E premte, 29.03.2024, 02:38 AM (GMT)

Kulturë

Luan Kalana: Nenat “nomade”...

E merkure, 16.09.2020, 05:39 PM


Nenat  “nomade”...

Para se te lexoni poezine kushtuar Nenes 91-vjecare ne Elbasan,po ju kujtojme shkurt kalavarin e jetes nomade te saj.Lindi ne qytetin e Leskoviku ne nje familje me tradita patriotesh vreshtare , GUDA.

U rit jetime ,pasi Nena e saj me origjine came nga Janina ,ndroi jete gjate nje lindje.U martua e vogel me ish ushatrakun devolli.Duke ndjekur rrugen e ushtarakut nomad, ajo me pas transferohet ne Erseke,ne Korce ,ku lindi i biri,pastaj Tirane .Aty  nderoi tre shtepi me qira me pas ne Pallatet Agimi,me nje aktivitet te pasur shoqeror ,mesuese vullnetare ne kurset e analfabetizmit ne Tirane,ku lindi dhe vajzat e saj.

Perfundimisht kthehen ne Vishocice Devoll,vendlindjen e e burrit tashme liruar ushtarak    vullnetar ne fshat, bujk,ku ngre nderton dy shtepi,ku marton djali e vetem dhe kater vajazat e saj.. Ja si kujton sot ajo ,ne ditet e agonise te moshes te pleqerise,tek vajza Paranvera  Kullolli ,police ne qytetin e Elbasanit.Ajo mban mend fare mirë nënën e saj:

...“Fetije e quanin, ishte nga Janina, nga një familje tregtare çame, martuar

me gjyshin tim nga Leskoviku, Nevrus Guda, i cili bënte tregëti

në Janinë.”

Fetija ishte një grua kapedane, trimëreshë, trupmadhe

dhe bukuroshe. Ajo ishte vajza e vetme e tre vëllezërve,

tregëtarë të dëgjuar të një familjeje të nderuar në qytet te Janines,Greqi. Punonte

si burrë, - kujton ajo, - në vreshtë e në shtëpi, amvisë

nikoqire e rrallë, të tëra punët, si brenda e jashtë. Ajo e

ndihmonte shumë babane i cili ishte një vreshtar dhe specialist

në zierjen e rakisë dhe përgatitjen e verës. U lindën tre vajza,

Ine ishta më e madhja.

Fatkeqësisht, vdiq para kohe, gjatë nje lindje, para djalit me te vogel,(Asllanit, që është sot me banim në Tiranë), duke lënë jetime vajzën e madhe (Hysnijen) dhe djalin e vogel,Asllanin,për të cilin u kujdes me dy motrat, Dylberen dhe Balen,Me pas te internuar me familjet ne Saver te Lushnjes ku jetojne edhe sot,,te cilat i lavi me lot nga malli qe nuk i pa dhe nuk i takoi tere jeten . Pastaj iati u martua prap me një grua të fisme nga Radati i

Leskovikut, me Selimenë, siç e thërrisnin nipërit, e cila u

kujdes për fëmijët jetimë njësoj si të ishin fëmijët e barkut të saj.

Kur vdiq Fetija ,erdhen vëllezërit e saj e moren dhe e mbuluan në

Janinë ku kish lindur..Te atit  i mbeti peng. Kushedi sa herë e merrte babai, kujton ajo, - dhe shkonim te varri i saj ne Janine,para clirimt . Babai (Novruzi)qante

fshehurazi,si fëmijë….

Janina është në breg të liqenit, në kodër është kalaja e Ali

Pashë Tepelenës. Aty poshtë ishin varret. Ajo sjell ndërmend

shtëpinë e vëllezërve të Nenes se saj, në mes të qytetit, shtëpi trikatëshe

ndërtuar me gurë.

Kur shkuam në Greqi, në qytetin ish-shqiptar të Kosturit,

kisha në plan të shkoja Janinë te varri i gjyshes sime, por nuk u

realizua.

Nuk shkoi gjatë dhe qeveria greke i shpërnguli familjet

shqiptare nga Janina në Anadoll të Turqisë, për më tepër

vëllazërinë që mbante llagapin Çami e që më pas nuk do të

figuronte më si mbiemër. Pas çlirimit, iati  mori nja tre shokë

të besës dhe kaluan kufirin fshehurazi për të nxjerrë eshtrat e gruas së tij.

Edhe varret i kishin rrafshuar grekët, kështu që nuk gjetën as

nam e as nishan.

Pas vdekjes te atit , në demokraci, shkoi njëniperit me mbesën në Turqi për të gjetur familjen e nënë came Fetijes. Pas shumë peripecive mundën të kontaktojnë me disa

nipa të saj, por të ftohtë e të turqizuar.

Nena kujton me mall e nostalgji edhe Selimenë (me vjen

rëndë ta quaj njerkë), se ato e quanin nënë. Por nënën e saj

Fetije, gruan çame të Janinës, e ka pikë në zemër.

Unë e ngacmoj shpesh e i them të më tregojë për nënë

Fetijen.Ajo tregon me nostalgji, pastaj fillon e qan…

Uroj shendet e jete te gjate e mendjen kup,Nenes ne Shqiperi,tek moter Vera qe mbajne si ne pellembe te dores bashke me gocat,e perqafojme dhe e puthim me mall nga larg,qe te gjithe familja.

Keshtu te qeshur te mbajme mend edhe sot ,nga larg, si kjo fotoja ne Elbasan,tek motra jone e dashur Paranvera Kalana Kullolli.megjithes pleqeria te ka renduar.

-SHAMITE E NENAVE ,FLAMUR

...Mamase time 91-viecare,Hysnije Guda Kalana,ne Elbasan.

1-Nënat tërë jetën dy shami mbanin,

shaminë e fisme te zezë ne kokë,

te vuajtjeve,brengave,te zise, të lotëve,

shamiçkat e bardha te dites i mbanin në gji.

&

2- Fshehurazi varur në qafë si hajmali ,

natën në jastekun qumësht të bardhë,

në gjoks të mbeshtjelle shamickat e bardha

nje copë mendafshi lidhur fjonçkçë,

për ne kolopuçët, ishin një alibi...

&

3-Brenda në të si në kasafortë,

vinin lekë me nga një letrushkë,

“-Kur të sosen lekat në xhepat,

blini me shokët, lapsa e fletore,

qëndisni per nënat zemrat në letrat.

&

4-Shamiçkat i ndoqën si kalvar jete,

ca guriçka lajthi nga zalli e vakëfi ,

mbështjelle per mall ca arra e të Atit ,

imazhi i teetur si ne vaj,i fliste portreti,

&

5-Shamiçkat e nenes,zemer e magji,

i ndoqen burrat e djemte si rabecke jetes,

i mernin si protofol udhëve pa mbarim.

si zemren, per kthimin ,pagezimin e Nënës .

&

6-Kur morën qorazi me familje rrugët e kurbetit,

në vend te shamise,qëndisen ato pasuritë,

testament, amanatin ,shqipen në një flamur.

-Nënat,atdheun,kombin ta kini për zemër.

&

7-As mund te pershkruhen shamite qe u treten,

te bijve ne burgje,ne litar,te gjalle ne qivur,

nga mynxyrat makabre te botes pa skrupull,

sot hi ne vazo te mbledhur ne dhera ne dete.

&

8-Se si më njgjajnë shamitë magjike të nënave,

s’janë qilima fluturuse te vellezërve Grim,

as llambë e Aladinit,rrefime me përralla

Jetë,mesazhe të gjalla të Nënave shqiptare.

&

9-Natën bijeve i del gjumi ,si një sonabul,

sillen vërdalle tornedo në ënderr e në jetë,

me mendje të kthjellet ,si e Shenjta Terezë ,

nënat perëndesha, shamitë pishtar e flamur..

&

10- Shamiçkat ia mbajtën bijëve trupin gjallë,

ushqim per shpirtin,fëmijët, vatanë e flamur,

djeresën,gjakun,trupin ia hëngren kurbetetë,

zemrat shkëmb e mall,nga lotët,nuk u tretë.

& Luan Kalana,SHBA.

-PRINCESHES  SHQIPTARE-

kushtuar Hysnije Kalana,leskoviqare devolleshe.

-Fytyra jote pasqyrë e bardhë,

liqen kaltërosh ku lëkunden valë,

ato që do thuash, s' m'i merr mendja,

t’i lexoj në buzeqeshjen, në rrudhat në balle

Të kuptoj edhe kur fsheh fjalët,

kur qan e qesh, per mire e per keq,

s’jam profet, shkronjes i thjeshtë,

mos fol, te flet shpirti i shenjte..

Të këndoj moj hallemadhe,

të njoh dhëmb e dhëmballë,

mos më thuaj kush je,

njoh fisin, e tët mëhallë !

Edhe po të verbohem fare,

fytyra jote, dilelli qe shkëlqen,

zemra lotët engjellore m'i rëfen, ,

jam krenar me Ju,princesha ,

Moj mbreteresha  SHQIPTARE !

@ Luan Kalana,Florida -SHBA.-Shtator 2020.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora