Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Hebrenjtë krijues të shtetit të Dardanisë - arabët- palestinezë mohues të tij
E enjte, 13.05.2021, 09:52 PM
Hebrenjtë krijues të shtetit të Dardanisë - arabët- palestinezë mohues të tij
Nga
Gani Mehmetaj
"Hebrenjtë
e Amerikës e krijuan Dardaninë", shkruajnë mediet kroate. Hebrenjtë e
Amerikës që ishin në kreun e shtetit amerikanë dhe që ishin lobi më i fuqishëm
pro shqiptarë, u angazhuan që nga fillimi dhe e binden Stejt Departamentin dhe
të gjitha instancat e shtetit amerikanë se Dardania duhet të shpëtohet nga
gjenocidi serbë dhe duhet të bëhet shtet i pavarur.
Hebrenjtë
e Amerikës nuk hoqën dorë nga mbështetja ndaj vendit tonë në asnjë qastë, nuk e
patën asnjë mëdyshje, ishin këmbëngulës, parimor dhe të pathyeshëm, ashtu si
është gjeni i tyre i fortë, që e ndriçoi botën.
Kur
"palestinezët" që mbështesnin krimet serbe në Dardani, ndërsa
refugjatët shqiptarë vërshonin si lumë nëpër botë, kryeministri izraelit
Netanjahu i priti në mënyrë madhështore refugjatët shqiptarë që shkuan në
Izrael. Pritje më të ngrohtë deri në lot, nuk ka bërë asnjë shtet tjetër.
Izraelitët
e kuptonin dhe e ndjenin deri në palcë tragjedinë e shqiptarëve. Shumë herë
gjatë historisë mu si shqiptarët, madje edhe më rëndë, kishin kaluar nëpër
drama deri në shfarosje. Dy kombe të vogla që i përplasi keq historia. Por
fatkeqësia e përbashkët na afroi.
Sjelljet
e Izraelit dhe të arabëve të Palestinës ndaj shqiptarëve ndryshonin shumë në të
kaluarën, ndryshojnë shumë edhe sot. Serbia dhe Jugosllavia, kur ishim nën
okupimin e tyre, na e shpërlanin trurin dhe na mësonin se si duhet ti duam
palestinezët arabë, kurse ti urrejmë izraelitët. Dhe një pjesë e kopesë ashtu
mendonin.
Me
urdhër të Beogradit sa herë na kanë nxjerrë në demonstrata në shkollë fillore e
të mesme që të dënonim "okupatorin izraelitë", ndërsa palestinezët
betoheshin në kokën e Titos e të Jugosllavisë, më vonë nisën ta adhuronin edhe
Milosheviqin.
Kur
Jasar Arafati i ofroi strehim kriminelit Milosheviq, kryeministri Netanjahu e
kërcënoi se do ta arrestonte po e kapi. Kur Izraeli na mbronte në Organizatën e
Kombeve të Bashkuara, duke e kritikuar ish- Jugosllavinë për vrasjet dhe
diskriminimin ndaj shqiptarëve, shtetet arabe e mbronin Jugosllavinë dhe e
mbështesnin Beogradin në krime.
Kur
Izraeli dhe kryeministri Netanjahu tha se do ta pranojë Dardaninë, zyrtarët e
Palestinës kaotike u betuan se kurrë s'do ta pranojnë Dardaninë. "Kosova
është Serbi" e përsëriste si papagalli ambasadori palestinezë në Beograd.
Hebrenjtë,
duam t'ia përkëdhelim sedrën vetës, na e kthyen borxhin, sepse ishim i vetmi
komb në Evropë që i shpëtuam brenda mundësive tona, i strehuam dhe i trajtuam
sipas traditave shqiptare. Nuk ishte vetëm Kanuni ai që na obligonte ti mbronim
hebrenjtë, por ishte edhe burrëria (miku në shtëpi), dhembshuria, mirëkuptimi
dhe fati i përbashkët.
Njohja
e ndërsjellë Izrael-Dardani është ngjarja historike, hapja e ambasadës sonë në
Jerusalem, qytetin historik të hebrenjve, është ngjarje që do të mbahet në
mend.
Dhe
këtu do të nis një epokë e re e marrëdhënieve Dardani-Izrael. Izraeli është
shembull i shtetit të vogël e të fuqishëm. Izraeli është njëri ndër shtetet më
të fuqishme ushtarake, ekonomike dhe shkencore. Izraeli ka mundësi të na
ndihmojë në ekonomi, në forcimin e ushtrisë, të trajnoj disa qindra ushtarë
tonë vit për vit në shkretëtirën e Negevit dhe ti bëjë burra sepse me bakllava
turke e me "yrysh, byrysh" të kazermave anadollake nuk bëhen as
ushtarë, as burra. Izraeli ka mundësi të trajnojë ekspertët tanë atje dhe të
dërgojë ekspertë të tyre këtu. Shërebimin e fshehtë mund të na e bëjë më të
shkathin jo vetëm në rajon.
Sikur
ti kemi mendtë në kokë, Dardania shpejt do të bëhet njëri ndër shtetet e
fuqishme të rajonit, kështu që nuk do ti druhet askujt dhe do ta sfidoj
miljeniumin e tretë me ekonomi, shkencë dhe mbrojtje. Do të bëhemi Izrael i
Gadishullit Ilirik në të gjitha lëmenjtë, pra edhe paqeruajtësi i rajonit.
Për
shqiptarët trushpërlarët të kohës së Titos që e donin Palestinën pa izraelitë,
apo për bijtë e bijat e tyre të marrë e të verbër që mendojnë njëjtët si
prindërit dritëshkurtër, nuk dua të shpenzoj fjalë.
Zemra Shqiptare, 15.09.2020