E shtune, 31.10.2020, 10:39 PM (GMT)

Kulturë

Fritz Radovani: Një Vigan që kujton Viganin

E shtune, 19.09.2020, 12:16 PM


Nga Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas disa vjetësh...

Një Vigan që kujton Viganin...

INGJ. PETRAQ  KOLEVICA

Për kujtim dhe nderim...

“EPIKUT MË TË MADH TË SHEKULLIT”

AT GJERGJ FISHTA

Një frat të pafat po tërhiqnin me dhunë.

Në terrin e natës, nja katër spiunë,

E nxorën nga burgu, ku hoqi sa mundi.

Tani, më të keqen, do hiqte së fundi.

E shanin, e tallnin, gjith’ rrugës, parreshtur,

Sa vajtën te varri në kishën e heshtur.

Atje ishte varri, ku prehej poeti,

Vigan’ i lahutës që prehje nuk gjeti.

Dhe frati shpejt puthi një gur të llustruar,

Kur pa përmbi të – At Gjergj Fishta – të shkruar.

O frato, – i thirrën, – na kazmën dhe bjeri,

Shkallmoje krejt varrin me pllaka mermeri!

“Ky varr, ba m’u prish, ka m’u prish dhe Shqypnia”.

Dhe ra, pushtoi varrin me krahët e tija.

Po horrat e çuan, e shembën me grushta

Dhe varrin e prishën me kazm’ ata pushta.

Tani, frat-o, jepi, gërmo shpejt e shpejt

Dhe eshtrat e varrit këtu nxirri krejt.

Dhe frati gërmonte, ç’të fliste më kot?

Dhe eshtrat që nxirrte i lante me lot.

I nxori të gjitha, po kafka ku ish?

Kërkoje! – i thirrën, – kërkoje sërish!

Dhe frati gërmonte me thonj e me duar

Që mos të dëmtontë at’ kafkë të çmuar.

Dhe ja ku e gjeti! Me gishtat e mpirë,

E ngriti, e puthi dhe ngeli i ngrirë.

Si dridhej në duar kjo kafk’ e poetit!

Figura e fratit – fantazm’ e Hamletit.

Tani, frat-o, futi kokallat në thes!

Dhe frati i fuste ngadal’, me kujdes.

Dhe thesin ata përmbi shpinë ia vunë.

Rrëshqanthi e shpunë tek ura mbi Bunë.

Tani, o frat, flaki kokallat në lumë.

Këtë, jo! – tha frati, – këtë s’e bëj unë.

Si the, mo! – i thirrën, – si the ti, mor qyq?

Po frati s’përgjigjej se po bënte Kryq.

Këputi një shkelm, të dëgjojë, idioti.

Po frati s’dëgjonte se lutej te Zoti.

Dhe qentë e tërbuar s’duruan më shumë

Dhe kockat dhe fratin i flakën në lumë.

Dhe ikën të qeshur e duke nxituar

Të merrnin shpërblimin për krim’n e shëmtuar.

Po ndërsa fundosej kufoma e fratit

Agimi zbardhonte nga pas Rozafatit.

Dhe uj’rat e Bunës vërshonin, ushtonin,

Poetit dhe fratit lavdin’ i këndonin.

Tiranë, 16 Shkurt 2006.

Shenim nga F.Radovani: Ingj. Arkitekt Petraq Kolevica, asht nder Figurat ma të nderueme t’ artit dhe të kulturës sonë kombtare.

Ai asht Vigan që kujton vetem Viganët e Atdheut! I uroj jetë të gjatë e shëndet!

Melbourne,  4 Shtator 2020.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora