E diele, 27.09.2020, 01:35 AM (GMT+1)

Komente » Saraçi

Hilmi Saraçi: Vjosa Osmani dhe udhëkryqi i saj në LDK

E shtune, 12.09.2020, 04:53 PM


Vjosa Osmani dhe udhëkryqi i saj në LDK

Nga Hilmi Saraçi

Pata bërë fjalë për zëvëndësimin e Hashim Thaqit pas akuzës së ngritur kunër tij duke përmendur tri figura të shquara të cilat meritojnë që ta zëvëndësojnë Hashim Thaqin si kryetar i Republikës së Kosovës. Nga këto figura të shquara e kam përmennd edhe Vjosa Osmanin si kandidate për president. Marr në përgjithësi veprimtaria e Vjosa Osmanit është mjaft e bujshme dhe e sukseshme jo vetëm në subjektin e saj- në LDK-n e Isa Mustafës por edhe më gjërë. Prandaj ajo si antare  në këtë subjekt politik ushtroi disa funkcione me rëndësi në strukturat udhëheqësë të LDK-s. Kështu përkundër disa mospajtimeve që kishte në partinë e tij kohë më parë, këto mospajtime dhe kundershtime deri në kohet e fundit u toleruan dhe nuk u brengosen shumë antarësia . E përkrahen , e propozuan edhe për kryministër në zgjedhjet e tetorit (2019). Por kjo sikur nuk ndikoj në qellimet dhe ambicjet e saja, prandaj ishte një mbeshtetje e fortë e koalicionit VV në krye me Albin Kurtin me të cilin sikur harmonizuan qendrimet në qeverin e zgjedhur me mjaft vështirësi. Qendrimet e Albin Kurtit si kryeministër tani kishin filluar të marrin kahje të ashpërsimit ndaj koalicionit me LDK-n duke e përjashtuar Agim Veliun  I zgjedhu në qeverinë Kurti ministër i Punëve të Brenshme. Prandaj shumë shpejt ky koalicion u prishë dhe filloj një lojë e ashpër përqarse për ta zgjedhur qëverin e re – LDK, AAk, që VV e kundërshtonte dhe nuk pajtohej kursesi që tani partija e dytë (LDK-ja) ta marr të drejten për formimin e qeverise së re në krye me Avdullah Hotin. Këtu tani linden probleme dh mjaft kritika në adrezë të koalicionit në krye me Avdullah Hotin. Për këto ndryshimeVjosa Osmani u rreshtua në krah të Albin Kurtit dhe filloi edhe ajo të kritikoj subjektin e saj politik –LDK-n (“shtëpin e vet”) e sidomos kryeministrin  e zgjdhur Avdullah Hoti. Ishin  kritika të ashpra dhe gjithnjë vazhdojnë kritikat dhe  fyrjet. Pastaj ajo këto kritika dhe mospajtime vazhdon t’i parashtrojë para opinionit duke menduar  se janë të drejta. Tani ndaj  negociatave në shtëpinë e bardhë, SHBA-ve ka kritika të vzhdueshme ndaj Avdullah Hotin për arritjen e marveshtjes në pranin e Trampit.Për këto vendime ka mospajtime edhe  nga opozita,por këto kritika janë pa ndonjë mbështetje të duhur logjike dhe përmbajtësore. Këto kritika  si të tilla nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve me Serbinë…Tani Vjosa Osmani gjithnjë është e zëshme kundër LDK_së , duke ia këthyer shpinën “shtëpisë së vetë” dhe duke u pajtuar me idet dhe qenrimet e Albin Kurtit . Albin Kurti heret ka treguar se nuk është në vijën për shtetndërtim përëndimor, por një “shkapërderës” i ideve që acarojnë dhe pengojnë për të shkuar përpara. Ai kohë më parë nuk pranonte simbolet kombëtar sidomos flamurin dhe hymnin kombëtar. Ai kur kendohej hymni kombëtar të gjithë ngriteshin në këmbë përvec Albin Kurtit.  Në këtë drejtim kemi edhe  shembuj të tjerë që iritojnë dhe zymtojnë veprimtarinë e tij si lider. Duke analizuar idet dhe qendrimet e tij shihet qartë së nuk respekton përpjeket e SHBA-ve për një marveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, kështu sikur është kundër qëndrimeve të Amerikës e cila ka sulmuar Serbinë për liri dhe pavarësi të Kosovës si shtet .Kjo u pa më së miri në deklaratën e Grenelit i cili me dekiklarimin e tij tregoi qartë se Albin Kurti nuk pajtohet me SHBA-n.Kjo është njjë gabim i llojit të vecamtë të Albin Kurtit i cili kundërshton marrëveshjen me  SHBA sidomos ekipin negociator  në krye me  Avdullah Hotin.Por si  për cudi Vjosa Osmani sikur është  rrjeshtuar në vijën e ideve të  Albin Kurtit , dhe duke hudhë kritika të ashpre ndaj LDK-s me Avdullah Hotin në krye, pranda ajo ka deklaruar se ndahet nga familja e vet LDK-ja duke menduar që ta formojë një parti të re ose të kalojë në LVV të Albin Kurtit. Mendoj se nësë formon një parti të re do të jetë humbëse dhe kështu siq tha edhe Avdullah  Hoti “ pas tri viteve do të pendohet dhe do të shoh veprimet e saja të pamenduara mirë… Tani është duke u bërë përpjekje për rrëximin e qeverisë Hoti (VV- e quan qeveri koti) , por kjo ështtë mjaft e vështirë, sepse në rend të parë VV si inicuese për rreximin e qeverisë nuk po gjen edhe deputet që do ta nënshkruanin nocionin  (40 të tillë)që mundëson  kuvëndin për ta votuarnocionin. Por edhe sikur të arrihet kjo, në zgjedhjet e ardhshme do të lindin rezultate të tjera të papritura. Vjosa Osmani nëse garon me partin e saj  nuk do dalë  fituese- nuk do ta kaloj edhe pragun zgjedhor si disa parti të tjera dikur. Ndersa VV e Albin Kurtit edhe nese fiton me më shum kanditatë për deputet do të mbetët “një hu”i  vetëm për ta formuar qeverinë , sepse partit tjera opozitare nuk do të hyjnë në  koalicion me VV, pasi që VV ka “vija të kuqe” ndaj disa partive të tjera. Kështu partitë të tjera do ta marrin rendin për formimin e qeverisë së re, ndersa VV-ja do të mbetet “me gishta në gojë”…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora