E shtune, 20.04.2024, 02:44 AM (GMT+1)

Mendime

Skënder Kapiti: Politikanë ! Lexoni leksionet e Spartak Ngjelës...

E shtune, 12.09.2020, 03:21 PM


Politikanë ! Lexoni leksionet e Spartak Ngjelës për kombin, SHBA-në dhe demokracinë

Nga Skënder Sadri KAPITI

Këtë shkrim vendosa ta shkruaj nisur nga ndjenja e respektit dhe e mirënjohjes që duhet treguar për talentin, dhuntinë, për patriotizmin, moralitetin dhe  guximin e  përkushtimin e tjerëve për të drejtën , lirinë dhe të vërtetën , pasi prej tyre përfiton e mira e përgjithshme kombëtare.

Duke parë llumshtinë dhe derexhenë ku ka precipituar politika shqiptare si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë , si referencë dhe antitezë kundër kësaj elite politike  është  intrelektuali dhe politikani erudit e patriot  shqiptar Spartak Ngjela.

Në këtë shkrim të shkurtër duke mos pretenduar se unë po i bëj apoteozën z. Ngjela: ja se cfarë duhet të marrin si leksione prej tij politika dhe politikanët shqiptar, dhe që është fatkeqësi që ne dy  parlamentet shqiptare nuk ka deputetë si Ngjela apo si ai.

Nëse flitet shumë nëpër media e në opinionin publik sa e duhet kështu apo duhet ashtu,kur shumë   mediatikë ,opinionistë e gazetarucë si dhe  politikanë e intelektualë injorantë që  filozofojnë por që nuk dinë, dhe pothuajse që të gjithë vërtiten dhe servilizojnë për interesa të ulta rreth “elitëtarëve” injorantë politikë, të pushtetit dhe korrupsionit e parasë, krimit politik e juridik.

Spartak Ngjela gjatë gjithë karrierës së tij politike , akademike, juridike, shkencore e histotrike është një personalitet erudit shumëdimensional ku në qëndër të personalitetit të tij qëndron patriotizmi , gjë për të cilin dhe për interesin kombëtar ai është mbrojtës fanatik që nuk fal e as nuk toleron asnjë fije peri.

Ky është leksioni i parë për politikën shqiptare e cila ka deficitin më të madh patriotizmin dhe që ata të cilët e kanë patriotzmin si virtytin mbi virtytet   atë duhet edhe ta paraqesim si shëmbull e të meret si referenecë për ndryshimin. Por jo, pëkundrazi,  më shumicën e  mediave, opinioni,  televizionet  dhe gazetat merren me ngjarje e ndodhi nga më ordineret e deri te ato të shëmtuarat se sa i kushtojnë vëmëndje pozitivitetit, të mirës, talentit dhe patriotizmit të vërtetë. Merren dhe na japin në lajme statuset , deklaratat, dhe cfarë thotë ky apo ai pushtetar e ishshtetar, dhe sidomos të ayre që Shqipërisë e shqiptarëve u kanë ardhur vetëm te këqija dhe të  zeza, dhe prej të atyre që kur dalin e flasin shkaktojnë  neveri e vjellje shpirtërore.

Së dyti, Z. Ngjela, qëndrimet, opinionet dhe vlersimet e tij  si dhe vizionin e tij real e të vërtetë  pro perendimor dhe sidomos proamerikan  duhet t’i marrë si shëmbull dhe leksion politika shqiptare e cila është e pabesë dhe hipokrite dhe që si patrotizmin ashtu edhe proamerikanizmin e deklarojnë vetëm si fasadë. Ai është politikani i cili gjithmonë e me përkushttim ka punuar në favor të promovimit  në Shqipëri e Kosovë të vlerave të  mëdha universale  të demokracisë, drejtësisë dhe  e të lirisë amerikane, dhe të aleancës së madhe strategjike e jetike të shqiptarëve me  supefuqinë botërore, SHBA-në.

Spartak Ngjela është personi i cili e ka mbështetur dhe përkrahur më shumë se kushdo tjetër Reformën jetike për shqiptarët, VETING-un. Ngjela është një personalitet dhe politikan real dhe i cili është ndër të rrallët intelektualë e politikanë shqiptarë te i cili nuk ka vënd servilizmi dhe as egoizmi negativ. Ai gjithmonë ka përkrahur dhe mbështetur të renë , pozitivizmin dhe talentin e aftësinë e të tjerëve, si p.sh. kohët e fundit Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, të dy këta politikanë që nuk i don as politika në Kosovë dhe as ajo në Shqipëri.

Rrallë kush si Spartak Ngjela i është kundërvënë me guxim intelektual e patriotik marrëveshjeve antikomabëtare si kundër asaj të detit me Greqinë ashtu edhe asaj për ndarjen e Kosovës. Askush, asnjë intelektual dhe politikan shqiptar nuk ka kundërshtuar politikën e keqe: korruposionin e larte sheteror, hajninë, aventurizmin, tradhtitë kombetare dhe autoritarizmin se sa guximtari patriot e intelektual z. Ngjela; si një opozitar kundër padrejtësive, të pavërtetave, intrigave dhe hipokrizive të cilido regjimi politik partik e kualicioni në Shqipëri. Ngjela gjithmonë frymëzim për lirinë dhe inspiurues i guximit për të vrarë nënshtrimin, servilizmin , mercenarizmin dhe frikën.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora