Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Besa shqiptare

| E merkure, 16.09.2020, 05:08 PM |


Satirike

Besa shqiptare

Që kur lindi besa,

Lindi me dyshim,

E na ndoqi prapa

Deri në amshim!

Veç ndër shqiptarë,

Është ves i paparë,

- Të biesh patriot,

Të zgjohesh tradhtar!

Thuren këngë lavdie,

Për besën n'mungesë,

Fjalë e dhënë bese

Nuk mbahej për besë!

E tani kur shqipet

S'i zë birë e miut,

Na dalin "Çetnikët"

Kërpudha pas shiut!

Spiunë e tradhtarë

Ashtu me tepricë,

Që e meritojnë

Nga prapa një spicë!

E lakmojnë të mirën

Në grazhd me zuzarët,

Shkelin mbi traditën

Që na lanë të parët!

Sevdail Hyseni

(Karikatura marrë nga interneti)