E shtune, 31.10.2020, 10:18 PM (GMT)

Kulturë

Nebi Dragoti: Poet, mos rri në guackë

E enjte, 17.09.2020, 05:23 PM


PROLOG MBI PROLOG KRITIK

NGA NEBI DRAGOTI

Prolog mbi prolog të shkencës së kritikës për të qënë e dobishme, aktive, paraprijëse në proçesin e krijimit letrar në çdo kohë. Kjo ka rëndësi, se jo gjithë krijuesët kanë mentalitet objektiv për t’i dhënë publikut art dinjitoz. Krijuesi kap çdo temë, (është e drejta e tij), ndërsa kritiku vlerëson se në ç’kënd e trajton temën, a është në interes të shoqërisë, a ka bukurinë estetike për të frymëzuar, edukuar, për të kënaqur ndjenjat e lexuesit. Ky eshtë objektivi i çdo arti dhe kush e mohon këtë, është dashakeqës. Këtu kritika ndërhyn dhe shpreh me kompetencë fjalën, sigurisht, ndërhyrje kuptimplote për të mos patur krijimtari letrare për stoqe siç shihet në çdo kohë. Pse duhet bërë kjo? Ka krijues që nuk janë të përgatitur, që nuk e njohin mirë artin letrar, që nuk njohin jetën politiko-sociale dhe frymëzimi i çastit i dërgon të livadhisin andej e këndej, livadhisje ëndërrimesh pa qëllim, me sy hapur, ku krijimtaria që bëjnë nuk ka peshë, nuk ka vlerë. Të tillët përdhosin edhe rregullat gjuhësore. Të tillëve kritiku u jep komandën ndal për t’i ndërgjegjësuar. Të tillë komandë duhet t’u japin edhe shtëpitë botuese, edhe publikuesët e gazetave, e portaleve që e bëjnë syrin qorr e veshin shurdh.

POET, MOS RRI NË GUASKË

Shikoj çfarë shkruhet brenda, posepo, por edhe kur më bie në dorë material, shoh dhe si shkruhet jashtë. Them se kemi të bëjmë me krijimtari virtuale, por edhe kjo,realisht, po del jashtë virtualitetit, tejet virtuales, sepse ka shkarje të dukshme nga objektiviteti që kërkon arti. Madje, madje krijuesi sikur është vetëizoluar, jeton në circus vicioza, sikur vetëm ky jeton dhe sikur krijon për vetveten. Ja, kjo është e keqja më e madhe. Jo çdo gjë që shkruhet ka vlerë për t’u publikuar sado talent të jesh. Sasia, cilësia, vlera e kujtdo që publikohet vihet në site a kandar edhe nga lexuesi, që ka horizont në fushën e letrave shqip. Mirëpo guacka e poetit, ky qëndrim prish rregullatorin e krijimit të poezisë. I mbyllur në guackën e vet merret me krijimtari, ku guacka nuk e lejon të shohi  se çfarë ka, çfarë bëhet, si lind e si perëndon dielli, si ecën e me se merret shoqëria njerëzore. Shkurt, është i shkëputur nga bota e jashtme dhe krijon art fantazie, art ëndrrash,art mitik,  art erotik pllatonik. Guacka e mbyllur e ka matufepsur, e ka larguar nga problematikat e shumta që ka jeta. Dhe, është çudi, kur ca kalemxhinj i bëjnë hosonna duke e mburrur dikushin si fenomenal. Jo, ky nuk është art për njeriun. Poetë, që rrinë në guaskë, duhet ta thyejnë atë dhe të shohin , të jetojnë jetën bashkë me shoqërinë njerëzore. Nuk rrinë në guaskë shpendet që shumohen me anë të vezëve, por me sqepin e tyre e thyejnë dhe fluturojnë hapsirave duke kënduar këngë e duke përhapur melodi që na kënaqin. Pra, poet, mos rri në guackë.

PSE NUK LEXOJ ME QEJF NJË VOLUM ME POEZI?

Pse, pse, pse? Pyetjen ua drejtoj gjithë krijuesëve. Ka poezi të dobëta, ka përmbajtje të rëndomta sikur po ndëgjon biseda të përditshme, ka vargje pa figuracion dhe jo të ndërtuar me gjuhë sa më të bukur, ka vargje që nuk janë vargje, ka poezi thurur me rreshta proze, që as të bëjnë që t’i lexosh,por të ngjallin neveri për kohën e humbur, kur merresh me to. Këto shfaqje negative i shoh, kur publikohen në facebook edhe pse mirrem me to për t’i vlerësuar. Ca i anashkaloj duke u bërë , shkurt, ndonjë sugjerim të vogël.Te ndonjëtjetër ndalem për t’i dhënë ndihmë më tepër. Arti letrar duhet të jetë i kulluar si burim bjeshke. Ja, pra, pse një volum nuk e lexoj me qejf, apo pse një volume nuk dua t’i kthehem për ta rilexuar. Pse, pse, pse? Në të gjitha kritikat e mia, për format dhe mënyrat e shtjellimit, mikrokomentet kritike për të treguar ka a nuk ka vlerë krijimi i kam thenë e publikuar gjithandej. Në këtë dukuri rutinë, se rutinë është, mund të përmend kritikën e publikuar, enkas për këtë atmosferë GODITJE RUTINËS. Shoh se krijuesët nuk bëjnë përpjekje për kapërcim të këtij KAPËRCYELLI,(kritikë tjetër e imja). Ka që i bëjnë trajtim shumë të thjeshtëzuar dhe mburren se kanë bërë poezi. Nuk e mendojnë se kanë bërë, thjesht, një hartim, ku nxënësi edhe hartimin mundohet ta bëjë sa më bukur. Nuk kam qejf t’i kthehem leximit të një volumi a vjershe, sepse nuk ka bukuri, sepse nuk ka risi në shprehje e në mendime. Ka monotoni, gjëra bajate. Këto përcillen nga krijuesi pa qënë fare tendencioz, që të krijojë me art të bukurën. Nuk ndëgjoj: “Lexoje volumin e filanit, lexoje poezinë e iksit se ka bukuri. Me gjithë qejf do t’i lexoja e rilexoja, por…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora