E merkure, 24.04.2024, 12:23 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: ''Kush asht shpifsi?''

E shtune, 12.09.2020, 04:20 PM


Nga Fritz RADOVANI:

VIRUSI  PYET  PO  KET  A  E  DINI:

“KUSH  ASHT    SHPIFSI ?”

MENDON NATEN…  ME SHPIF DITEN!

“SHPIF’ E SHPIF SE DISHKA MBETË !”

Parimi bazë i këtyne dy institucioneve kryesore shtetnore të “Rilindjes”!

Me këta parime fitoi Lenini, Stalini e Everi, e më këta do fitojmë edhe ne!

•Gorbaçov tha: “…pluralizmi duhet të vendoset patjetër. Le të krijojnë kundërshtarët tanë parti të djathta, të majta apo të qendrës.., kryesore është që të gjitha këto parti duhet të kontrollohen nga ne vetë...

Për drejtimin e këtyre partive duhet të gjenden njerëz që të përkrahin strategjinë tonë…” (Letra sekrete e Gorbaçovit për Ramiz Alinë 1989)

•Ramiz Alia tha:“Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë jona. Kurr nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, gjithnjë e sigurt, sepse për këtë kemi derdhur kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe pasardhësit tanë... Përveç aleatëve ideologjikë, do të kemi edhe mbështetjen e aleateve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha. ...Shoku Ever dikur, dhe unë sot, i kemi ruajtur këto lidhje që të garantojnë pushtetin tani edhe në të ardhmen, përgjithmonë!

Ju garantoj..,sido që të shkojë punët ujë do të rrjedhë në mullirin tonë.”

•Kryeministri Rama tha:“Komunistët ishin n’ anën e duhur të historisë!”

Dhe ashtu ishte! “Vramë ke deshtëm e ku deshtëm! Zhdukëm dhe atë Gjuhen e Krishtit me të gjithë Ata që e flisnin Ate! Zhdukëm inteligjencën Perëndimore po, dhe Klerin Katolik Shqiptar, që e ruente dhe pasunonte Atë Gjuhë! Kemi plaçkitë arkivat dhe muzeumet e Tyne, e sot i perdorin veglat tona! Kemi zhdukë të gjithë Emnat e Atdhetarëve të Veriut, tue fillue sa shekuj ma perpara e, deri tek Ata që kanë ba Shqipninë e Lirë dhe të Pavarun! Historinë dhe Gjuhen Shqipe, e kemi ba ne, jo Gegnia e Dedë Gjo’ Lulit, At Mati Prennushit, Don Nikoll Kaçorrit, Gurakuqit, Imzot Luigj Bumçit apo At Gjergj Fishtës, deri tek Kulla e Prekë Calit në Vermosh! Tashti, kemi disa “Profesora” të vdekun si Arshi Pipa, Martin Camaj, Ernest Koliqi, e deri tek Don Ndre Mjeda, me “Ju shpifë Taret dersa ti fshijmë edhe Ata, bashkë me arkivola. Veprat e tyne janë tonat! Me këte “Rilindje” pajtohet sllavi, turku, greku, rusi bolshevik...”

Mjerë Ata që kujtojnë se “ka prap Shkoder”!!.. “Demokracia jemi ne”!!

Melbourne, 7 Shtator 2020.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora