(54)
Por
fiset autoktone, duke qënë shumë fanatik ndaj trashëgimisë së të parëve, si
emërtim etnik gjithëmonë kanë privilegjuar emrin e ndërmjetësit (orakullit) më
të lashtë të besimit të tyre – atë të Shqiponjës, IPE (shqipetar), i cili
i shoqëroi gjatë të gjithë historisë së tyre qindramijë-vjeçare deri në ditët e
sotme.
Problemi
i fundit që u ngrit në « kuvendin » e Maleve ishte ay i
Metodës, në trajtimin e figurave historike: Ku qëndron e VËRTETA e origjinës së Aleksandrit të Madh,
sipas trashëgimisë gojore apo botimeve
botërore akademike ? Për të gjukuar
për këto dy burime, duhet të sqarojmë fillimisht rëndësinë e tyre …
Historiografia
e lashtë – Historia e parë
Sipas Enciklopedisë Britannica, « Gjatë dhjetra-mijë
vjetësh, njerëzit e kanë treguar të kaluarën pa shkrim. Historia gojore akoma
është e rëndësishme në çdo kënd të Botës , e cila dëshmon se njerëzit, edhe në
mungesë të të shkruarit mund ta kenë një ndjenjë të sofistikuar
historike ». (55)
Në shkurt 1806 konsulli francez Pukëvili kalon nëpër
Tepelenë. Plot pas 2004 vjetësh, kujtesa e vëndasve mbante mend manovrën
rrethuese të Tit Kuinkt Flaminit kundër Filipit V. Pukëvili dëgjoi aty
stratagjemën e bariut, dërguar nga tradhëtari epirot Haropi tek gjenerali
romak, dhe e shënon atë dëshmi të kujtesës popullore , vërtet mahnitëse, në
librin e vet (1821) (56)
Në kulturat e të gjithë popujve flitet për të kaluarën,
mbi bëmat e të parëve, mbi perënditë, kafshët e shenjta dhe ngjarjet natyrore
dhe njerëzore, të cilat kanë lënë gjurmë të thella në kujtesën e shumë brezave.
Të gjitha këto mbresa janë përcjellë gojarisht në popull, siç
e përmend udhëtarja amerikane Rose W. Lane për tregimin e malësorit analfabet :
« këtë tregim e dëgjova në Thethin e Epërm në
pranverën e vitit 1921» :
« Leka i Madh ka lindur në Emadhinë e Matit. Atë kohë ka
pasur dy kryeqytete të mbretërisë së bashkuar, ka qenë Pela mes Selanikut dhe
Manastirit dhe Emadhia, kryeqyteti i vjetër që shtrihej në luginën që tani
quhet Mat. Në Pela dhe Emadhia, Filipi II-të kishte shtëpi të mëdha (...) Por e
vërteta është se, para se të lindte Leka i Madh , e ëma iku nga Pela dhe u
kthye në qytetin e Emadhisë dhe Leka i Madh u lind aty (...) Ai i hipi kalit
për herë të parë kur vajti në Pela (...) nga kali, Leka i Madh e pa për herë të
parë të atin ».(57)
Vërtetësia
e tregimit të malësorit dhe në përgjithësi, tregimi popullor, bazohet tek
fakti, siç e sqaron Enciklopedia Britannica se, « të gjithë personat për të
cilët flasin, kanë jetuar dhe ngjarjet e përshkruara kanë ndodhur në të
kaluarën. Historianët nuk mund të thonë asgjë mbi njerëzit dhe ngjarjet, po të
mos mbështeten nga të dhënat e dokumentave ». (58) Por, në asnjë
dokument nuk janë paraqitur faktet mbi jetën e Aleksandrit, të mbledhura nga
mbresat që ka lënë tek njerëzit ku u lind, u rit e që e ndoqën deri në Indi. Ai u përshkrua në « historinë » e tyre ashtu siç ishte në
jetë, pa paragjykim, shtrëmbërim apo hyjnizim, thjesht i parë nga syri njerëzor.
Se sa
e vërtetë është kujtesa gojore e Kombit shqipëtar e dëshmojnë gjurmët
arkeologjike dhe emërvendet në trevat e tyre. « Në verën e v.1922 ,vizitova
Matin , e shoqëruar nga Annette Marquis dhe Rrok Perolli (...) , pohon R.Lane.
Në vëndin e qytetit Emadhia (pranë Bulqizës së sotme-shën im) hasëm në gjurmë
që na u dukën me siguri të mbetura nga puna e dorës së njeriut. (...) Fshati i
sotëm gjëndet në shpatin e malit ku ka qenë qyteti. Fshatarët thonë se kanali
është ndërtuar nga Filipi II-të (...) fshatarët e anës së Matit shpreheshin
lirshëm për « qytetin
e moçem të Emadhisë » dhe « vëndlindjen e Lekës së Madh
».(59)
Për të
VËRTETËN në kuvëndin e malësisë së
Thethit, na ndihmon edhe Heroi i Kombit tonë - Gjergj Kastriot Skëndërbeu në letrën drejtuar Princit të Tarantos, ku
me një gjuhë krenarie pohon : « Fiset
tona madhështore ishin Epirotët prej të cilëve e ka origjinën Pirro (...) në se
do thuash që Albania (Shqipëria) është pjesë e Maqedonisë , del se paraardhësit
e tyre ishin akoma më fisnikë, të cilët
nën udhëheqjen e Aleksandrit të Madh arritën deri në Indi, duke nënshtruar të
gjithë ata që me vështirësi ju kundërvunë ».
(Cf.Pompilio Rodotà Storia del rito greco in Italia,
I,III,2) ( 60)
Lidhur
me problemet aq të rëndësishme të qytetrimit europian, në shkrim u sollën shumë
prova shkencore ( të trajtuara edhe nga studiues të tjerë, shqipetar dhe të
huaj ), të cilat dëshmuan se : Historia e Lashtë e Europës mesdhetare, në
botimet akademike është keqtrajtuar dhe nuk pasqyron të VËRTETËN. Me këtë mendim pajtohet edhe malësori i moshuar i
Kuvëndit të Thethit, kur dëgjoi miket e huaja të tregonin se çfarë shkruanin
librat mbi Aleksandrin e Madh : « Nëse zonjat amerikane duan
të dinë se ç´na kanë thënë të parët tanë, që e kanë mësuar nga etërit e tyre
dhe ata nga gjyshërit, do t´iu tregoj. Të gjitha këto (histori)
janë shumë të moçme dhe asnjë nuk shkruhet në libër, ndaj janë të vërteta ». (61)
I
takon shkencës Albanologjike detyra, ta njohë
« historinë gojore » të shqipetarëve dhe t´u ndriçojë me fakte
shkencore, Institucioneve akademike botërore të VËRTETËN, se : Aleksandri i Madh nuk ishte « grek» e as « sllav» i Maqedonisë, por farë e
trojeve Arbërore.
Fatbardha Demi (fatbardha_demi@yahoo.com)
10. 09.2020