Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kozeta Zylo: “Alba Life” me mësimet Online mundi Covdi 19

| E marte, 15.09.2020, 08:26 PM |


Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit me mësimet në Online mundi Covdi 19 nga izolimi

Nga Keze Kozeta Zylo

Pas një pune përgatitore intensive me mësime të hapura dhe treinimeve midis mësuesëve nga të gjitha lagjet e Nju Jorkut prej disa javësh të drejtuara nga Dr.Valbona Zylo Watkins filloi mësimi i Gjuhës Shqipe në Online.  Kjo metodë e mëismdhënies në SHQIP ushtrohet për herë të parë në të gjithë Diasporën Shqiptaro Amerikane.  Dhe ndodh pikërisht fal përkushtimit të të gjitha mësueseve ku gjej rastin si Bord t’ju shprehim mirënjohjen e pakufishme si: Adelina Laçaj, Vlera Thaqi, Entela Muda, Brunilda Puli, Gela Bulku, Fatbardha Shaqirukaj, Mirvete Krasniqi Veselaj, Dr.Manjola Duli, Vjollca Skënderi dhe dy koordinatorët për Bronxin Arta Xhaferri dhe Blerim Gjocaj nën drejtimin e themeluesit dhe drejtorit të shkollës Shqipe “Alba Life” z.Qemal Zylo.

Ndonëse për shkak të pandemisë kushtet mund të mos jenë të përshtatshme, por gjithmonë mësuesi është nje krijues i vërtetë dhuruar prej Perendisë dhe di bukur të përshtatet me situatën dhe të sjellë metoda efikase në mësimdhënie.  Është e vërtetë që puna parapërgatitore me mësuesit ishte shumë e lodhshme (very stressful) kur thonë amerikanët për arsye të metodave të reja teknike kompjuterike, frikës nga Covid 19, problemet që solli pandemia botërore, por ato me qetësi dhe dashuri ia dolën mbanë në ditën e parë të mësimit të Gjuhës Shqipe në Online.

Si një mësuese me një përvojë me dekada midis dy kontinenteve Europës dhe Amerikës, kurrë nuk e kishja provuar një ditë të paë të shtatorit që t’i takoja nxënësit në ekranin e kompjuterit.  Atje pashë fytyrat e tyre të qeshura dhe të bukura me librin përpara të Abetares dhe të Gjuhës Shqipe.  Ishte një përvojë që do të më ngelet gjithë jetën në fletët e ditarit tim të kujtesës dhe sytë e tyre gjithë dritë ndriçonin dhe më shumë botën e izoluar nga pandemia.  Mësueset me shumë profesionalizëm ditën të mbanin të fokusuar para ekranit gjithë nxënësit e klasave të tyre dhe ky ishte një sukses i dukshëm.

Më lejoni të dashur lexues ta ilustrojë me një shembull fokusin e nxënësve në këtë ditë të parë të mësimit shqip. Kur ne shkuam në online t’i përshëndesnim nxënësit dhe mësuesit dhe konkretisht u ndalëm në klasën e Entelës në Staten Island me një grup shumë të interesuar për të mësuar shqip, befasia ishte se ata nuk donin të largoheshin nga ekrani qëndruan gati dhe një 20 minutsh më shumë nga ora e planifikuar.  Ata kishin mall për njeri tjetrin, pasi kanë vite që janë bashkë, ata janë miqësuar aq shumë sa nuk po ndaheshin dot dhe kjo është një mrekulli se si Shkolla Shqipe “Alba Life” vepron si një familje e bukur shqiptare.  Ka shumë gjëra të bukura nga kjo ditë për të ndarë, ashtu siç ndodh gjithmonë me ditën e parë të shkollës, por siç thashë dhe më lart ato ngelen ne kujtesën e gjithësecilit dhe ditarin e mësuesit.  Nuk kishte më emocion dhe të mos lotoje, kur dëgjova nxënësit e kësaj klase të këndonin Hymnin Kombëtar dhe me dorë pranë zemrës të interpretonin aq bukur. Në këtë klasë kishte dhe nga Long Island si Saranda Halsted që u regjistrua për të mësuar në Online.

Mësimi në Online solli risi të tjera për Shkollën Shqipe pasi nuk kishte nxënës vetëm nga Nju Jorku, por dhe nga shtete të tjera të Amerikës, sepse këtë mundësi ta jep mësimi në Online ngaqë takohesh vetëm virtualisht.  Kështu në klasën e mësuese Vjollcës në Queens ishin dhe dy nxënës nga Washington State.

Me shumë emocion i mirëprita dy nxënës inteligjent nga Washtington State Christiana dhe Blake Brewer të cilët kanë nënë shqiptare Loreta Cibuku dhe baba Amerikan Darren J Brewer. Ata ishin çuar qysh herët, sepse ka diference me orën në New York, pasi ne jemi 3 orë më përpara. Dhe ky veprim i tyre të frymëzon.

Mamaja dhe gjyshërit në Tiranë si mësuese Nexhi dhe Dr.Agron Cibuku ishin shumë të etur që Christiana dhe Blake të mësojnë Shqip.  Dhe ja sot ata u ulën pranë ekranit me një vëmendje të jashtëzakonshme, ku Loreta shkruajti se Blake ka mbajtur gjysmë faqe shënim në Shqip…

Asnjëherë nuk do t’i harroj lotët e mësuese Vjollcës në ekran, kur ne po e intervistonim si Bord për ta pranuar në shkollë këtë vit.  Ajo ndjente një mungesë të madhe të Atdheut, të shkollës, të nxënësve, ndaj i ridhnin lotët e nxehtë të mallit papushim.  Pasi e pranuam dhe i besuam klasën ajo tha se: “Prane jush gjeta një copëz Atdheu që më djeg si prush nga malli”… Lotët e mësueseve peshojnë rëndë në shpirtin tim…

Shumë prindër mezi po prisnin që fëmijët e tyre të fillonin mësimin Shqip, sepse mjaft prej tyre në qindra e-maila na shkruanin qe t’i kishin aktiv dhe të sfidonin izolimin nga Covid 19.  Ja si më shkruante Adelina Halim Shehu një prind prej disa vitesh që sjellë fëmijët e saj të mrekullueshëm në Brooklyn si: “Blenda dhe Rilindi po ëndërrojnë që të fillojnë sa më shpejt mësimin Shqip”.

Të gjithë këto e-maila të shkruajtura nga dora e prindërve janë shumë frymëzuese për të vazhduar punën më tej.  Ndonëse kemi marrë kërkesa nga Bota e diasporës jashtë Amerikës ku unë po përmend vetëm në Suedi, Greqi, Gjermani, Spanjë etj të cilët na shkruajnë për t’i vendosur fëmijët e tyre pranë Shkollës sonë, përsëri Bordi po punon për shkak të orareve dhe kohës që është komplet e ndryshme me orën tonë këtu në Amerikë.  Le të shpresojmë për t’jua realizuar këtë dëshirë të etur të tyre.

Hapja e Shkollës Shqipe “Alba Life” në kohën e pandemisë botërore e sfidon si vaksinë Covid 19 nga izolimi dhe jeton me besim të plotë dhe shumë pozitivitet, pasi nuk ka kohë më cilësore dhe më aktive se të sjellësh fëmijët në Diasporë për të mësuar Shqip, në vend që  t’i “burgosësh” para lojnave kompjuterike që mjerisht shpesh jane të pankontrolluara dhe t’u mpish gjymtyrët.

Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit me mësimet në Online mundi Covdi 19 nga izolimi.

12 Shtator, 2020

New York