Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Ja pse Gjergj Kastrioti u nderua si një hyjni i Arbërisë dhe Europës

| E shtune, 19.09.2020, 07:49 AM |


Në kohërat e mëhershme, kur njerëzit e popujt, nuk kishin shumë armë e makineri për t’u mbrojtur apo luftuar kundër një armiku pushtues ,njerëzit si Gjergj Kastrioti që kishin fuqi mbinatyrore popujt e kombet i jepnin nderime hyjnore,sepse me urtësinë e tyre, fuqinë dhe strategjinë ata e mundën armikun dhe i dhanë lirinë atdheut të tyre. Kjo është arsyeja që sot kemi më pak heronjë ,se dje, sepse sot makineria, armët, robotët etj etj, e kanë zëvendësuar njeriun e fuqishëm e mbinatyror.

Por,një gjë është e sigurtë se asnjë makineri, asnjë armë, asnjë shpikje, asnjë robot etj, nuk mund ta zëvendësoj fuqinë mbinatyrore të Gjergj Kastriotit dhe urtësinë, vizionin e strategjinë e tij.