| E diele, 20.09.2020, 04:43 PM |
Gjyshja ime
-Lea Ypi-
Nga
Edison Ypi
Gjyshja
ime Leman Ypi 13 vjeç ishte e vetmja vajzë në Liceun Francez të Selanikut.
Cigaren
e parë e tymosi kur ishte 15.
18
vjeçe, mori medalje ari për rezultatet më të mira në mësime.
Kur
u bë 20 qe' e para femër në administratën shtetërore shqiptare.
22,
Këshilltare e Kryeministrit.
28,
bashkëshorte e një të burgosuri politik.
30,
u dëbua.
32,
nisi të punojë në kampet e punës në internim.
40,
shumë prej fisit ë saj u dënuan me vdekje, u vetvranë, të tjerë përfunduan në
çmendina, në ekzil, ose në burg.
60,
pothuajse vdiq.
87,
humbi birin e vetëm.
Gjyshja
më mësoi se dinjiteti s'ka lidhje me paratë, favoret, titujt. Më mësoi të jem
modeste, të bëj çfarë është e dobishme, dhe jo të pres të shpërblehem. Ajo më
mësoi të mos mposhtem edhe kur më duket se kam humbur gjithçka.
Kur
e pyeta Gjyshen nëse ishte Zoti që e kishte ndihmuar në udhën e saj, mu
përgjigj se nuk e dinte çfarë ishte Zoti, por kishte besim në ndërgjegjen e
saj.
Gjyshja
ime ishte tepër krenare dhe gjithmonë e qetë. Ajo më mësoi gjuhën frënge. Kur
vinin miq, bënte shaka të këndëshme dhe na mësonte Valz.
Ajo
rrinte gjithmonë zgjuar kur isha e sëmurë ose kur punoja deri vonë.
Gatuante
Kekun më të shijshëm në botë.
E
donte një Whiskey të mirë.
Sa
herë ndjehem e sëkëlldisur pyes veten se çfarë do bënte apo do thoshte Gjyshja
ime në ato rrethana të vështira.
Kur
ndjehem e lumtur, më pushton dëshira lumturinë ta ndaj me Gjyshen time.