E shtune, 31.10.2020, 10:34 PM (GMT)

Kulturë

Qazim Shehu: Motive martaneshi

E merkure, 16.09.2020, 05:09 PM


Qazim Shehu

MOTIVE MARTANESHI

1.

Legjendat ,gulshe të jetës,

Me zjarrmi,  gjer sot  ka pasur,

Por legjenda e shpërthimit të minave

Na asnjë gojëdhanë s`është hasur.

Ka pasur shpella të tmerrshme

Shembur nga tërmetet,

Tani në zemër të maleve

Afrohen tunelet.

Nga liqen i Ohrit, ujërat

Vijnë gjer në lagjen Peshk,

I mbështetur si mbi supe vuajtjesh

Mali kryet në diell rreshk….

Dhe pati legjenda për hakmarrje

Kafka zbuluar prej plorësh,

Tani legjendat e reja në përballje

Zbukurohen me vëllazëri minatorësh….

2

Janë ngjitur gjeologët këtej

Gurëve memecë plot shkëlqim

Kromi mbi sipërfaqe shkëlqen

Pa kërkuar mundim.

Në tëmthat e maleve të thinjura

Fryn erë e shkencës

Lëngu i bimëve në lëndina

Rrjedh në dejet e zemrës.

Dhe rrëpirave të ngushta

Ku ecnin dikur kreshnikët

Ngrihet një pyll me hekura

Të centraleve elektrikë…

Në imazhin e pishave të prera

  rrëpirat e djegura për mizori,

Më duket se rri përhera

Meraku i Isuf Plloçit plot dhimbsuri….

3.

Kronikën e lashtë të historisë,Martanesh

E  lexon  në ajrin e pastër,

Në luginat e arat që fshihen kur i sheh

Sikur relievi yt lëviz me dashje….

Sa sheh një shtëpi,  një kodër fsheh

Një pamje tjetër po me shtëpi,

Kur fshihet e para, tjetra del

Me të njëjtën bukuri….

+++

Erdha në shpellën e Ballem Sulltanit

Të vendos një lule,

Për ndashuri ndaj shenjëtorit

Me përkushtim përulem….

Dikur këtë shpellë, të pafetë

E synonin për tunel ushtrie,

Por shenjëtori me fuqinë e vet

Dritat në duar ua fikte….

++++

Kullë e Pashës rindërtuar

Nga Baba Hysniu  fisnik,

Përballë Vendit të Bekuar

Me bardhësi ndrit.

Kur Kara Mahmuti erdhi

E u vendos këtu,

Shuplakë stuhie u bë gjethi

Ushtrinë ia përplasi kuturu…

I penduar Pashai dinak

E nisi dashin pa njeri,

Në këtë vend dashi u ndal

Vuri nën thikë qafën e tij….

+++

Kompleksi i Teqes oaz paqësor

Fton  këtu për të kuptuar

Edhe nëse ke ndonjë mendim djallëzor

Para portës së këtij Vendi duhet prapësuar…

++++

Baba Hysen Mali themeltar

Dhe i madhi Baba Jashar,

E bëjnë këtë vend behar

Edhe në janar…

Fort të Ndritshmit Baballarë

Baba Selim,Baba Hajdar,

Në zemra njerëzish mbollën ar

Me ashk të zemrës-qelibar.

+++

Sot i kujtoj të gjithë ata

Myhibë, besimtarë e dorli,

Që ngritën këtë Vend sa më lart

Dhe Vendi u jep shëndet e dashuri….



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora