Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zenel Çeliku: Plejada e re e Partisë Demokratike

| E shtune, 12.09.2020, 03:08 PM |


Plejada e re e Partisë Demokratike

Nga Zenel Çeliku

Kreu I PD-Lulzim Basha, ideoi dhe implementoi një risi si asnjeherë tjetër në politikë, Ai organizoi Komisionin i Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë dhe kryebashkiakë, duke krijuar nje vetting për demokratët të cilët janë propozuar nga baza e PD.

Plejada e PD janë shumë emra me reputacion dhe emra të rinj te cilët bëjnë ndryshim gjenerate në PD me figura që kanë alternativa të reja. Ky kontigjen janë emra mjaft të vlerësuar si-Jorida Tabaku, Dhurata Cupi, Endri Hasa, Ivi Kaso, Ervin Minerolli, Izmira Ulqinaku, Ina Zhupa e shumë të tjere. Por kjo nuk mjafton aspak nëse PD nuk do të hapë dyert e saja edhe për shumë emra mjaft potencial e të dashur për demokratët dhe për publikun. Tashmë PD ka filluar filtrimin e kandidatëve në PD për zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Kjo do të thotë se, selia blu vijon punën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare nga të cilat deklaron se do të vij në pushtet për një qeverisje më të mirë se kjo e socialistëve, duke luftuar krimin, trafiqet, korrupsionin dhe çdo të keqe që helmon qeverisjen e vëndit. Tashmë dihet se është filtruar pjesa më e madhe e propozimeve në degët e PD nëpër rrethe, dhe më 25 Gusht është bërë përfundimi i seleksionimit të pare të emrave që do të garojnë më tej për kandidat të PD me 2021. Kjo pa dyshim është një nismë shumë e mirë e PD.

Duke marë shkak nga përzgjedhjet për kandidat për deputet që po bëhen në radhët e anëtarësisë të PD, disa demokrat shkodran me sugjeruan të sjell në vëmëndje të lidershipit të PD, një emer shume interesant, një vajz e shkëlyer shkodrane. Vajza shkodrane është-Adela Kryeziu, është mbesa e Heroit të Demokracisë dhe Nderi I Kombit-Nazmi Kryeziu. 30 vjeçarja Adela Kryeziu ka kryer studimet në Univeristetin e Mjekësisë në Tiranë (atë shtetëror) me rezultate të shkëlqyera, ajo flet rrjedhshëm anglisht, italisht, turqisht dhe gjermanisht. Si ekselente në studime, Adela Kryeziu filloi pune si mjeke në Qëndrën Spitalore Universitare “Nnënë Tereza”, por shpejt kur I doli emri për në këshillin kombëtar të PD-ës, menjëherë doktoreshën e hoqën nga puna pa asnje motiv. Doktoresha Kryeziu në etapën e parë të seleksionimit është e përzgjedhur dhe do të vazhdoi më tej në seleksionimin përfundimtarë. Ndërkaq, shkodranët demokrat pyesin, kjo vajzë e mrekullueshme e cila ishte ekselente në studimet e saja në mjekësi, sot është mjeke e pa punë, dhe e dini pse?!!! Vetëm dhe vetë pse ajo është demokrate. Kjo nuk përbën problem aspak për Doktoreshë Adela Kryeziu, sepse atë e kanë kërkuar disa spitale jo publike.

“Demoratët shkodanë kanë shumë dëshirë që Znj. Kryeziu t’i përfaqësoi ata me shumë dinitet si deputete e Shkodrës. Dr.Kryeziu tashmë ka plotësuar formularin e pastërtisë së figurës, i cili është vendimtar për të vijuar më tutje. Shkodranët kërkojnë që figura e Adela Kryeziut të vlërësohet në mënyrë objektive sepse në cdo këndvështrim përfaqësimi I ynë në parlament nga kjo vajzë e shkëlqyer, është nder për ne. Ajo është shumë e përgatitur në çdo drejtim, ajo është demokrate në dejet e saj, ndaj demokrat shkodran do të ndjehen krenar që të përfaqësoheni nga Dr.Kryeziu-thone ata.

Le të besojmë se kërkesa e një grupi të madh demokratësh shkodranë, do të trokasë në vëmëndjen e kryedemokratit Basha.