Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nue Oroshi: Marrëveshja Osmane me Kishën Ortodokse pas rënies se Konstantinopojës

| E marte, 15.09.2020, 07:36 PM |


Jehu i tingllëmës buzë lartësive qiellore dhe marrëveshja Osmane me Kishën Ortodokse pas rënies se Konstantinopojës

Nga Nue Oroshi

Tregimi për të pambërrishmën rreth përputhshmërisë së një realiteti që sillet e mbeshtillët duke e krijuar një lëmsh të madh por të çthurur dhe të ngatërruar shumë me njëra -tjetrën që nuk po i gjindet fija e zgjidhjes.Shpeshherë lëmshat mitologjik duke u mbështjellur në luftën e Anteut për tokën sillën rreth Penatëve dhe Larëve që ishin gjarpërinjët mbrojtës të Ilirisë për të mbrojtur shtëpinë dhe truallin Arbëror që atëherë quhej Iliria.Edhe mbretresha Teutë ishte ajo që udhëhiqte Ilirinë deri sa të tjerët popuj që sot na rrethojnë luanin me arusha brigjeve të Karpateve apo grykës se Bosforit.Atëherë në Iliri dëgjohej tingëllima buzë lartësive qiellore.Luftohej edhe në mes të kulqedrave dhe drangojve për të mos lënë që të afrohen bajlozat e detit skaj tokës Arbërore.Jehun e tingëllimës buzë lartësive qiellore e penguan për të zezën e Arbërisë, aleancat osmano- ortodokse që pas pushtimit të Konstantinopojës u lidh një aleancë  në mes të osmanëve dhe kishës ortodokse qe në vendët ku sundon Osmania të përkrahet me ligj ortodoksia dhe të lejohët ajo që se bashku me islamizimin ti bëjnë gjëmën botës perëndimore.E kjo gjëmë më së shumti është reflektuar në trojet shqiptare ku me përkrahjen e Perandorisë Osmane ,serbët i përvetësuan kishat   iliro -shqiptare dhe i shëndrruan në kisha të tyre duke i përdorur sot para botës si shenjë e qytetrimit të tyre.Në fakt serbët nuk kanë qytetrim se ata e kanë vjedhur këtë qytetrim nga iliro- arbërorët.Jo pa faj në këtë tragjedi jemi edhe ne shqiptarët sepse pas kalimit të dhunshëm në islamizëm i lam kishat tona të zbrazëta.E një fjalë popullore thotë:” Mallin e shkretë e hanë kuajtë e verbër ”.Rreth marrëveshjeve historike në mes të Perandorisë Osmane dhe ortodoksisë sllave së shpejti do të dalë me një studim me fakte historike duke shënuar marrëveshjet që ka bërë Perandoria Osmane prej rënies së Konstantinopojës e deri në ditët e sotme.Është fatkeqësi se këto marrëveshje u bënë në dem të tokave shqiptare.Pjesë e këtyre marrëveshjeve ishte edhe marrëveshja jugosllave - turke,ku për një shqiptar të dëbuar në Anadoll,Turqia i ka dhënë ish-Jugosllavisë një mushk.Aq na kanë vlerësuar serbët dhe turqit neve iliro-arbëroreve.E jehu i tingëllimës Arbërore të Ilirisë,Dardanisë,Arbërisë e Shqiptarisë vazhdon edhe sot e kësaj dite.Pa u ringjallë Kastriotizmi modern, në trojet e Ilirisë Shqiptaria nuk ka për të ecur asnjëherë përpara.Kastriotizmi është një shqiptarizëm i kulluar sepse në vete përveç rezistencës kundër osmanëve paraqet edhe fillet e para të Evropianizimit të shqiptarve.Paraqet këtë fill sepse ishim ne iliro-arbërorët që e mbrojtëm botën e qytetruar nga përhapja aziatike,por që na u kundërvu me një egërsi të paparë pesë shekuj me radhë.Nuk janë pa faj në këtë drejtim edhe disa nga princat arbëror të Arbërisë para dhe pas kohës së Gjergj Kastriotit të cilët duke mos shikuar interesin e popullit arbëror por shtrirjen e tokave të tyre aty këtu lidhën edhe aleanca me osmanlitë.Edhe sot në këto kohë të vështira që po kalon kombi ynë shqiptar, një pjesë bukur e mirë e shqiptarve ende nuk i ka lëshuar koma aziatike dhe ajo karpatiane.

Disa mendojnë me logjikën 500 vjeçare të pushtimeve Aziatike e disa mendojnë me logjikën 100 vjeçare te pushtimeve serbe.Me këtë logjikë ata e sulmojnë Amerikën dhe Gjermaninë.

Më pas fajet gjithmonë na i kanë te tjerët,i kanë fajet të tjerët sepse nuk kemi mbrojtës të shtëpive siç i patëm dikur Penatët dhe Larët, por na u ka ngatërruar lëmshi.Dhe në këtë ngatërrim të lëmshit jemi pak intelektualë që po e kërkojmë zgjidhjen e tij.Një grup i intelektualëve po heshtin se po kanë dëshirë të shikojnë përfundimin e dramës se orientimit të shqiptarve.Dhe kur ky teatër të përfundoj ata do të orientohen me fituesit.Ata e kanë harruar atë fjalën e traditës sonë popullore shqiptare :” Ma mirë qiri i fikt se sa i flliqtë”.E qirinjët e fikur shpeshherë janë fikur dhe shkrirë për faktin se me sa mundësi kanë pasur janë munduar ti bëjnë dritë shqiptarizmës.E meqenëse historianët duhet bazuar në fakte po e shënoj vetëm një fakt historik  që na jep studiuseja gjermane Mari Amelie von Godin që ka botuar 20 vepra në gjuhën gjermane për historinë,kulturën dhe traditën shqiptare në mesin e këtyre hyn edhe botimi i veprës së Kanunit te Lekë Dukagjinit.

Në këtë  dëshmi mjaft interesante që jep studiuesja Godin rreth një marrëveshje bashkëpunimi dhe tolerance në mes të turqeve dhe kishës ortodokse thotë:"Turqit pas pushtimit të Konstantinopolit arritën të bëjnë një marrëveshje të tolerancës me Kishën Ortodokse,e kurrë me Kishën Romake. " Kleri katolik romak shtrinte ndikimin e vet në viset malore të pa arritshme.Kjo është arsyeja pse shqiptarët katolik u islamizuan ose u bënë ortodoks nëpër shekuj,por serbët ortodoks, bullgarët, rumunët dhe grekët mbetën të krishterë.Ky fakt i thyen të gjitha argumentët historike të disa historianeve joseriozë se Perandoria Osmane nuk kishte aplikuar dhunë me rastin e ndërrimit të religjionit dhe kthimit të shqiptarve në islamizëm por kjo dhunë ishte e dyanshme kundër shqiptarve disa ti kthejnë në islamizëm e disa në ortodoksizëm dhe ky bashkëpunim në mes të serbve dhe turqve vazhdoj nëpër shekuj dhe po vazhdon edhe sot kundër orientimit perëndimor të shqiptarve.

Pë ata që dëshirojnë ta kenë të saktë burimin se ku është cituarë po i jap edhe burimin e saktë në gjuhën gjermane: Zetschrift für vergleichende Rechtswissenschaft einschlieslich der ethnologischen Rechtsforschung Herausgegeben Erich Pritsch Köln Ferdinand Enke Verlag Stuttgart 1956"Das Albanische Gewohnheitsrecht " Marie Amelie Freiin von Godin  München-Exkurse zum albanische Gewohneitsrecht,Volksüberlieferungen über den Kanun-Herkunft und Alter des Kanuni i Lek Dukagjinit,s.184.Ky argument por edhe argumentet e tjera të shumta tregojnë saktë se Kishat Ortodokse në Kosovë janë kisha te përvetsuara nga Kisha Ortodokse serbe dhe e përkrahur nga osmanët.Këto fakte duhet ti ketë parasysh politika e Kosovës që mosë t´iu jep territor ekstra dhe statuse te veçanta për faktin se janë kisha që na i kanë vjedhur dhe marrë me dhunë neve shqiptarve.E jehu i tingllimës buzë lartësive qiellore edhe sot është duke gjëmuar për shkak se një pjesë e shqiptarve ende është mbetur në komën 500 vjeçare te osmaneve dhe në komën 100 vjeçare të serbëve, duke harruar Penatët dhe Larët që mbronin pragun e shtëpisë në mënyrë që vazhdimësia Iliro-Arberoro-Shqiptare të ecë përpara.