E premte, 19.04.2024, 11:49 AM (GMT+1)

Mendime

Xhemal Ahmeti: Kompromisi nga Washington-i në Bruksel

E diele, 13.09.2020, 10:20 AM


KOMPROMISI NGA WASHINGTON-I NË BRUKSEL

Nga Xhemal Ahmeti

Aleatët dhe (ish)miqtë e tyre u kërkojnë shqiptarëve ta gjejnë një kompromis me ish robëruesit e tyre (që bënë etnocid). Disa prej tyre e kuptojnë kompromisin si konsens (i orientuar komplet në nevojat e palëve konkrete), tjerët si win-win (palët nuk fitojnë atë që duan por diçka përtej saj) e të tretët si formulë precedente për botën dhe historinë. Nga leximet që u bëjmë retorikave politike shqiptare mirëpo e kemi jashtëzakonisht rëndë të kuptojmë se si e perceptojnë këto kompromisin. Se nuk e kuptojnë „demokracinë si ekonomi të kompromisit“ (Ron Kritzfeld) shihet ngase politikat e brendshme u prodhojnë për çdo stinë një qeveri në rotacion dhe me figura të njejta. Se atë e operacionalizojnë ashtu siç e përdorte Ciceroni dhe pastaj e Drejta Romake (compromissum=nënshtrimi ndaj palës së tretë për të zgjedhur kontestin ndërmjet dy palëve në konflikt) shihet: bëjnë sikur do të bëjnë (serbet qysh rrugës vepruan ndryshe) siç u thonë BE, SHBA dhe çdokush që i thirr në biseda. Po si duket në praktikë ky menaxhim disensi me serbët. Cila është strategjia dhe ekonomia e kompromisit kosovar? Atë serben e dimë: priret nga maksima për të demantuar sa më bindshëm nevojën për ekzistencën e shtetit të Kosovës nëpërmjet demonizimit të luftës që jetësoi projektin „Kosova shtet i pavarur“. Serbia ka plan, strategji dhe me sukses tashmë feston ca fitore ( - minishengenin). Si duket pra strategjia kosovare krashi kërkesës europiane dhe asaj amerikane për kompromis? Vijat e kuqe si „njohja dhe asgjë tjetër" janë parulla të zbrazta, ngase pala e tretë që duhet ta vendos „drejtësinë“ dhe sjell kompromisin as vetë s’të njeh (nuk tê trajton si shtet por vetëm si palë konflikti). Atëherë cila është? Nëse bazohemi në veprimet konkrete ka shumë hapësirë për brengsoje serioze. Brukseli nuk është si Washingtoni. Në laborët e kompromiseve refuzimi kokëfortë nuk të ndihmon asgjë, por është zëvendësimi i ofertës me kushtin edhe më të dhimbshëm për kundërshtarin ai që çon para, qoftë duke çuar procesion deri në absurd - sidomos kur ke punë me mentalitetin serb që ende motivihet nga një shoevnizëm i thellë dhe egologjik.

Qeveria kosovare - me gjitha partitë bashkë - nuk do ulnin veten aspak nëse thirrin çdo tru të derdhur brenda e botës për ta menduar këtë gjë mirë, para se të bëhet vonë. Diplomacia nuk bëhet me celula patriotike që mbajnë mbledhje në zoom, as me ministra të përshtatshëm për entertainment e jo serioz/ e, as me këshilltar specialist të zorrës qorre,  por bëhet kur shteti përfshinë gjithçka në disponim brenda planit dhe strategemave të tij. Serbet shihet se kanë mësuar shumë dhe nuk ecin më sipas motos "fitues ne luftë e humbës në paqe", por duke futur të dyja këto kategori në shërbim të asaj që u thoshte Çosiç - brenda gënjeshtrës , e cila duhet mbrojtur si të vërtetë absolute - ata kanë shndrruar edhe BE në favor të "kompromisit të dhimbshëm të tyre", duke kthyer në tavolinë atë që moti e kanë humbur dhe gjithçka që mund të bëhet vetëm në një udhë çon: rikthimin e saj qoftë edhe me këste (asociacioni, kishat ...). Këtë gabim fatal nuk duhet ta bëjë asnjë qeveri.

__________

KUKULLAT QË KRIJOJMË NE

Popujt që kanë jetuar shumë gjatë në robëri, kur çlirohen i kap stresi i vetëkompensimit, i rreshtimit sa më të shpejtë me ato shoqëri, të cilat ia kanë dalur shumë më herët të konsolidohen si kombe, kultura, shtete. Ky stres rëndom manifestohet me psikozën e mbytjes sa më të shpejtë të atyre që përbënin të djeshmen dhe me fabrikimin sa më masiv të figurave publike e politike që besojnë se ua bëjnë tashmërinë. Në këtë e sipër, nga ky stres dhe nga kjo paranojë për progres, shoqëritë e tilla de facto shembin urën nëpërmjet së cilës mund të kalojnë nga një stad në tjetrin. Veç pasi kalojnë lumin, pasi t’i kenë mbytur ata që njihnin udhët nga pervoja, kuptojnë se fabrikatet e tyre nuk dinë se në cilin drejtim është lindja, në cilin perëndimi, ka shkohet për në det e kah për në qiell. Çasti mirëpo kur e kuptojnë këtë gabim fatal i rras edhe më shumë në psikozë se sa gjithë shekujt e robërisë bashkë. Nuk zhgënjehen gjithaq me zombit e zbrazur që kanë krijuar por më shumë përdhosen me veten nga inati se u iku edhe treni i radhës i historisë. Nuk investohet në iluzione dhe paranoja. Paranoja e progresit shqiptar zhveshet si regres më pasoja të rënda e që mund madje ta personifikonim me emra konkret. Reformën mund ta bëjnë vetëm ata që dinë se si u bë X forma. Tjerët mund t’ia nisin nga fillimi por me një kusht: nëse s’janë produkt i iluzioneve tona.

__________

FUQIA E PERJASHTIMIT

Për William Faulkner-in historia ishte e njejtë si për Nietzschen. Sipas tij asnjëherë nuk ndodhë diçka e re, porse çka përherë ngjanë është përjetimi i rrëfimeve të vjetra nga gjeneratat e reja dhe asgjë më shumë. Pra: kthimi i përhershëm i së njëjtës, e cila inskenohet nga figura që duken ndryshe nga ato të para një shekulli. Diçka nuk shkon në këto teza. Megjithatë bota dhe jeta nuk janë ato që ishin dje. Dhe një histori me siguri nuk u përsërit më asnjëherë: majmunet nuk pollën kurrë më njerëz! Prandaj ky përjetim nuk u përsërit dhe e njejta nuk u kthye më. Gabimi i Faulkner dhe Nietzsches ishte se nuk ia dolën të kapin fuqinë magjike të përjashtimit, që është poaq i rëndësishëm sa historia vetë. Majmunët pas përvojës si duket vendosën ndryshe dhe ky përjashtim hipotetik është ai që e asgjëson çdo rrëfim pasues tonin mbi historitë.

__________

NJERIU ME ÇIFTEN NË SHPINÊ

Si ai që fyhet kur i thonë çka përzihesh ti nga diaspora si ai që manifeston këtë refuzim janë për keqardhje. Tipa të kategorisë nuk kanë mbrri në postmodernë. Nga perspektiva ime të dytë kanë ngecur në epokën kur ende nuk kishte as aparat për telegrame e as trena. Ose të atillë që më në fund kanë vendosur ta lexojnë,  „À la recherche du temps perdu“ (në kërkim të kohës së humbur) të Marcel Proust-it dhe janë bllokuar që në fletat e para. Është kështu ngase ata ende nuk kanë dëgjuar për proceset që janë bërë tiparet kryesore të kësaj epoke si: nomadizmi global, demokracia transnacionale, nacionalizimi atopik, kufijt që shkrihen në simbole reliktuoze kohësh që nuk kthehen më dhe .(…) ata nuk kanë kuptuar se mbijetesa nuk sigurohet më duke mbrojtur katundin me çiften e Mahmutit të Pollogut apo Muçivërcës në shpinë por duke ditur të navigosh rrjeteve globale që janë bërë edhe më të shpejta se vetë koha.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora