Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Mehmetaj: Rabini dhe hoxha i katundit

| E hene, 14.09.2020, 08:25 PM |


Rabini dhe hoxha i katundit

Nga Gani Mehmetaj

Ta vesh si të barabartë në një  në debat televiziv një hoxhë katundi  me një rabin është ta fyesh në inteligjencë opinionin publik shqiptarë.  Këtë e bëri një televizion i yni këto ditë. Dhe s'ke ç'presish më shumë prej këtij televizioni.

Rabinët lexojnë aq shumë, përsiasin edhe më shumë, janë aq shpirtëror e të përkushtuar ndaj kombit të tyre, sa që e kanë udhëhequr popullin e Izraelit deri në ditët tonë duke ia ruajtur identitetin kombëtar e fetar.

Hoxha ynë pos librin e lutjeve gjysmë arabisht, gjysmë shqip, nuk lexon asgjë. Nga debatet e sheh nivelin e tyre. Por janë shumë agresiv e fyejnë në mungesë të argumenteve.

Një rabin vlen sa 100 hoxhë Arabie a Turkie, ndërsa sa 1000 hoxhë nga Dardania që pos një mejtep s'kanë asnjë shkollë tjetër.