E shtune, 31.10.2020, 09:58 PM (GMT)

Komente

Namik Selmani: Fjalë zemre për poetin matjan që mbjell me vargun e tij shqiptarizmin në Londër

E enjte, 17.09.2020, 05:00 PM


Fjalë zemre për poetin matjan që mbjell me vargun e tij shqiptarizmin në Londër

Nga Namik Selmani, Boston

Prej vitesh e kam përpirë me një etje të pashuar poezinë e Xhavit Gasës që është më matjan se matjanët kur kërkon që të ngrejë Urë kulturore

dhe shkronjore mes Matit të tij të dashur dhe komunitetit shqiptar të Anglisë kryesisht atij të Londrës.

Pasioni për fjalën e shkruar te Xhaviti bashkohen me ata ngjizje të fortë të shqiptarizmit. Ai i do të gjithë stinët matjane. I ka shijuar me gjithë dashurinë që ka si njeri, si poet, si bir, si baba, si gjysh e poezia e tij ika të gjithë këto portrete Poezia e tij të bën të krenohesh jo vetëm me atë vetë, po dhe me fëmijët që dinë të këndojnë shqip, të shkruajnë shqip.Dhe nuk është më ai Xhaviti i Burgajetit i Zenishtit ditëve të ara të kurbetit po asht më i pjekur si autor.

Librat e botuar ajo jetë aktive që ai bën krah të gjithë shqiptarëve të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e bën poezinë e tij një

Misionar modern të kombit. për të cilën ne kemi nevojë kaq shumë Poezia e tij ka pak nostalgji Thinjat që ia merr era mbi Tamiz i kujtoj jetën e vështirë po dhe atë që ai ka dhënë me jo pak sakrificë.Mund të shijonte Anglinë edhe me kafet e shumta që janë dhe traditë shqiptare. Mund të ecte me hap të ngadaltë në parqet natyrore.Mund të ndërronte vizitat në Muzetë e shumtë që ka atje po ai e do poezinë dhe me modesti bën atë

që mund të bëjë më mirë . Të mbjellë në shpirtërat e fëmijëve e prindërve shqiptarë gëzimin e shkronjës shqipe madje mjaft poezi të tij mund të jenë pjesë e librave shkollorë të mësohen dhe të recitohen në shkollat shqipe apo të bëhen këngë.Ai tani njeh kulturën angleze që dikur ka qenë dhe pjesë e kulturës shqiptareUrimi i zemrës është mirënjohja më e madhe që  e meriton ai në cdo kohë.

Cikël poetik kushtuar fëmijëve të komunitetit Shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe

PRANVERAT SHQIPTARE

Ç’më zgjojnë ëndrrën e hershme naimjane,

këta fëmijë shqipen që aq ëmbël e folin,

më sjellin nga vendlindja të fresktat fllade,

më bëjnë të ndjehem shqiptar mes Londrës

Në skena e sheshe të Londrës mbretërore,

shpërthejnë hareshëm lulëkuqe vendlindje

stolis me lule bjeshke kostumet popullore

kapur  për dore vallëzojnë  valle Shqipërie!

Oh, ç’na sjellin Pagarushën e Vaçe Zelën,

këtu në Londrën e Durhamit dhe Bajronit,

drita e syve tyre mund trishtimin e kurbetit,

pranverat shqiptare shpërthejnë në Londër

LERMËNI

Lermëni ta shkruaj vargun mbi ballin e

njomë,

të marrë bukurinë shkruar me ngjyra ylberi,

vargu të bëhet si Ante, i rilindur, i pamposhtur,

me dritën e syve tuaj mund mjegullën e kurbetit!

Vargjet e mia të veshin kostumet tuaja magjepse,

fëmijë të vendit tim që lindët në vend të huaj,

të bëhen bashkë udhëtar me ju dritë shprese,

flakadan dashurinë e atdheut të pa shuar!

SI FLLAD

Qiellit  londinez ju i jepni buzëqeshje,

sillni dallëndyshet që s,vijnë n'këto anë,

ç'na lehtëdon peshën e rëndë të kurbetit,

valle hidhni n'atdheun e Edith Durham!!!

Lastarë me rrënjë të atdheut Nënë Terezes

me ligjërim të ëmbël Naimjan flisni shqip,

si fllad ëmbëlsisht vallëzoni fushës blertë,

nuk asjë poet që të ju nuk gjen frymëzim.

PARAROJË PRANVERE

Mos ua numëroni vitet kur kanë lindur,

mos i pyesni për çertificatë a pashaportë,

dëgjoni sa bukur flasin gjuhën e shqipes,

sa bukur recitojne, si shqiponja vallëzojnë.

Dhe ti moj Londër e lashtë mbretërore,

njihi mirë këta filiza nga atdheu Naimit,

po nuk i njohe hap dëfterët e Bajronit,

lexoi vjershat e tij për bijtë e shqipes.

Lule të bukura si zemra e Nënë Terezes,

gjithë bukuritë shqiptare këtu na sollët,

janë fare pak për ju këto vagje të poetit,

qofshi ju dallëndyshe pararojë pranvere.

PARA JUSH NË GJUNJË

Brënda shpirtit engjëllor mbani shpresën,

të ndezur flakadan me ngjyrat e ylberit,

martonomakë me bekimin e nënë Terezes,

traditat e t'parëve mbani gjallë hareshëm!

Ulemi të gjithë në gjunjë para fidanishtes,

të mbjellun në skena e sheshe Londineze,

ç'po na flladisin me aromën e vendlindjes,

zile stanesh,ugare lumej simfoni orkestre!

Fidanë engjëllorë qofshi gjithmonë fisnikë,

hark ylberesh brënda shpirtit madhështor,

ndërtues bese e turbinash që japin dritë,

me bekimin e Nënë Terezes si hyjnorë!

MBJELLIN FILIZA

(Mësueseve dhe mësuesve që punojnë me përkushtim të palodhur për mësimin e gjuhës shqipe dhe promovimin e traditave e kulturës Kombëtare te fëmijët e komunitetit Shqiptar në Britaninë e Madhe)

Më grohet shpirt e zemër,

kur nuk dëgjoj fëmijët zë-bilbila,

në skenë shpërthen pranvera,

flutura krahëshkruara n'lëndina.

Budi dhe Frashëllijnt madhështorë

Petro Nini Luarsai e bilbila të tjerë,

At Gjergj Fishta ky triumfator,

ndër shekuj mbajtën gjuhën e nënës!

Mësuese e mësues me fjalë të arta,

mbjellin filiza në rrugën e rilindasve,

këta fidanë që po rriten janë e ardhmja,

fllad këngësh në krahë të shqipes.

TË THUR KURORË

Sot dua t’i ul një nga një yjet e qiellit kaltër,

dhe të stolis germat shqip këtu në Londër,

letrës  bardhë të qendis të bukrat vargje,

për filizat që atdheut kaq bukur i këndojnë!

Të ngjitem për ju dhe mbi ré ti them diellit,

mos i kurse të lutem rrezet plot me dritë,

të thur kurorë me gjithë ngjyrat e ylberit,

filizave që neser do jenë lisa tëShqipërisë!

KRENAR

Do të ndjehej krenar Skënderbeu,

Naim Frashërit pena do ti ndriste,

krenar  çdo pëllëmbë e atdheut,

nga madhështia  këtyre fëmijëve.

Nga trojet e lashta të tokës arbnore,

krahëhapur Shqiponja nis fluturimin

dhe vjen në këtë skenë mes Londrës

krenar për bijte e bijat e saj që po rriten.

NA SOLLËN VENDLINJEN

Në atë skenë të vogël,

Çelën lulet ngjyra ngyra,

Këtu në mes të Londrës,

Këta fëmjë vendlindjen sollën.

Hidhnin vallet porsi flutura,

Me kostumet plot me ngjyra,

Me zërat e tyre të bukur,

Recituan e kënduan si bilbila.

Kënduan këngë,hodhën valle,

Këta fëmijë plot yllë e dritë,

Folën me gjuhën e të parëve,

Gjuhën e ëmbël të shqipërisë.

E DUAM LUMTURINË.

E duam lumturinë,

E duam dhe pranverën,

E duam Shqipërinë,

Dhe gjuhën tonë të ëmbël.

Ne jemi të lumtur,

Ne jemi krenar,

Ne po mësojmë

Gjuhën tonë të bukur,

Gjuhën e të parëve tanë.

Gjuhën e Naimit,

Dhe rilindasve të mëdhenj,

Që u  si qiriri u shkrinë

Vetëm për mëmëdhenë.

Qe gjuha shqipe,

Kurre te mos vdese....

Dhe ne u lumturuam,

Per ju ndjejme krenari,

Per emocionet qe na dhuruat,

.......................Te dashur femije.

AROMË SHQIPËRIE

Me lule u mbush skena,

dhe flutura krahëshkruara,

u ul këmbëkryq pranvera,

nga këta fëmijë u mrekulluam.

Sa ju kishte hije,

gjuha e mëmëdheut,

aromë shqipërie,

në skenë shpërtheu...

Këta fëmjë,

lule përmbi lule,

aromë shqipërie,

sot na dhuruan.....

GJUHA SHQIPE

Me gëzim e lumturi,

Në shkollë unë shkoj,

Gjuhën e bukur shqipe

Me dëshirë e mësoj

Une sot jam krenare,

Shkruaj e flas shqip,

Eshte gjuha amtare,

Oh, sa bukuri.

Oh, sa gjuhë e ëmbël,

Gjuha e vendit tim,

Është gjuha e nënës,

Dhe e të parëve të mi.

Sot jam e vogël,

Por kam me u rrit,

Gjithmonë dashuri do kemë,

Për ty nënë Shqipëri.

Se ti je vendlindja ime,

Në zemër  të kam për herë,

Uji shterron nëpër burime,

Por dashuria për ty asnjë herë,

MEDALJE NGA POETI

Mos numuroni poetit vargjet e mallit,

as fletët e letrës së bardhë plot poezi,

vështrojani sytë e tij prej mërgimtari,

nga cicërimi shqip i fëmijëve marrin dritë!

Jo mos e pyetni poetin për çmime a medalje,

medalje për të janë cicërimat e fëmijëve,

këta fidane janë lisa gjigant të së ardhmes,

sy mërgimtarësh që vështrojnë drejt vendindjes!

Ndizet prush i nxehtë kënga n'gjoks fëmijësh,

kapur për dore si flutura e hedhin vallen,

mërgimimatrëve ju lagrohet loti  prej syve,

poeti mërgimtar me vargje ju thur medaljen!

@Xhavit Gasa



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora