E enjte, 28.03.2024, 10:30 AM (GMT)

Mendime

Ibrahim Kabili: Marrëveshja Kosovë-Serbi qe një arritje, por jo historike

E shtune, 12.09.2020, 04:00 PM


Marrëveshja Kosovë-Serbi qe një arritje, por jo historike

Nga Ibrahim Kabili

Kam ndjekur me shumë interes dhe vemendje  bisedimet Kosovë-Serbi më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë. Pritjet nga ky takim historik qenë të mëdha. Kanë qenë të tilla pasi këto bisedime mbaheshin në Vashington dhe se drejtoheshin nga stafi më i ngushtë i Presidentit të SHBA-së. Qe i interesuar dhe vetë presidenti Trump i cili mori pjesë në nënshkrimin e marrveshjes. Vetë faktori Amerikë, përputhja e interesave gjeostrategjikë të saj me ineresat e shqiptarëve jepnin garanci, shpresë dhe optimizëm për një marrveshje historike midis shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Heqja e pikës 10 nga draft marrveshja, me këmbënguljen e  Vuçiçit, qe dhe dështimi më i madh për Kosovën. Delegacioni i Kosovës duhej t'ja vinte kusht këtë pikë, e cila kishte të bënte me njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. Në rastin e mos plotësimit, pala Kosovare duhej të largohej nga bisedimet. Përpos kësaj marrveshja pati dhe shumë probleme të tjera, e rezultatet e saj qenë më së shumti në favor të Serbisë. Kjo më la një shije të hidhur. Në Vashington Kosova por dhe shqiptarët, në mendimin tim, e humbën shansin për arritjen e një marrveshje historike, me njohje reciproke. Natyrisht arsyet janë të shumta dhe rezultati qe i tillë:

•Delegacioni i Kosovës nuk kishte ekspertë të mirfilltë të fushave përkatëse dhe nuk qe i unifikuar.

•Kosovës  dhe delegacionit të saj i mungon strategjia, platforma dhe boshti i shtyllës kurrizore në mbrojtje të vijave të kuqe, që mbrojnë Kosovën dhe shtetin e saj. Nuk mund të shkohet në një takim historik pa platformë.

• Kryeministri Hoti nuk mbajti premtimin e dhënë, se në SHBA shkohet vetëm për njohje reciproke. Nuk ndodhi kështu, kryeministri nuk e mbajti fjalën. Pas arritjes së marrveshjes u shpreh: Jemi një hap më afër njohjes recioroke.

•Hoti pranoj heqjen nga draft marrveshja e pikës 10 i cili kishte të bënte me "njohjen reciproke", hoqi dorë nga problemi kryesor, me Serbinë. Ku e ka rastin tjetër më të mirë, ta kërkoj këtë? Ky qe një shans i humbur!

•Hoti pranoj të heqë  dorë nga proçesi i njohjeve të reja dhe pranimi i Kosovës në organizmat ndërkombëtar për një vit. Kush ja dha të drejtën , të heqë dorë nga shtetësia e Kosovës? Serbia heq nga një gurë në "kala", ngul këmbën fort aty te guri i hequr, dhe tenton të pushtojë, gjithë kalanë. Ndërkohë që politikanët e Kosovës vazhdojnë e grinden me njëri, tjetrin...

•Hoti pranoj "minishengenin ballkanik".

Po si është e mundur të "shitet" kaq lehtë zoti Hoti? Kjo pikë është e patolerueshme për Kosovën. Dalja në Adriatik ka qenë ëndërr për Serbinë. "Minishengeni ballkanik" do ta fuqizoj shumë Serbinë dhe ajo do marrë rolin e "liderit", në Ballkanin Perëndimor. Natyrshëm lind pyetja: Çfar ndodhi me atë "shekullin e shqiptarëve" që trumbetohej me të madhe nga politikanët tanë, para disa vitesh? Kosova, Shqipëria dhe trojet etnike po zbrazen nga shqiptarët! I dhimbshëm fenomeni!

•Hoti pranoj që të "bashkë menaxhohet" me Serbinë  ujëmbledhësi i Ujmanit. Fitore është  kjo? Kjo është shkelje e Kushtetutës. Kjo është e dënueshme. Siç shihet në bisedimet e mëtejshme në Bruksel, do ketë pazare të tjera. Thikat që nuk i pamë mirë për Ujmanin në Uashington, mund të na shfaqen më "mirë" për Trepçën, në Bruksel. Kosova nuk duron më thika në trupin e saj! Ndërgjegjësohuni "elitë".

• Sipas mediave drafti kishte dhe emërtimin, Republika e Kosovës, u kundërshtua nga Vuçiç dhe u hoq fare. Sukses  quhet ky për Kosovën?

• Hoti në mënyrë të pa shpjegueshme draft marrveshjen e nënshkroi me SHBA-në, jo me Serbinë. Për rrjedhojë Kosova në këtë marrveshje nuk është njohur si subjekt. E kujt ëshë fitorja këtu? E Kosovës? Diplomaci është kjo? Për Serbinë po. Ajo dhe në këtë dokument nuk e njeh si palë Kosovën...

E megjithatë, marrveshja ekonomike është marrveshje e mirë, dhe si e tillë ajo ka dhe anët pozitive e do ti japë impulse pozitive zhvillimit ekonomik të rajonit. Ka dhe pika të tjera që kanë përfitime reciproke të dyja palët. Gjëja më e prekshme pozitive qe pika ku bënte fjalë mbi vendosjen e marrdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit. Dhe kjo marrveshje u arrit me një kosto të madhe për Kosovën. Vendosja e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalemin Lindor, prek interesat jetike të Palestinës, dhe interesat e shteteve arabe. Gjykoj se pikat e marrveshjes më së shumti i shërbejnë Serbisë dhe më pak Kosovës e rajonit. Nga marrveshja ekonomike përfiton i gjithë rajoni, dhe Kosova. Kjo e fundit shkoi për njohje, dhe atje na doli një "hap përpara" drejt njohjes! Ku është garancia për njohje? Asgjë e shkruar e zeza mbi të bardhë, për njohje reciproke... Po kjo, dhe vetëm kjo, i duhej Kosovës. E këtë nuk ja dhanë! Kush më shumë se SHBA, mund ta detyronte "Millosheviçin e ri", të pranonte pa kushte Kosovën? Kjo nuk ndodhi! Kosova ka dhënë gjithçka, vetëm e vetëm, që Serbia ta njohë atë, si shtet të pavarur dhe sovran. Unë përsëri, kam besim te Uashingtoni, dhe Kosova do e fitoj njohjen reciproke prej Serbisë, me mbështetjen e SHBA-së.

E keqja më e madhe Kosovës, po i vjen nga politikanët e pa përgjegjshëm të saj, ndaj:

• Opozita  dhe Kuvendi të kërkoi mocion mosbesimi ndaj, Qeverisë Hoti.

• Të krijohet një qeverie të re, nëpërmjet zgjedhjeve sa më të shpejta.

• Të largoi nga skena politike  brezin e vjetër të politikanëve, dhe bëjë zevendësimin e tyre me politikan të ri që kanë mbështetjen e popullit.

• Kuvendi të nxjerr një Rezulutë për bisedimet me Serbinë dhe të mos shkelen vijat e kuqe që kanë të bëjnë me kufijtë, elementët shtet formues të Kosovës që përcaktohen qartë me kushtetutën e saj.

• Kuvendi në Rezolutën e tij, të shtoi dhe një klauzolë, për bisedimet Kosovë-Serbi ku të shkruhet se: Të gjitha marrveshjet me Serbinë janë të vlefshme vetëm kur, Ajo, të njohë Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Në të kundërtën marrveshja është nul. Pse nuk bëhet kjo? Përse u jepet fuqi individëve, e lihen pas dore, institucionet?

• Delegacioni i Kosovës të mos bjerë pre e provokimeve të Serbisë por të negociojë si palë e barabartë.

• Organizatat e veteranëve të dala nga lufta, Shoqëria civile, Institucionet e shtetit, Akademia e Shkencave dhe Arteve, rinia universitare dhe populli të dalin në mbrojtje të shtetësisë së Kosovës.Politikanët e pa përgjegjshëm, i ndal sovrani.

Deri tani Kosova nuk është trajtuar si palë e barabartë në bisedimet me Serbinë. Bisedimet e quajtura " teknike", dhe më pas "politike",  midis Kosovës dhe Serbisë, të iniciuar nga BE-ja, morën një drejtim të një anshëm, dukshëm në përkrahje të Serbisë. BE-ja si ndërmjetësuese e "dialogut", gradualisht, shkallë-shkallë, arriti të barazoi agresorin me viktimën dhe u pozicionua në anën e Serbisë. Tani çështja e zgjidhjes nuk varet vetëm prej BE-së por dhe nga partneriteti me SHBA-në. Angazhimi më i fuqishëm i SHBA-së, për zgjidhjen e mosmarrveshjeve Kosovë-Serbi, është një garanci e madhe për konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe pavarësisë së saj. Kjo marrveshje duhet të përfundonte me njohje të Kosovës, nga Serbia. Përderisa nuk pati njohje reciproke mund të themi, se marrveshja për Kosovën nuk qe historike.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora